Author: IM

Ambasadori Denion Meidani, së bashku me Ambasadorin e Zvicrës, Christoph Sommer, organizuan në Innox Center një takim prezantues dhe joformal me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, OJQ-ve dhe mediave. Gjatë takimit u diskutua për integrimin në Bashkimin Evropian, rolin e shoqërisë civile, rëndësinë e mediave të përgjegjshme si dhe dimensionin më të gjerë të qeverisjes së mirë – elemente kyçe për një shoqëri demokratike, të qëndrueshme dhe me vizion përpara. Në fokus ishte edhe angazhimi i partnerëve ndërkombëtarë në terren, veçanërisht kontributi i Bashkëpunimit Zviceran në mbështetjen e zhvillimit institucional, dialogut social dhe progresit gjithëpërfshirës. Ambasadori Meidani shprehu mirënjohje…

Lexo më Shumë

Aleanca e udhëhequr nga Arben Fetai do të mbajë nesër në mbrëmje një takim të jashtëzakonshëm me strukturat nga i gjithë vendi, ku pritet të merret vendim për shkrirjen e strukturave partiake. Nga kjo parti theksojnë se, si ndër kontribuuesit dhe sakrifikuesit më të mëdhenj për krijimin dhe mbajtjen gjallë të VLEN-it, po hedhin hapin e radhës drejt themelimit të VLEN-it si subjekt politik. Disa javë më parë, edhe Lëvizja Besa i shkriu strukturat e saj partiake, si hap drejt formimit të subjektit të ri politik me emrin VLEN. Pritet që të njëjtin veprim ta ndërmarrin edhe LD-ja e Izet…

Lexo më Shumë

U publikua libri ndërkombëtar i punimeve shkencore “Bilimsel Makale ve Yayıncılık”, një vepër e rëndësishme akademike e realizuar nën udhëheqjen e Prof. Dr. Servet Altaj. Ky botim përmbledh 51 tema të ndryshme shkencore, duke trajtuar në mënyrë të thelluar çështje që lidhen me shkrimin akademik, metodologjinë kërkimore dhe standardet bashkëkohore të publikimit shkencor. Libri hapet me një parathënie nga nobelisti turk Aziz Sancar, fitues i Çmimit Nobel në Kimi, çka i jep këtij botimi një peshë dhe vlerë të veçantë ndërkombëtare. Në këtë projekt prestigjioz ka kontribuar edhe asistenti i kardiologjisë nga Tetova, Dr. Levent Ismaili, duke përfaqësuar denjësisht komunitetin…

Lexo më Shumë

Në emisionin debativ “ZOOM” në RTVM2, analisti Sefer Selimi ka lëshuar akuza të rënda për standarde të dyfishta, duke denoncuar heshtjen institucionale dhe mediatike ndaj sekuestrimit të 40 tonëve marijuanë. “Pesë tonë marijuanë kanë kaluar nga Maqedonia e Veriut në Serbi, 40 ton janë sekuestruar, s’ka asnjë të akuzuar dhe asnjë në burg aktualisht në Maqedoni”, deklaroi Selimi në emisionin ZOOM, duke e cilësuar këtë si një rekord rajonal e ndoshta edhe evropian për një shtet prej 1.5 milion banorësh. Ai bëri një krahasim thumbues me vendbanimet shqiptare, duke pyetur se çfarë do të ndodhte po të kapej qoftë edhe…

Lexo më Shumë

Xhamia e Penzbergut përjetoi mbrëmë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e saj. Në iftarin e organizuar nga Bashkësia Islame morën pjesë Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, si dhe Ministri i Brendshëm dhe për Integrim, Joachim Herrmann – një vizitë që u vlerësua si një sinjal i qartë njohjeje dhe respekti ndaj jetës myslimane në Bavari. Përveç dy përfaqësuesve më të lartë të qeverisë bavareze, në mbrëmje morën pjesë mbi 80 të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike: përfaqësues të bashkësive fetare, të politikës dhe të kishës. Ndër ta ishin peshkopi rajonal Christian Kopp, gjeneralvikari Christoph…

