Author: IM

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur pas të shtënave me armë në Butel 2 të Shkupit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 bëjnë të ditur se në parkingun në kryqëzimin e Bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” nga një makinë është gjuajtur me armë në drejtim të një makine “Golf”. “Në SPB-Shkup rreth orës 22:00 është lajmëruar se në parkingun te kryqëzimi i Bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” nga një makinë është gjuajtur me armë në drejtim të makinës “Golf” në të cilën kanë qenë dy persona, pas…

Lexo më Shumë

Rreth orës 22:00 ka ndodhur një përleshje e armatosur në afërsi të një restoranti në lagjen Butel të Shkupit. Alsat mëson jozyrtarisht se ka mbetur i vrarë një person me inicialet (K.I). Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se në këtë përplasje të armatosur kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe tre autoambulanca. Një numër i madh i forcave të rendit ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rastin në fjalë.

Lexo më Shumë

Një person ka mbetu i vdekur ndërsa një tjetër i plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Butel 2. Sipas informacioneve jozyrtare personi që ka humbur jetën është K.I. Ndaj tyre është gjuajtur me armë zjarri nga një makinë. Forca të shumta policore janë në vendngjarje, ndërsa në çdo moment priten edhe detaje zyrtare nga policia lidhur me ngjarjen tragjike.

Lexo më Shumë

Pas lajmit të News33 se Grubi dëshiron shkarkimin e Irfan Buçit ka reaguar menjëherë nënkryetari I BDI-së Izet Mexhiti. Në reagimin e tij, Mexhiti ka thënë se për këtë rast merr vesh nga mediat dhe thotë se përsëri po shkelen dhe nuk po rrespektohen organet partiake. “Si edhe për çështjet tjera, edhe për këtë çështje nuk respektohen organet partiake por mbizotrëron kapadahillëku i Artanit”, ka thënë Mexhiti në reagimin e tij, pas lajmit se Grubi, fillimisht ka propozuar shkarkimin e Buçit por më pas është tërhequr.

Lexo më Shumë

Zëvendës drejtori i doganave të Maqedonisë, Irfan Buçi është personi i radhës që ka hyrë në listën e zv.kryeministrit për shkarkim, njofton News33. Nisma e Grubit për shkarkimin e Buçit është për arsye se Grubi po tenton që të merr timonin e bastionit të BDI-së dhe të kontrollojë këtë degë. Këtë nismë sipas burimeve tona, Grubi e ka dorëzuar edhe zyrtarisht në Qeveri, por në moment të fundit shkarkimi i Buçit është shtyrë për disa javë.

Lexo më Shumë

Të tjera pamje dalin në lidhje me procesin zgjedhor, ku votat e opozitës janë bërë të pavlefshme. Lëvizja Vetëvendosje Tiranë ka bërë publike të tjera pamje. Këtë herë, duket se numëruesi ka pasur në dorë një laps dhe ka bërë të pavlefshme çdo votë të dhënë për Partinë Demokratike. Siç edhe duket në pamje, ai zhgarravit me laps votat e PD-së, ndërsa ato për partitë e tjera kalojnë në një tjetër dorë. Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje: Lapsi i vogël i vjedhjes së madhe të votave Duke fshehur edhe dorën edhe lapsin, çfarë shenjash po vendos ky anëtar i Grupit Numërues…

Lexo më Shumë

Derisa jemi në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, me dhimbje e keqardhje po i ndjekim edhe pamjet e zjarrit dhe gjakut, që vijnë nga Jerusalemi, më saktë nga Mesxhidul Aksaja e shenjtë. Shteti i Izraelit, duke mos pas kurrfarë ndjeshmërie për traditën fetare të tjetrit, si dhe duke harruar se para më pak se një shekulli ishin pikërisht hebrenjtë viktima, këto ditë ka vendosur që ta dëshmojë forcën e tij mbi popullatën e pambrojtur palestineze të Jerusalemit, duke shkaktuar vrasje e plagosje, por edhe djegie të objekteve të Mesxhidul Aksasë, kibles së parë të myslimanëve, të…

Lexo më Shumë

Shqipëria do të hapet plotësisht në 1 qershor, pa masa kufizuese anti-COVID, sipas kreut të PS në Tiranë, Ervin Bushati. Nga studioja e “Quo Vadis”, Bushati parashikoi që 2021 do të jetë një vit pozitiv për Shqipërinë. “Ky do të jetë një vit shumë i mbarë, do të kemi hapje të shoqërisë, edhe ekonomia do të rindezë motorët. Shqipërinë e pret një vit i mbarë në 2021. Shumë shpejt do të shikojmë një Shqipëri tjetër në verë. Besoj se më 1 qershor Shqipëria do të hapet totalisht” tha ai.

Lexo më Shumë

“Grupi Kumanova”, kanë treguar prapaskenat e gjithë ngjarjes së vitit 2015-të, që ndodhi në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut. Enver Hoxha, Naser Bajraliu dhe Muhamet Krasniqi që janë të dënuar me burg të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut, janë deklaruar se ata kurrë nuk pendohen për atë që kanë bërë, shkruan Insajderi. Ata thonë se atje kanë shkuar për ideal, derisa tregojnë se nuk janë paguar të shkojnë atje. “Mua më kanë thirr me u taku në një kafe, me kanë thënë se po do me kursit lufta. U kam thënë, vetëm më tregoni më herët dhe unë…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka bërë një shpjegim për dallimin e kërpurdhave helmuese nisur nga ngjarja e rëndë e disa ditëve më parë kur ndërruan jetë tre familjarë nga Kosova pas helmimit në Gjirin e Lalëzit. Panariti thotë se në Shqipëri, në zona pyjore rritet kërpudha helmuese “Kësula e Vdekjes” që përmban lëndën toksike amatoksinë e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zierja, pjekja, skuqja. Ai shpjegon se e vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese është me anë të Wieland (pikimi i një sasie acidi klorhidrik të përqendruar në tulin e kërpudhës, e cila nëse përmban…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në një dalje për media bëri të ditur se masa për ndalimin e organizimit të dasmave dhe koncerte ende po vazhdon. Filipçe tha se organizimi i ngjarjeve nuk do të thotë dasma apo koncerte, por vetëm takime dhe kurse edukative. “Këto janë ngjarje që mund të organizohen si takime, kurse edukative, por nuk lejohen koncerte dhe dasma. Sepse kemi frikë se distanca midis njerëzve të pranishëm mund të zvogëlohet. Kjo është arsyeja pse ne gradualisht po shkojmë drejt zbutjes së masave. Nëse trendet e uljes së të infektuarve vazhdojnë, koncertet do të lejohen”, tha…

Lexo më Shumë

Komisioni i Sëmundjeve Infektive me kërkesë të Shtabit Kryesorë për Menaxhim me Kriza rekomandon lehtësimin e masave restriktive si pasojë e Covid-19. Komisioni rekomandon që ora policore të nis nga ora 24:00 deri në ora 05:00, gastronomia të punojë deri në ora 23:30, ndërkaq kërkohet të hiqet ndalesa për punë për qendrat e fitnesit. KSI gjithashtu rekomandon lejimin e organizimit të ngjarjeve në ambient të hapur dhe të mbyllur, në përputhje me protokollet e vitit 2020, me mundësi për të shfrytëzuar vetëm 30 për qind të kapacitetit. Gjithashtu rekomandohet që kopshtet për fëmijë të zmadhojnë kapacitetet për + pesë fëmijë,…

Lexo më Shumë