Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për zjarrin që u shkaktua në Çairçankë. “Më 25.05.2021 rreth orës 17:00, jemi njoftuar se ka shpërthyer zjarr i cili deri në këtë moment ka kapluar dy shitore – një servis për biçikleta dhe motorë, një shtëpi dhe një çajtore. Deri në këtë moment, nuk ka persona të lënduar. Për momentin ende punohet në shuarjen e zjarrit dhe intervenohet me 8 automjete të njësitit të zjarrëfisave”, thonë nga MPB-ja.
Author: IM
Para pak çastesh zjarri ka përfshirë disa duqane në Çairçankë. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësiti i Zjarrëfiksave të cilët janë duke u munduar që të mos përhapet zjarri edhe në vende të tjera. Tani për tani nuk dihen shkaqet e zjarrit. Ekipet kompetente punojnë në zbardhjen e shkaqeve që sollën deri tek shpërthimi i këtij zjarri që shkaktoi dëme të mëdha materiale. /SHENJA/
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Sekretarin e Përgjithshëm, Bekim Sali dhe Sekretarin Organizativ, Mubekir Palloshi, kanë filluar t’i vizitojnë strukturat e partisë në terren. Gjatë kësaj jave, Gashi ka realizuar takime me strukturat e partisë së tij në degët: Tetovë, Likovë dhe Kumanovë, ku u bisedua mbi përmbylljen e reformave partiake, si dhe ecurinë e përgatitjes së partisë për zgjedhjet lokale të tetorit. Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, gjatë këtyre takimeve, nga gjitha strukturat dhe aktivistët partiakë ka kërkuar angazhim maksimal dhe punë të palodhshme deri në fitoren e komunave shqiptare.
Ejup Berisha Kjo është një këngë në gjuhën serbishte me motive dashurie e njohur me titullin Bolje biti pijan nego star, apo përkthyer në gjuhën tonë të ëmbël, të bukur dhe simpatike shqipe I njëjti titull lexohet kështu Më mirë të jeshë pijanec sesa plak. Kënga i dedikohet moshës së pleqërisë, sigurisht që në këtë moshë ndoshta është e kotë të jeshë edhe i dashuruar sepse thonë se njeriun në këtë periudhë të shtyer të jetës së tij e tradhëton më e rëndësishmja për të e ajo është forca e cila është gjëja më e rëndësishme dhe shumë e domosdoshme…
Valentina Bozhinovska, figurë e njohur për qëndrimet e saj anti shqiptare, kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe kundër deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, si dhe ikona qëndrore në të ashtuquajturën “nata e thikave”, do ta këshillojë ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë përpilimit të strategjisë për politikë të jashtme. Ajo do të jetë një nga anëtarët e Këshillit strategjik për politikë të jashtme, që vetë Osmani e prezantoi sot si trup këshillues i MPJ-së. Bozhinovska u bë më e zëshme gjatë vitit 2016 kur kundërshtonte çdo marrëveshje të LSDM-së me partitë shqiptare dhe çdo kërkesë të shqiptarëve. Valentina…
Lidhje e Shoqatave Joqeveritare Turke nё Maqedoninë e Veriut-MATUSITEB, për të premten ka paralajmëruar protestë në mbështetje të Palestinës. Protesta do të fillojë nga ora 13:30 para Xhamisë së Murat Pashës në Çarshi të Vjetër. Motoja e protestës është “Ngrite zërin e ndërgjegjes”. Kujtojmë se sulmet e ushtrisë së Izraelit mbi Rripin e Gazës ende po vazhdojnë, ndërsa deri tani jetën e kanë humbur mbi 220 civilë. Protesta pro palestinezëve janë mbajtur pothuajse në çdo vend të botës.
