Author: IM

Në prag të samitit të Berlinit me krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimorë Kancelarja gjermane Angela Merkel nëpërmjet një video mesazhi ka deklaruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropjan. Merkel theksoi se në Ballkanin Perëndimor ka ende shumë sfida, se mosbesimi dhe nacionalizmat ende nuk janë zhdukur, ndërsa kontestet bilaterale mund të shpërthejnë në çdo çast dhe prandaj nevojitet pajtim. Kjo, sipas kancelares gjermane do të thotë tejkalim i të kaluarës dhe bërja e gjithçka që është e mundur që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në paqe. “Ballkani Perëndimor është fqinj i…

Lexo më Shumë

Memli Krasniqi u zgjodh sot kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës në konventën e dhjetë të kësaj partie. Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se është falënderues për mundësinë dhe i ndërgjegjshëm për barrën e përgjegjësisë që do ta merr si i pari i partisë. Gjatë prezantimit të platformës politike, ai tha se si parti sot janë në opozitë. “Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate… Se si duhet të operojë sot PDK, mbi këtë situatë politike, duhet të flasim hapur për disa gjëra,…

Lexo më Shumë

Komuna e Sarajit apelon te qytetarët e kësaj komune që ujin ta përdorin në mënyrë racionale për shkak se shkakton mungesë në disa pjesë të saj. Postimi i plotë: ?Urgjencë Ju bëjmë apel të gjithë banorëve të komunës së Sarajit që për shkak të temperaturave të larta të ditëve të fundit, uji për pije nga ujësjellësi publik të shfrytëzohet në mënyrë racionale. Keqpërdorimi i ujit në këto kushte klimatike shkakton mungesë të ujit për një pjesë të banorëve. Është koha që në situata të tilla të gjithë së bashku të kontribuojmë për shfrytëzimin racional të ujit, në këtë mënyrë ndihmojmë…

Lexo më Shumë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) që nga dita kur ka filluar aktivitetet e saj në vitin 2004 në Kosovë, me qindra projekte të zbatuara përforcon edhe më tej lidhjet miqësore mes Turqisë dhe Kosovës. Sipas të dhënave që gazetari i Anadolu Agency (AA) ka përpiluar nga Zyra e Koordinimit të Programit të TIKA-s në Prishtinë, agjencia shtetërore turke në periudhën prej vitit 2005 deri në 2020 ka realizuar mbi 650 projekte në fushat si shëndetësia, arsimi, restaurimi i trashëgimisë së përbashkët historike dhe kulturore, bujqësia dhe blegtoria. TIKA, e cila aktivitet e saj i ka filluar në vitin…

Lexo më Shumë

Fejzi Hajdari Pas dështimit (apo “shtyerjes se Regjistrimit”), dy gjera u betonuan ne skenen politike ne Shkup: 1. Faktori politik maqedonas kur jane ne pyetje vendimet e medha me peshë per shtetin, NUK I BËN HESAP AS PËR PESË PARE partitë politike shqiptare ne qeveri, ndërkohë që e pyet opozitën maqedonase. Pra, opozita maqedonase eshte shume me e rendesishme se sa partite shqiptare ne qeveri 2. Me numrin e shqiptareve gjithmone do te manipulohet ne kontekst negativ, me qellim qe kurre te mos dihet numri i saktë. E keqja qendron ne faktin se, faktori politik shqiptar veshtire se do te…

Lexo më Shumë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz në fjalën e saj në “Forumin e Prespës”, ka thënë që Kosova është lodhur nga dialogu Kosovë-Serbi për vite me radhë dhe ka theksuar se duhet gjetur një zgjidhje, duke prezantuar si të tillë njohjen reciproke midis dy vendeve. Menjëherë pas kësaj deklarate ka ardhur një replikë nga ambasadorja e Serbisë në Maqedoninë e Veriut, e cila në atë moment ka qenë pjesë e publikut. Meqenëse ministri i Jashtëm serb nuk ishte prezent, ambasadorja ka marrë fjalën, dhe në emër të qeverisë serbe është shprehur se Serbia nuk mendon për njohje reciproke, por…

