Author: IM

Në moshën 59 vjeçare sot ka ndërruar jetë gazetari i njohur nga Shkupi, Reshat Kamberi. Ai për shume vite ka punuar në Radio Televizionin e Maqedonisë, ndërsa është edhe autori i shumë emisioneve dokumentare. Ai shquhej edhe si një aktivist i dalluar i shoqërisë civile dhe një personalitet i vlerësuar. Varrimi i tij do të bëhet gjatë ditës së nesërme në fshatin e lindjes, në Koliçan.

Lexo më Shumë

Sot në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup  nën mentorimin e  bashkëpuntores shkencore  d-r Jasminka Nanceva , kirurgu i Spitalit “8-shtatori” në Shkup, Exhevit Kadri, mbrojti me sukses tezën e doktoratës me titull: “Metoda laparaskopike karshi metodës së hapur të hernioplastikës me teknikën e plasimit intraperitoneal të rrjetit (IPOM-intraperitoneal onlay mesh)-epilogu i hershëm klinik”, dhe e mori titullin doktor i shkencave të mjekësisë shkruan DOKTOR5. Kjo tezë doktorate, vjen si rezultat i hulumtimeve të shumta që janë bërë gjatë intervenimvee kirurgjike te qindra pacient nga Maqedonia e Veriut që janë trajtuar nga hernitë e ndryshme…

Lexo më Shumë

INTERVISTON: ELIDA DOMI Keni vetëm pak kohë që keni dalë me një libër të ri. Një dialog me një gjeni të letrave, që kërkon guxim ta ndërmarrësh si hap, por ju e bëtë fakt të kryer. Cilat ishin vështirësitë dhe kënaqësitë dhe si është pritur libri? Alda Bardhyli: Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të gjallë të këtij shekulli. Është fat për kulturën e gjuhën shqipe që ka një autor të këtij kalibri, i cili e ka futur herët kulturën shqipe në hartën e kulturave dominuese botërore. Ideja e këtij libri ka nisur herët, që në vitin…

Lexo më Shumë

Z.Ahmeti BDI-ja nga lufta e 2001 për të drejtat e shqiptarëve, NATO e tash në ekologji. Dikush po thotë dhe po mendon me zë që po i bëni opozitë vetvetes. Ali Ahmeti: “Deri në vitin 2024 BDI i ka të fituara zgjedhjet dhe bëhen çerek shekulli. Më vjen keq që do të shprehem kështu, por kemi opozitë që qan kur nuk qahet dhe qesh kur nuk qeshet dhe kjo është e keqja më e madhe”. Fatmir Aliu: A po ma sqaroni këtë çka doni me thanë dhe kujt po i qoni selam? Ali Ahmeti: “Po e marrim çështjen e fundit.…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e komunitetit LGBTI në Maqedoninë e Veriut, presin që partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI), që tashmë është orientuar si parti e gjelbër, të mbështesë realizimin e të drejtave të këtij komuniteti. BDI-ja, të shtunën, më 5 qershor njoftoi se “gjelbërimi do të bëhet shtylla kryesore e programit” të saj partiak. Kryetari i organizatës për të drejtat e komunitetit LGBTI, “United Tetovë”, Bekim Asani, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë me orientim të gjelbër në vendet evropiane, krahas përgjegjësisë për mjedisin, orientimi i tyre është kundër çfarëdo lloji të konfliktit apo të dhunës dhe synim…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot ka pranuar Ambasadoren e sapoemëruar të jashtëzakonshme dhe të plotfuqishme të Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq, me rastin e dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale. Duke i uruar mirëseardhje në Maqedoninë e Veriut, Ministri Osmani Ambasadores Jovanoviq i shprehu bindjen se gjatë kohës së mandatit të tij do të bëhen përpjekje që raportet të pasurohen me përmbajtje të reja të interesit të ndërsjellë. Përskaj dialogut të rregullt politik dhe konsultimet mes vete, në funksion të avancimit dhe thellimit të raporteve të mira ndërfqinjësore, pritet që të vendoset prioritet në bashkëpunimin ekonomik dhe…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, një kohë të gjatë po vazhdon betejën e tij brendapartiake karshi kryetarit Ali Ahmeti. Kjo betejë e Mexhitit, siç duket ka marr përmasa të tjera “kërcënuese”, ku gjatë kësaj jave ka pasur edhe disa mesazhe në distancë mes Ali Ahmetit dhe Izet Mexhitit. Sipas të njëjtit burim brenda BDI-së nga krahu i zjarrit që udhëhiqet nga Mexhiti, marrim vesh se ky i fundit i ka dhënë ultimatum dhe afat kohor kryetarit Ahmeti, që urgjentisht t’i largon nga gkitha funksionet qeveritare dhe partiake, zv. kryeministrin Artan Grubi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Mediat…

Lexo më Shumë

Partneri qeveritar maqedonas i BDI-së së Ali Ahmetit ka mirëpritur vendimin e partisë shqiptare në pushtet për të braktisur agjendën e kërkesave për të drejtat etnike të shqiptarëve në vend. Kryeministri Zoran Zaev e ka komentuar ndryshimin e kursit politik të BDI-së, duke deklaruar se i vjen mirë që BDI thotë se ka rrumbullakuar realizimin e agjendës etnike dhe se tani në fokus të tyre do të jetë qytetari si individ. Megjithatë, Zaev, politikanët duhet që premtimet e tyre dhe zotimet që i bëjnë t’i realizojnë edhe në praktikë jo vetëm në mënyrë deklarative.  Zoran Zaev, kryeministër  “Për mua është…

Lexo më Shumë

Ka mjaftuar një shi i rrëmbyeshëm prej gjysmë orësh për të nxjerr në pah gjitha problemet me kanalizimin që ekzistojnë në komunën e Çairit. Në rrjetet sociale është publikuar një video, ku shihet rruga “Cvetan Dimov” e cila po thuajse i ngjason një pishine. Makinat e kanë pasur shumë të vështirë lëvizjen si pasojë e grumbullimit të ujit.

Lexo më Shumë

Një person nga Kumanova ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar i cili rastin e sulmit fizik e ka paraqitur në polici gjatë ditës së djeshme. Sipas dëshmisë, ai në shtëpinë familjare është sulmuar nga 33-vjeçarja I.K nga Shkupi. Policia njofton se është duke punuar në zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev pasditen e sotme së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko FIlipçe ka udhëtuar për vizitë pune në Republikën e Turqisë. Zaev në Turqi është takuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, i cili ka pranuar delegacionin e Maqedonisë së Veriut për darkë pune. “Gjatë takimit, kryeministri Zaev theksoi bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë ekonomik midis dy vendeve dhe interesin e theksuar të kompanive turke për të investuar në Maqedoninë e Veriut dhe për të thelluar lidhjet e biznesit dhe tregtisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë. “Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar janë jetike, tha kryeministri Zaev duke shtuar se pritet…

Lexo më Shumë

E vetmja gjë e gjelbër të cilën e shoh në konotacion në raport me ngjyrën e gjelbër në mes LSDM-së dhe BDI-së është ngjyra e gjelbër e euros, thotë deputeti i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev, në raport me ribrendimin e partisë në Qeveri BDI-së, në krye me Ali Ahmetin i cili sot tha se fokusi i partisë së tij do të jetë agjenda e gjelbër i dhe mbrojtja e ambientit jetësor. Ai sot në regjistrin qendror në Sitell tha se ajo që e paralajmëroi Ahmeti sot, në fakt është defokusim nga problemet e vërteta me të cilat përballet shteti. “Atë që…

Lexo më Shumë