Lexo më Shumë

Xhamia e Penzbergut përjetoi mbrëmë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e saj. Në iftarin e organizuar nga Bashkësia Islame morën pjesë Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, si dhe Ministri i Brendshëm dhe për Integrim, Joachim Herrmann – një vizitë që u vlerësua si një sinjal i qartë njohjeje dhe respekti ndaj jetës myslimane në Bavari. Përveç dy përfaqësuesve më të lartë të qeverisë bavareze, në mbrëmje morën pjesë mbi 80 të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike: përfaqësues të bashkësive fetare, të politikës dhe të kishës. Ndër ta ishin peshkopi rajonal Christian Kopp, gjeneralvikari Christoph…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar projekti 19 vëllimesh “Dyzet Net” i Tefsirit të parë të plotë të Kuranit në gjuhën shqipe nga Prof. Dr. Metin Izeti, të botuar nga Sh.B. Logos-A. Në lidhje me këtë ngjarje, autori i 19 vëllimeve, Metin Izeti, ka theksuar se synimi i tij nuk ishte vetëm komentimi, por “shqipërimi” i mesazhit universal, duke u munduar që çdo fjalë të peshojë rëndë në mendjen e lexuesit shqiptar dhe të ndriçojë ëmbël në zemrën e tij. Postimi i plotë i Prof. Dr. Metin Izetit: NJË JETË MES RRESHTAVE, NJË AMANET I PËRMBUSHUR Sot, me përulësi dhe mirënjohje të pafund ndaj…

Lexo më Shumë

Nafie Selmani Si duhet ta kuptojmë vetë-paraqitjen e Artan Grubit në pikë kufitare në orën 6 të mëngjesit? A është ky një akt i guximshëm, me mesazhin: “Jam këtu dhe nuk i shmangem përballjes”? A është një akt dorëzimi, i detyruar nga rrethanat? A është përpjekje për të dëshmuar (pa)fajësinë përmes ekspozimit publik dhe pranisë së mediave? A është kjo një lëvizje e kalkuluar, apo pjesë e një marrëveshjeje apo koordinimi politik mes aktorëve të ndryshëm? Fakti që vetë-paraqitja ndodhi herët në mëngjes dhe në prani të mediave e bën aktin më shumë sesa procedural. Një paraqitje e këtillë mund…

Lexo më Shumë

Historia e Samsung Galaxy është një tregim për përparimin e vazhdueshëm dhe lidershipin që nuk njeh kufij. Përgjatë dekadave, ky brend u bë sinonim i fuqisë së lidhjes, duke sjellë inovacione që ndryshuan mënyrën se si komunikojmë, punojmë dhe argëtohemi. Trashëgimia e Galaxy është ndërtuar mbi themelet e guximit: që nga funksionet e para inteligjente që ripërcaktuan industrinë mobile, deri te ekranet revolucionare të palosshme që ndryshuan perceptimin tonë për hapësirën. Çdo hap i Samsung është udhëhequr nga dëshira për t’i ofruar përdoruesit diçka më shumë se një pajisje e thjeshtë. Me prezantimin e Galaxy AI, Samsung vërtetoi se teknologjia…

Lexo më Shumë

Shkruan: Ridvan ef. Xhaferi “Gropose ekzistencën tënde në tokën e mosnjohjes, sepse ajo që mbin pa u groposur nuk piqet tamam.” Kjo urtësi e thellë e Ibn Atail’lah el-Iskenderi, nga vepra “Hikem el-Ataije” nuk është thjesht një thënie asketike, ajo është një hartë shpirtërore, një metodologji e rritjes së brendshme dhe një ligj i heshtur i pjekurisë. Në një kohë ku njeriu matet me dukje dhe famë, kjo urtësi na rikthen tek parimi themelor “Çdo rritje e vërtetë fillon në fshehtësi.” Muaji Ramazan është pikërisht kjo tokë e padukshme ku njeriu gropos veten për të rilindur ndryshe. Agjërimi nuk është…

Lexo më Shumë

Rami Mislimi A e shihni atë rrugë poshtë tekstit? Nëse po, a e dini se kush i ra tavolinës që sot unë dhe këta të VLEN-it lavdërohemi? Nëse keni harruar, mua Zoti më ka çuar për t’ua kujtuar. Kjo rrugë që sot u inspektua nga kryeministri dhe ministrat e VMRO-së dhe të VLEN-it është pikërisht falë Artan Grubi-t. Kur Artan Grubi e nisi këtë projekt, askush nuk besoi. Jo që nuk kishin të drejtë të mos besonin, por nuk ishin mësuar që dikush mund të bëjë punë të mëdha. Madje disa liderë të VLEN-it kanë qenë kundër, duke theksuar se…

Lexo më Shumë

Ora24.tv në bashkëpunim me Almakos.com sjell sonte emisionin fetar “Zëri i Ramazanit”, ku besimtarët do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth muajit të shenjtë. Në episodin e parë, me gazetarin Ruvejd Idrizi, mysafir i veçantë ishte Hoxhë Nusret Fazliu, dhe temat e diskutimit përfshinë: Hyrjen e Ramazanit dhe kuptimin shpirtëror të tij! Esencën dhe vlerën e këtij muaji të shenjtë! Sjelljet dhe raportet mes besimtarëve gjatë agjërimit! Mos e humbisni sonte fillimin e këtij cikli që sjell reflektime të thella dhe këshilla praktike për jetën shpirtërore gjatë Ramazanit.

Lexo më Shumë