Nga Samiti i Shkupit, i organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ku pjesëmarrës ishte edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama deklaroi se “Do u drejtohem në shqip sipas rregullit të vendosur dhe shpresoj që këtë herë përkthyesi të mos jetë si herën tjetër që ma shkatërroi komplet mesazhin dhe uroj që sot të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria dhe Serbia, por edhe nga Mali i Zi, edhe nga Kosova, edhe nga Bosnja, edhe nga Kroacia, edhe nga Sllovenia edhe…
Author: IM
Ka shumë mundësi para nesh dhe asnjëra prej tyre nuk është e dëmshme për askënd, tha në fjalimin e tij hyrës në Forumin Ekonomik në Shkup, kryeministri serb Aleksandër Vuçiq. Ai tha se me këtë iniciativë vendet e Ballkanit po lënë të kaluarën prapa, dhe po punojnë për përmirësimin e standardit të jetesës. “Ajo që ne po bëjmë është që të tregojmë se po lëmë të kaluarën pas, se po shohim përpara, drejt përmirësimit të standardit të jetesës. Kjo nuk është kundër askujt, por ka për qëllim që qytetarët tanë të jetojnë më mirë. Pse të presim lëmoshë kur ne…
Kuvendi me 95 vota “për”, një të përmbajtur ka miratuar Rezolutën për të ashtuquajturat vija të kuqe në bisedimet për zgjedhjen e kontestit me Bullgarinë. Më herët Kuvendi miratoi amendamentin me të cilin në Rezolutën e propozuar nga VMRO-DMPNE-ja u fut emri kushtetues, respektivisht Republika e Maqedonisë së Veriut. VMRO-DPMNE-ja kundërshtoi votimin e këtij amendamenti.
Nga Kim Mehmeti Kryeministri i Shqipërisë, ai e Maqedonisë së Veriut dhe Presidenti i Serbisë janë takuar në Shkup nga ku do e çojnë përpara projektin e tyre të “Minishengenit Ballkanik’, e për të cilin edhe vetë qarqet serbe thonë se është hap i rëndësishëm drejtë realizimit të ‘Botës serbe (lexo: ‘Serbisë së Madhe’). Dhe përderisa dihet se pa Beogradin, sllavo-maqedonasit ndjehen si fëmija pa nënën që e ka lindur dhe e ka mëkuar, shtrohet pyetja e logjikshme: ç’është ajo që Shqipërinë e bënë më të afërt me Serbinë, se sa me Kosovën?! Ku ta dish, vëllazëria mes Piktorit dhe…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka publikuar në Instagram një foto nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Takimi i tyre është mbajtur në prag të Samitit të Shkupit, ku tre liderët pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes tyre. “Ky është një hap i madh për të ardhmen. Bashkëpunimi politik dhe mes njerëzve sjell stabilitet dhe shumë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e rajonit”, shprehet Vuçiç. Presidenti serb thotë se marrëveshjet do të ketë të bëjnë me “agjendën jeshile” në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të tërheqin më shumë…
Megjithë temperaturat përvlëuese që kanë kapluar Maqedoninë e Veriut këtë javë, në orët e sotme të pasditës në disa pjesë të vendit filluan shira intensiv. Të reshurat e shiut janë prezente në gjith kryeqytetin e disa vendbanime të Shkupt janë kapluar nga breshëri. /SHENJA/ https://youtu.be/IXWV6y10Nk0
Mbrëmjen e sotme në Saraj të Shkupit ka pasur përleshje me armë zjarri. Jozyrtarisht, raportohet për një viktim dhe një të plagosur. Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:10. https://fb.watch/70bbPn8eDL/
Përqindja e personave të sëmurë të cilët janë rivaksinuar është me të vërtetë shumë e vogël, rreth 0,02 për qind. Nga gjithsej 330 mijë të rivaksinuar, 92 pacientë janë të sëmurë nga Kovid-19. Kjo është edhe një dëshmi për atë se sa ka efekt vaksina, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dinë dhe të jenë të vetëdijshëm se vaksinimi është mënyra e vetme që të ndryshojë pasqyra e pandemisë. Ministri sot theksoi se në përgjithësi mirë po realizohet procesi gjithëpërfshirës i vaksinimit. Sot pritet të tejkalohet numri prej 500 mijë…
“ Sonte, në një atmosferë impozante e formalizuam degën e Zhelinës, ku për kryetar të degës zgjodhëm Ismen Kasamin nga f.Llërcë të komunës së Zhelinës. Alternativa po dëshmon që është zë i fuqishëm edhe në këtë komunë. Jam tepër i bindur, që surpriza e radhës në zgjedhjet lokale të tetorit do të ndodh me fitoren tonë në Komunën e Zhelinës” – shkruan kryetari i Alternativa, Afrim Gashi.
Skender Shatri, një nga udhëheqësit e Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës, e akuzon Ambasadorin e Maqedonisë në Kroaci, Milaim Fetai për bashkëpunim me shërbimin sekret ushtarak, KOS, derisa shërbenin së bashku në ish-Ushtrinë Jugosllave në vitin 1985. Shatri bëri akuza të tilla në fillim të korrikut ndërsa po fliste në televizionin Klan Kosova, ku ai foli për trajtimin e ushtarëve shqiptarë të Kosovës nga ushtria Jugosllave. “Mbaj mend një rast kur inteligjenca ushtarake më dërgoi një djalë të më ndiqte. Milaim Fetai, nga zona e Gostivarit, nga fshati Cegran, kishte përfunduar studimet në Kroaci. Ai kishte përfunduar studimet e tij…
Zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiq ka folur pas hetimeve të para rreth aksidentit tragjik në Kroaci të autobusit të linjës Frankfurt-Kroaci. “Sipas fakteve të vërtetuara deri më tani, bëhet fjalë për një autobus që ka dal jashtë rrugës. Autobusi udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë. Drejtuesi i autobusit u kap në vendin e ngjarjes, ndërkohë u arrestua, po ndërmerren veprime të tjera provuese për fillimin e procedimit penal”, tha fillimisht ai, shkruan Dnevnik.hr. “Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e një automjeti në një mënyrë që lëvizte në mënyrë jo të duhur, ai nuk e përdori shiritin e trafikut, duke…
Dhjetë persona kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur të dielën, pas daljes nga rruga të një autobusi me targa të Kosovës, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci. Vëllai i vogël i shoferit që ka humbur jetën në këtë aksident, Ilir Sylmetaj, thotë se rreth orës 8:30 janë njoftuar nga agjencioni ku ka punuar së vëllai i tij nuk i ka mbijetuar aksidentit. “Sot në mëngjes para orës 6:00 kemi kontaktuar me vëllai dhe na ka njoftuar se kanë arritur shëndoshë e mirë në Austri”, ka treguar për RTV Dukagjinin, Ilir Sylmetaj. “Gjatë ditës kemi bërë apel…

