Author: IM

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti arriti në Slavonski Brod rreth orës 20:00 she shkoi me Kryeministrin Andrej Plenković për të vizituar udhëtarët e plagosur në aksidentin e tmerrshëm që la pas 10 viktima. Pasi vizituan të plagosurit, të dy dolën në një deklaratë për mediat. Kurti shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve. “Kjo është një ditë e vështirë për njerëzit tanë,”-tha Kryeministri Kurti dhe falënderoi të gjithë në Kroaci që u kujdesën për viktimat. “Unë dua të shpreh ngushëllimet e mia në emër të Qeverisë dhe popullit Kroat për të gjitha familjet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Çair, Zudi Koka, ka reaguar ndaj neglizhencës së Qeverisë dhe funksionarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut karshi tragjedisë së bashkëkombasve nga Kosova. Postimi i plotë: Zudi Koka, kryetarë i Degës së ASH – Çair: “Fat në fatkeqësi është që Kosova ka një Qeveri dhe institucione efikase që maksimalisht u angazhuan për të menaxhuar tragjedinë me autobusin në Kosovë. Por, duke patur parasyshë të kaluarën e përbashkët, solidarizimin e ndërsjellë në kohëra të vështira, do të ishte e udhës që Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ambasada jonë në Zagreb, ose të paktën ministrat…

Lexo më Shumë

Ishte e dhimbshme për të parë lotët dhe për të dëgjuar britmat e familjarëve të personave që vdiqën në aksidentin e sotëm. Ata mbërrinë në spital pasditen e së dielës për të identifikuar të dashurit e tyre, shkruan mediumi kroat, Jutarnji.hr. Dhjetë prej tyre vdiqën në vend, dhe megjithëse fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre. Ndërkohë është bërë identifikimi i dy personave të tjerë, familjarët e të cilëve, për arsye të kuptueshme, nuk ishin në gjendje të flisnin. Ata thjesht po kërkonin ngushëllim te…

Lexo më Shumë

Ministri aktual i Ministrisë së Informatikës Jeton Shaqiri do të jetë kandidat i BDI-së, për komunën e Strugës, njofton News33. Këtë lajm e konfirmojnë burime të sigurta brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Thonë se kandidatura e Shaqirit vjen pas anketave të realizuar në teren.

Lexo më Shumë

“ Keq për një plak flokëthinjur me ra në këtë derexhe. Vitin e kaluar u tha shqiptarëve “ja kryeministri shqiptar” (foto 1), duke bërë me shenjë kah kryetari i SDSM-së, Zoran Zaev, pa u skuqur fare, ndërsa sivjet, si në kohët e dashurisë së Enver Hoxhës për Shokun Miladin Popoviq, u thotë shqiptarëve se “pavarësisht se ju kam mashtruar vitin e kaluar me gënjeshtrën ‘kryeministri shqiptar’, këtu e kam Shokun Zoran për t’i bërë betejat e radhës” (foto 2)” – shkruan Faton Fazliu, anëtar kryesie i Alternativa.

Lexo më Shumë

Kurban Bajrami është festë e sakrificës, e devotshmërisë njerëzore dhe e shprehjes së solidaritetit me të tjerët. Mishi i kurbanit të prerë ndahet për ta ndarë sakrificën dhe kënaqësinë e festës me njerëzit që na rrethojnë. Gëzimin e Kurban Bajramit duhet ta ndiejë çdokush! Dhe si për çdo Kurban Bajram, në 15 vite aktivitet, Fondacioni ALSAR e ka treguar solidaritetin me njerëzit në nevojë me shpërndarjen e mishit të kurbanit për mijëra familje anekënd vendit. Ajo çka mund të duket si një ndarje e thjeshtë mishi kurbani është një proces i gjatë dhe i lodhshëm disaditor, i ndërmarrë me qëllimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, me anë të një postimi në facebook, ka njoftuar se ka pasur takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe se janë dakorduar që LSDM-ja dhe BDI-ja bashkërisht të shkojnë në zgjedhjet lokale. Sipas Zaevit, qëllimi i këtij koalicioni parazgjedhor është që të përfshihen sa më shumë parti politike nga koalicioni qeveritar. “Vijojnë procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë të cilët do të jenë personalitete që dinë dhe që janë të përgatitur për ta dhënë rezultatin më të mirë për qytetarët e çdo qyteti, çdo fshati dhe çdo lagje. Mbështetjen e ndërsjellë në…

Lexo më Shumë

NEKSUS Koncepti Qytetar u realizua hulumtimi për perceptimet për NATO-n, ndjesia e përgjithshme për Aleancëndhe njohuritë për aktivitetet të cilat ajo i realizon në shtet.Qëllimi i hulumtimit është të shifet mendimit publik tëqytetarëve në lidhje me një vjetorin e anëtarësimit nëAlenacën e NATO-s. Për nevojat e hilumitimit,  sondazhi u realizua nga M-Prospekt-i cila është agjencion për hulumtim të mendimit publik, në shembull reperezentativ prej 1.000 të anketuarve, më të mëdhenj se 18 vjet, me gabim margjinal prej+/ – 3% dheme nivel të besueshmërisë prej 95%. Ishin përfshirë tetërajonet statistikore, duke marrë parasysh shpërndarjen nëpërmjediset rurale dhe urbane. Nga 1.000 të…

Lexo më Shumë

Me 66 vota “për” Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi nevojën për miratimin e Ligjit për Shtetësi me flamur evropian. Pas kësaj, votimi ligji do të përcillet në Komisionin për Çështje Evropiane dhe më pas do të kthehet për votim në senacë plenare. Pasi ligji është propozuar me flamur evropian debati në komision dhe në seancë plenar në lexim të dytë është i kufizuar nga tre ditë më së shumti. Ligji u vendos dy herë në votim, pasi herën e parë, kryeparlamentari, Talat Xhaferi, thirri ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq që ta elaboroj ligjin, ndërsa përfaqësues janë ministri…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij gjatë inaugurimit të lagjes Compleks Planet në komunën e Sarajit theksoi se me angazhimet e ndryshme si pjesë e Qeverisë kanë arritur që të ofrojnë mundësi të ndryshme për ta bërë vendin më të mirë për jetesë. “Për vendin që e do edhe punon. Varet sa punon për vendin tonë aq edhe e donë. Nëse e duam këtë vend dhe unë mendoj se e duam sepse as atdhe e as vend rezerv nuk kemi. Është në duart tona, është në mundësinë tonë që këtë vend ta ndryshojmë, këtë vend ta bëjmë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Sektori për punë juridike në Shkup, për shkak të interesimit të madh për dhënien e dokumenteve personale, pikat e MPB-së do të punojnë edhe gjatë fundjavës. Objekti te MTV-ja dhe pikat në Beko, Draçevë, Butel dhe Gjorçe Petrov do të punojnë edhe të shtunën, më datë 24.07.2021 me orar 08:00 – 16:00. Ndërkaq të dielën, më datë 25.07.2021 dokumentet do të mund të tërhiqen vetëm te objekti i MTV-së, gjatë periudhës prej orës 08:00 deri në ora 16:00.

Lexo më Shumë

Janë zbuluar disa “minera” që gërryejnë për Bitcoin në lagjen Dizhon të Shkupit, ndërsa kablloja elektrike ka qenë direkt e lidhur në shtyllë në mënyrë ilegale. “Gërmuesi i bitkoinit ka qenë i lidhur me kabllo direkt në shtyllë dhe në mënyrë ilegale. Në këtë mënyrë ka shfrytëzuar sasi të paregjistruar të energjisë elektrike” thonë nga EVN Maqedoni.

Lexo më Shumë