Vitin e kaluar, kur pandemia Covid 19 kishte marrë përmasat e saja botërore, kur kishte ndikuar keq në rritjen e vdekshmërisë dhe infektimeve në vend, Bashkimi Demokratik për Integrim, nëpërmjet press-konferencave të saj nga zëdhënësi Bujar Osmani, kishte filluar me fushatën megalomane të aktivizmit të tyre politik, përmes thirrjes publike në numrin “online” 0800 55 000. Ky numër ende vazhdon të mbetet inekzistent, madje edhe përkundër valës së tretë të pandemisë në vend. Çuditërisht, është pikërisht kjo parti, që në fillim të pandemisë vitin e kaluar i kishte manipuluar qytetarët, gjoja se këta do të jenë “shpëtimtarët” e pandemisë, ndërsa…
Author: IM
Edhe pas 20 viteve, Nderim Imami vazhdon ta padisë shtetin dhe kërkon që shteti të pranojë gabimin si dhe të dëmshpërblehet për lëndimet trupore, torturën psikike në bazë të certifikatës mjekësore. Është ky edhe një nga rastet e shumtë të montuar nga ana e policisë maqedonase. Diku përballë Komunës së Çairit, në vitin 2001 gjendej Ambasada e Republikës së Shqipërisë. Me 2 Maj të vitit 2001 drejt Ambasadës së Shqipërisë u qëllua me armë automatike nga strukturat paramilitare maqedonase dhe për këtë rast tre ditë më vonë me 5 maj arrestua Nderim Imam, i biri i profesorit të nderuar z.…
Pronarë të një dyqani në qendër të Sarandës, të cilët tregtojnë produkte të gjithëllojshme, kanë rënë pre e një vjedhje, për të cilën thanë se është e zakonshme. Por e veçanta sipas tyre në këtë rast ishte se hajduti ishte një shtetase serbe. Siç shihet edhe në videon në fjalë, sapo shitësja kthen kurrizin, turistja serbe merr prej tavolinës me bixhu, një unazë dhe e mban në duar. Ky fenomen sipas pronarëve ndodhin kryesisht nga turistë një ditorë.
Pasi Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim, që prej nesër ora policore të fillojë në ora 23:00, Bashkësia Fetare Islame ka sjellë vendim, që prej nesër gjithashtu të kryhet rituali fetar i mbrëmjes – teravitë me praninë e besimtarëve në xhami. Në vazhdën e kësaj, njoftohet se do të falet edhe namazi i Bajramit pa restrikcione të lëvizjes, por duke respektuar masat anti-Covid. “Me këtë rast, duam të shprehim mirënjohjen tonë për qeverinë dhe institucionet përkatëse që e pranuan kërkesën e bërë nga Reisul Ulema i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, që besimtarëve muslimanë të vendit…
Gazetari Flamur Vezaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Arbër Paplekaj nuk i shte i pari që qëlloi në përplasjen me armë në Elbasan, në datë 21 prill 2021. Në një lidhje ‘Skype’ nga SHBA me emisionin ‘Çim Peka LIVE’, Vezaj ka folur për ato që ai di për përplasjen e ndodhur në Elbasan, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani. Duke folur në lidhje me ngjarjen, Vezaj tregoi se kanë nisur të shpërndahen pamje të njënashme filmike në lidhje me ngjarjen. Sipas Vezajt, nuk ka qëlluar i pari ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Papleka, por ai është përgjigjur zjarrit armëve të dy…
Sot (03.05.2021) nëpunësit e SPB-Tetovë, ka vazhduar me kontrollet e rregullta për të sanksionuar shoferët që vozisin me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, janë gjobitur 144 shoferë, 16 prej tyre kanë vozitur mbi 70 km/h më shumë se e lejuara, ndërsa 91 shoferë kanë vozitur mbi 50 km/h më shumë se e lejuara. Nga MPB-ja theksojnë se me kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, duke apeluar deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.
“Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Medias, unë solidarizohem plotësisht me gazetarët tanë, puna e pavarur dhe profesionale e të cilëve është e rëndësishme sa kurrë më parë në një kontekst pandemik. Siç theksohet nga @RSF_inter, situata e mediave po përkeqësohet në nën sundimin LSDM-BDI, me presion të shtuar të qeverisë, kërcënime dhe kulturë të vazhdueshme të mosndëshkimit. Reformat thelbësore janë të nevojshme për të krijuar kushte më të mira për gazetarët dhe mediat, pa ndërhyrje, shantazhe dhe shqetësime në lidhje me statusin e tyre socio-ekonomik.” – shkruan Ziadin Sela, kryetar i ASH.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se Shtabi i krizës e ka përkrahur ndryshimin për ndalesën e kufizimit të lëvizjes dhe në seancën e sotme i ka shqyrtuar propozimet që në seancën e radhës Qeveria duhet t’i miratojë. Bëhet fjalë për këto masat: Ora policore të filloj në ora 23:00 dhe të zgjas deri në 05:00 të ditës së nesërme. Objektet gastronomike të mund të punojnë deri në ora 22:30, por vetëm në terraca dhe jashtë objektit, por jo dhe në pjesën e mbyllur të lokalit.
20 vjet nga fillimi i luftimeve në Komunën e Likovës. Për homazhe tek varrezat e dëshmorëve, pas shumë viteve erdhi edhe kreu i integristëve Ali Ahmeti. Ai tha se është arritur shumë dhe se ëndrrat e dëshmorëve do t’i bëjë realitet. Por pavarësisht kësaj, banorët shprehen të zhgënjyer me gjendjen e pasluftës. Ata thonë se dy dekada BDI-ja si parti e dalë nga konflikti i armatosur, përkundër premtimeve, nuk ka zgjidhur çështjen më të ndjeshme të ushtarëve, atë të statusit, por edhe kërkesat elementare për jetë më të mirë. Thonë se në mungesë të perspektivës shumë të rinj po…
“Boshnjakët nuk mund ta mbrojnë Bosnjë dhe Hercegovinën! Serbia do ta japë Kosovën për Republikën Srpska”. Ky është njëri nga pretendimet e Timothy Less, një ish-diplomat britanik në Bosnje e Hercegovinë, i cili ka treguar edhe “planin” se si do të mund të ndodhë një gjë e tillë, shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi. Në këtë drejtim ai ka përmendur një “konflikt të mundshëm” përreth Brçkos, Mostarit dhe Mitrovicës! Siç ka thënë ai, tensionet do të mbesin derisa të ndryshohen kufijtë, dhe ai nuk parashikon luftë, por se sipas tij, gjithmonë ekziston rreziku. “Tensionet do të mbesin derisa të ndryshojnë kufijtë! Unë…
Ejup Berisha Diazepam politika-Lider Diazepami dhe Hoteli Ëndrra të ëmbla dhe gjumë I thellë. Periudha e viteve 1990- 2001 në RMV apo në ish Republikën e Maqedonisë ishte periudhë e Insomnia politikës apo politikës së pagjumsisë. Atë kohë politikanët e atëhershëm shqiptarë të organizuar politkisht në Ish Partinë politike PPD dhe në Partinë PDSH na mbanin pa gjumë neve si shqiptarë duke na treguar përralla se të njëjtët janë të përkushtuar dhe tepër të angazhuar në realizimin e gjërave të mëdha apo të projekteve reale kapitale kombëtare që kishte sipas tyre për synim arritjen e barazisë së plotë të shqiptrëve…

