Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,91 % në raport me vendimin e datës 21.06.2021. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 denar/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 1,144 denarë/kilgram dhe tani…
Author: IM
Dje (27-qershor) rreth orës 06:25, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë e kanë arrestuar 21-vjeçarin M.K. nga fshati Bllacë e Tetovës, i cili më herët kishte prishur rendin dhe qetësinë publike në një kazino në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe ndaj tij do të përgaditur parashtresë adekuate.
I dhimshëm fati i 20-vjeçarit që humbi jetën në Velipojë, pas përplasjes me armë mes pronarëve Ferracaku dhe Gocaj. 20-vjeçari Myzerim Zeneli kishte vetëm një ditë që kishte shkuar të punonte si kamerier në hotelin e “Gocaj”. Gazetarja Anila Prifti me anë të një postimi në rrjetet sociale zbulon se 20-vjeçari ishte jetim dhe se kishte shkuar të punonte për një të ardhme më të mirë. Gazetarja zbulon se të riut në xhep i janë gjetur vetëm 30 lekë. Ndër të tjera ajo shkruan se Zeneli ishte i treti në radhë që ka humbur jetën pas përplasjes me armë mes…
Partitë politike tashmë kanë filluar t’i plasojnë emrat eventual për zgjedhjet lokale të tetorit. Beteja më e madhe e kandidaturave për zgjedhjet lokale vazhdon të jetë brenda strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim. Jozyrtarisht, thuhet se lufta më e madhe në BDI, po zhvillohet brenda faksioneve të ndryshme të tyre, në degët Çair, Saraj, Likovë dhe Tetovë. Përkundër përplasjeve në degën e Çairit mes fraksionit të Artan Grubit dhe nënkryetarir Izet Mexhiti, vërehet se në këtë parti po zhvillohet edhe një betejë e ashpër politike e fshehtë në degën e Sarajit. Burime jozyrtare brenda degaës së BDI-Saraj, thonë që së…
Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë për gazetën franceze “Le Monde” ku ka zbuluar edhe detaje nga takimi qe ka pasur në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron. Kurti në këtë intervistë ka thënë se Macron e ka pyetur se çfarë mund të japë Kosova në këmbim të njohjes së Serbisë, raporton Gazeta Express. Kryeministri Kurti ka thënë poashtu se i ka kërkuar Macronit që ta lidhë njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën. “Në nivelin diplomatik, i kërkova Presidentit Macron të lidhte njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën, edhe për të fituar një ulëse për Kosovën në…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot në Maqedoninë e Veriut është aksidentuar një autobus me targa të Shqipërisë. Si pasojë, shoferi është lënduar rëndë, ndërkaq 3 udhëtarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të gjithë janë nga Shqipëria. “Më 26.06.2021 rreth orës 06.10 në SPB Manastir është denoncuar se në rrugën magjistrale Manastir – Prilep, autobusi me targa të Shqipërisë ka dalë nga korsia. Në fatkeqësi shoferi i autobusit L.M.(48) nga Shqipëria ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërkaq tre udhëtarë M.H.(46), G.M.(37) dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Shqipëria kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të…
Detaje të reja janë mësuar lidhur me 17 kilogram heroinë që u kapën pasditen e sotme në portin e Durrësit, të fshehura poshtë një mauneje. Deri më tani në pranga ka përfunduar shoferi i kamionit, një 48-vjeçar nga Vlora. Ky i fundit ka mohuar katergorikisht se ka pasur lidhje me trafikun e heroinës, duke shtuar se ishte i punësuar dhe se në Itali po shkonte për të marrë mallra. “Nuk kam dijeni për drogën, jam i punësuar, do shkoja për të marrë mallra jashtë,”-tha shoferi i kamionit. Heroina ishte e vendosur në depozitën e kamionit dhe u pikas nga kontrolli…
Avni Rustemi nga BDI, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” duke folur mbi lojalitetin e shtetit me qytetarët, theksoi se me ardhjen në pushtet të BDI-së gjërat kanë ndryshuar për mirë në këtë drejtim. Sipas Rustemit, që kur ka ardhur në pushtet BDI-ja kemi një përfaqësim të denjë të shqiptarëve nëpër institucione. “Lojaliteti pa dyshim se është një vlerë e shtuar dhe virtyt fondamental i njerëzimit. Nëse duhet të kemi një shoqëri të barabartë duhet të kemi edhe lojalitet. Shqiptarët janë ballafaquar me probleme të shumta që nga pavarësimi i Maqedonisë. Por nuk pajtohem se nuk janë bërë punë në…
Omer Ajdini nga ASH-ja i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat duke folur për lojalitetin e qytetarëve ndaj shtetit, tha se shqiptarëve u bëhet një padrejtësi nëse u kërkohet një gjë e tillë sepse ky shtet i diskriminon ata. Sipas Ajdinit shqiptarët në Maqedoninë e veriut nuk përfaqësohen as simbolikisht. “Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqësohen as simbolikisht, në himn, në flamur, në stemë edhe kështu me radhë. Shqiptarët jetojnë një realitet që është diskriminues dhe i pabarabartë. Të ardhurat mesatare për një qytetar të etnisë maqedonase është 13 mijë denarë, të ardhurat mesatare për një te etnitetit…
1) Z. Nasufi ju para do kohe si drejtues i zyrës projektuese LN-PROJEKTE prezantuat projektin e Parkingut Nëntokësorë si një bashkëpunim privat-publik? Gjithmonë bazuar në parimin se ,, STRUGANËT NDËRTOJNË STRUGËN ,, – u vërtetua edhe një herë me anë të këtij ide projekti në lidhje me ,, PARKINGU NËNTOKËSORË DHE RREGULLIMI I SHESHIT QËNDRORË TË STRUGËS ,, – ku mërgimtari me biznes privat në Zvicër, zotëri Argetim Saliu, nga Ladorishti i Strugës, financoi dhe siguroj elaboratet të nevojshme dhe të lejuara nga Administrata Komunale pë ta përgatitur këtë Ide Projekt. Ide projekti në fjalë, është nisur të punohet që…
Koalicioni AAA&ASH që ta vazhdojë agjendën etnike dhe ta mbajë gjallë kauzën shqiptare në këtë shtet. Ne e kemi thënë edhe në paraqitjet tona publike – shqiptarët kanë një parti politike shqiptare më pak, ndërsa shteti ka një parti të gjelbër më shumë. Sigurisht që problemet mbeten të njëjta dhe prandaj jemi ne që ta bëjmë këtë betejë. Zaten, pa ndryshuar realisht, pra juridikisht, statusi juridiko-kushtetues i shqiptarëve në këtë shtet, është komike, nëse jo tragjike, të pretendohen kauza mjedisore. Aq më pak nga parti e njerëz që shquhen për beton, korrupsion dhe të kaluar antiekologjike”, ka thënë për emisionin…
Pas një shkëputjeje vitin e shkuar prej pandemisë, prej ditësh kanë nisur kurset verore të Fondacionit “ALSAR” për edukimin etiko-moral të fëmijëve. Hapja dhe zhvillimi i këtyre kurseve ka një traditë të krijuar prej kohësh, me zanafillë idenë dhe bindjen se e nesërmja e shoqërisë varet shumë nga mënyra si rritet sot brezi më i ri, fëmijët, si i jepet formë karakterit të tyre, si bëhen gati ata për të nesërmen, mbi ç’parime do të ndërtohet e ardhmja e tyre, si do të mësohen ta kërkojnë begatinë, lumturinë. Edukimi në shkollë është i pamjaftueshëm për fëmijët, sidomos në një vit…

