MPB: Dokumentet personale do të mund të tërhiqen edhe gjatë fundjavës

MPB: Dokumentet personale do të mund të tërhiqen edhe gjatë fundjavës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Sektori për punë juridike në Shkup, për shkak të interesimit të madh për dhënien e dokumenteve personale, pikat e MPB-së do të punojnë edhe gjatë fundjavës.

Objekti te MTV-ja dhe pikat në Beko, Draçevë, Butel dhe Gjorçe Petrov do të punojnë edhe të shtunën, më datë 24.07.2021 me orar 08:00 – 16:00.

Ndërkaq të dielën, më datë 25.07.2021 dokumentet do të mund të tërhiqen vetëm te objekti i MTV-së, gjatë periudhës prej orës 08:00 deri në ora 16:00.