Ka ndërruar jetë gazetari i njohur nga Shkupi, Reshat Kamberi

Ka ndërruar jetë gazetari i njohur nga Shkupi, Reshat Kamberi

Në moshën 59 vjeçare sot ka ndërruar jetë gazetari i njohur nga Shkupi, Reshat Kamberi. Ai për shume vite ka punuar në Radio Televizionin e Maqedonisë, ndërsa është edhe autori i shumë emisioneve dokumentare.

Ai shquhej edhe si një aktivist i dalluar i shoqërisë civile dhe një personalitet i vlerësuar.

Varrimi i tij do të bëhet gjatë ditës së nesërme në fshatin e lindjes, në Koliçan.