8 muaj nga marrja e detyrës, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani thotë se në dikasterin që ai drejton, nuk ekziston dokument strategjik afatgjatë për politikën e jashtme. Unë nuk kam gjetur në Ministrinë e Jashtme dokument, strategji qoftë për një periudhë 3 vjeçare, 5 vjeçare apo 10 vjeçare”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm. Dhe tani për të hartuar një strategji 10 vjeçare, Osmani do të konsultohet me një Këshill strategjik për politikë të jashtme me 26 të përzgjedhur nga vet ai Osmanit, që për angazhimin e tyre nuk do të paguhen. Në mesin tyre janë edhe : Sërgjan Kerim,…
Pedagogu i njohur shqiptar në Francë, Nezir Kraki, në një reagim në rrjetet sociale, e quan qesharak vendimin e marrë nga Departamenti i Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas studiuesit të shkencave politike, ky vendim vetëm sa forcon shtetin mafioz të Edi Ramës. POSTIMI I PLOTE Kur Amerika ia fut kot.. Kurrë vendim më qesharak s’ka marrë Departamenti i Shtetit sesa ky për Sali Berishën. D.m.th, për aktet korruptive të para 8 viteve, Sali Berisha futet sot në listën e zezë të Amerikës. Dhe kjo bëhet në formë afirmative sikur Sali Berisha t’ishte dënuar për korrupsion edhe pse asnjë vendim…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në lidhje me zhvillimet në Rripin e Gazës, ka deklaruar se “qëndrimi i tij është i qartë”. Ai tha se ata kërkojnë deeskalim të tensioneve, ndërsa ka “dënuar sulmet raketore ndaj cilëve në Izrael”. “Qëndrimi ynë mendoj se ishte i qartë, kërkojmë deeskalim e tensioneve, të mbrohen civilët nga sulmet. Kuptohet, se i dënojmë sulmet raketore ndaj civilëve në Izrael dhe i përkrahim përpjekjet ndërkombëtare, para se gjithash edhe të Bashkimit Evropian që të gjendet sa më shpejtë zgjidhje”, ka deklaruar Bujar Osmani. Kujtojmë se që nga fillimi i krizës në Rripin e…
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e 10 ushtarëve të rinj profesionistë për shërbim në Armatën e Maqedonisë së Veriut me marrëveshje për punësim në kohëzgjatje 4 vjeçare. konkursi parasheh mundësinë për vazhdimin e kontratës disa herë, por më së shumti deri në moshë 45 vjeçare, transmeton gazeta Lajm. Prej kandidatëve të interesuar kërkohet që të kenë të kryer së paku shkollën e mesme, të jenë në moshë madhore por jo mbi 25 vjeçare dhe të jenë fizikisht të aftë. Rroga është mbi 25 mijë denarë, plus 8.000 denarë për banim, kurse afati për paraqitje deri më 03.06.2021.…
“ Ministria e kulturës edhe njëherë shkel mbi kulturën shqiptare, gjegjësisht eliminon te gjithë artistët e pavarur shqiptar te cilët konkurruan në konkursin vjetor për të fituar të drejtën e mbulimit të harxhimeve mujore për sigurim shëndetësor dhe stazhit. Reagimi nga ana e artistëve në redaksinë tonë vjen menjëherë pas pranimit te vendimeve. Për të qenë më të qartë konkursi për artistë të pavarur ishte shpallur ne fillim te muajit dhjetor dhe skadonte në fund po të njëjtit muaj të vitit 2020, që nënkupton rezultatet nga ky konkurs u desh të shpallen më 15 janar të vitit 2021 në përputhshmëri…
Këshillari Ekonomik pranë CDU, Martin Henze, thotë se SHBA-ja duhet të shpallte “non grata” kryeministrin Edi Ramën, pasi për të ka manipuluar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Nga ana tjetër, teksa ka komentuar në postim e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ai e cilëson Berishën si mik të amerikanëve që ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Pyetja është pse tani kjo, pikërisht në një kohë kur manipulimet masive nga autokrati po ekspozohen, dhe një mik i mirë i SHBA-së, i cili ka ndihmuar SHBA-në në shumë mënyra, po dëmtohet. Në Shqipëri ekziston një qeveri kleptokratike, socialiste Edi…