Lexo më Shumë

Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të udhëtojnë në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ku përfshihen Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi dhe të përdorin paketën e tyre ekzistuese ose planin tarifor sikur të ishin në vendet e tyre pa pagesë ekstra, raporton PCW. Një marrëveshje e nënshkruar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në Korrik të 2019-ës, tashmë nga data 1 Korrik 2021 qytetarët nuk paguajnë ekstra. Minutat, mesazhet dhe MB e konsumuara do tu zbriten nga paketa e tyre ekzistuese. Për të shmangur abuzimet me këtë sistem të ri tarifimit,…

Lexo më Shumë

Dhjetë raste të reja me simptoma të helmimit nga uji që konsuamuan deri sa pompa e sistemit të ujësjellësit ishte në defekt në fshatin Bërvenicë. Të njëjtët ankohen nga të vjellat, diarreja dhe temperaturat e lartë ndërkohë që gjendja shëndetësore e 60 të tjerë që u helmuar gjatë ditës së djeshme është e qëndrueshme. Situata po stabilizohet megjithatë ende kemi raste që paraqiten tek ne e që ndoshta kanë kosumuar ujin të hënën apo të martën. Dhe simptomat i kanë të njëjta, vështirësi, të vjella dhe dijare gati tek të gjithë janë simptomat e njëjta, disa vetëm kanë edhe temperaturë…

Lexo më Shumë

Nëse kërkon një të përbashkët në tre shtyllat e aktivitetit të Fondacionit “ALSAR”, përkujdesin për fëmijët, sidomos për jetimët, e gjen si në aspektin humanitar, arsimor dhe kulturor. Kujdesi për ta i përket së shkuarës, së sotmes dhe së nesërmes së fondacionit. Në formim e sipër, të brishtë, ca prej tyre dhe pa ngrohtësinë e një familjeje të plotë, nevojën për ndihmë, për kujdes, për këshillë, e kanë të qenësishme, të domosdoshme. Filiza të së ardhmes, ata duhen ushqyer me edukatën e duhur, për të mos u kthyer nesër nga shpresa në barrën e shoqërisë. Vera është stina kur institucionet…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se vaksinat tashmë janë shpërndarë dhe se nga dita e hënë po zbatohet imunizimi në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut. Filipçe theksoi se këtu janë përfshirë edhe Qendrat për vaksinim masiv siç janë sallat sportive dhe spitalet. “Dje u parashtrua një pyetje rreth dokumentimi dhe lejeve. Dëshiroj të sqaroj se qytetarët duhet të jenë të qetë dhe nuk ka mundësi që të lëshohet ndonjë ilaç duke përfshirë edhe vaksinën, nëse nuk merr pëlqim nga Agjencia për Barna. Ne aplikuam me dokumentacion të përshtatshëm që nevojitet për importimin e importit të…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka rrëfyer një ngjarje e cila i kishte ndodhur para 37 viteve. Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se në atë kohë kishte arritur të mos bie në duart e shërbimeve sekrete serbe. “Si sot, 37 vjet më parë, pas dy arrestimeve, u detyrova të shmang rrethimin e shërbimeve sekrete në Prishtinë dhe për herë të parë u arratisa në Zvicër. Ishte ditë Bajrami. U nisa nga baza ku ishte strehuar Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Zonja e shtëpisë, një trime dhe atdhetare, na solli ëmbëlsirë për ta shënuar festën.…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” kryetari i partisë “Aleanca për Shqiptarët” Ziadin Sela, i cili ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara, thotë i bindur se ligji i propozuar nga forca politike që ai drejton si dhe partia Alternativa, do të miratohet nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Ky projektligj, megjithëse u pranua nga Lidhja Social Demokrate e Kryeministrit Zaev, nuk po futet për debat parlamentar, kjo për shkak se opozita maqedonase ka paralajmëruar bllokimin, nëpërmjet procedurash të tejzgjatura parlamentare që zvarrisin votimin e tij. Zoti Sela e sheh këtë si një lojë politike me qëllimin siç thotë…

Lexo më Shumë