Afaristi kosovar, Shkëlqim Devolli, është takuar sot në Sarajevë me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Temë e bisedës së tyre ka qenë zhvillimi ekonomik i rajonit, si dhe marrëdhëniet tregtare në mes të shtetit turk dhe Kosovës. Presidenti Erdogan i ka shprehur Devollit admirimin për Kosovën, duke potencuar marrëdhëniet speciale ndërmjet të dy popujve. Afaristi kosovar, në anën tjetër, e ka falënderuar presidentin turk për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe popullit të saj, duke nënvizuar se ka hapësirë për intensifikim edhe më të madh të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet rajonit dhe Turqisë.
Author: IM
Nga Kim Mehmeti Mediat raportojnë për protestat e ‘QIKA’-ve të Kosovës që paskan hedhur ngjyrë të kuqe mbi godinën e Qeverisë dhe që paskan brohoritur: “Kryeministër i ke duart me gjak”?! Me çka del se për disa nga ato, e keqja e vendit, fillon e mbaron me këtë Qeveri dhe me këtë Kryeministër, e jo me ata që dy dekada me radhë, i rrënuan vlerat familjare, sistemin arsimorë, atë të shëndetësisë, të drejtësisë…, pra jo me ata që njëzet vite me radhë, e zhvatën dhe varfëruan Kosovën, duke e bërë shoqëri të përshtatshëm për të rritur monstra, të cilat monstra…
Komuna e Tetovës sot ka mbajtur mbledhjen e Shtabit të Krizës ku ka diskutuar për gjendjen me koronavirusin. Është bërë e ditur se do të hapen pika të reja të vaksinimit, ndërsa është kërkuar edhe shtyrja e fillimit të mësimit për një javë. “Si pikë parë e vaksinimit nga nesër e (premte 26.08.2021) do të fillojë me punë qednra e vaksinimit tek Muzeu i Qytetit apo ish Shtëpia e Armatës që do funksionojë me 3 ndrime nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 24:00 të mesnatës, si dhe pika e re e vaksinimit në ambulantën e fshatit Poroj. Apelojmë që…
Kosova dhe Maqedonia e Veriut rrezikojnë të hiqen së shpejti nga lista e të ashtuquajturave shtete të sigurta, sa i përket pandemisë së koronavirusit. Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të besueshme se Sllovenia, si vend kryesues i Bashkimit Evropian, ka përpiluar një listë të re të vendeve, në të cilat duhet të kthehen masat kufizuese sa i takon lëvizjes në BE, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Shtetet anëtare të BE-së do të votojnë në ditët në vijim për miratimin e listës së përditësuar. Përveç Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mësohet se BE-ja ka përfshirë në listën…
-Nuk ka diskutime për karantinë speciale dhe kufizime shtesë, kështu u përgjigj fillimisht sot kreu i ekzekutivit Zoran Zaev i pyetur nëse mendohet për karantinim të rajonit të Pollogut për shkak të situatës me pandeminë, transmeton Alsat. Zaev tha se institucionet, sipas parametrave, presin që situata me pandeminë në Tetovë dhe Gostivar të stabilizohet. “Është mirë që në ditët e fundit numrat siç po rriten, në një nivel po stabilizohen në dy qytetet më të eksponuara, ku fillimisht nisën të rriten numrat, respektivisht në Tetovë dhe Gostivar”, deklaroi Zaev.
Ministria e Shëndetësisë njofton se prej ditës së sotme procesi i vaksinimit do të zhvillohet edhe në sallën “Boris Trajkovski” (Arena A1), respektivisht në të ashtuquajturën salla e vogël. Qytetarët do të mund të imunizohen kundër Covid-19 pa caktuar termin. “Vaksinimi dhe rivaksinimi vazhdon edhe nëpër poliklinikat tjera të Shkupit, si dhe në pikat e tjera të vaksinimit në vend”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për shoping multifunksional, argëtues apo një projekt tjetër me karakter social, kompleks rezidencial luksoz ose vendpushim elitar, grupi BALFIN, një nga grupet më të mëdha investuese në rajon, është i njohur për standardet dhe risitë e larta që zbaton në projektet e veta, në të gjitha vendet evropiane ku vepron. Investimet e Balfin në fushën e ndërtimtarisë ndryshojnë në të vërtetë mënyrën e jetesës, pavarësisht nëse projekti realizohet në Shqipëri, Maqedoni, Holandë, Austri… duke krijuar një ndikim të rëndësishëm ekonomik, duke hapur vende të reja pune, duke rritur standardet e jetesës. Në vitin 2021 BALFIN vazhdoi…
Xhevdet POZHARI Nëse do të kisha një vajzë, nuk do të doja asgjë më shumë e as më pak se ti. Me të njëjtën pastërti, energji, bukuri, të njëjtat ëndrra për jetë… Do ta mbaja dorën përgjithmonë përballë secilës furtunë. Marigonë, ëngjëll, do të bisedonim pafund për secilin shqetësim. Pa droje, pa e vra kokën nëse i pëlqen ose jo botës. Por, e pranoj – do ta vëzhgoja çdo lëvizje tënde nga frika se mos i ndodh diçka flokut tënd, e lëre më me shumë. Rinia e ka shenjë njohëse vrullin dhe i ka hije edhe të gabojë. Bija ime,…
Prokuroria Themelore në Ferizaj, saktësisht Departamenti për Krime të Rënda, dha detaje të tjera në lidhje me rastin tragjik që ndodhi në Ferizaj ku një 18-vjeçare ishte dërguar në Emergjencë pa shenja jete. Prokuroria thotë se i dyshuari D.K., i cili gjendet në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Tashmë D.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).…
Kanë mbetur edhe 9 ditë deri kur qytetarët tanë dhe të huaj mund të lëvizin lirshëm nëpër kufijtë e Maqedonisë së Veriut. Pas 9 ditësh, përveç pasaportave dhe letërnjoftimeve, për të kaluar kufirin, do të kërkohet edhe një covid dokument. MASAT ANTI-COVID NË KUFI – certifikatë / vërtetim për vaksinën anticovid, gjegjësisht pranimin e dy dozave të vaksinës kundër Covid-19 ose – certifikatë / vërtetim për kalimin e Covid-19 në 45 ditët e fundit, nga dita e shërimit, ose – vërtetim mjekësorë me rezultat negativ nga PCR test i realizuar 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë…
Pamjet që po shikoni vijnë nga Korça, aty ku po mbahet koncerti i Goran Bregoviç që është shoqëruar dhe me incidente. Videoja e publikuar nga Albanian Post tregon momentin kur policia shoqëron disa persona. Një prej tyre nis të përplaset me efektivët dhe të ofendojë qytetarët serbë. “Serbë doni…? Mbajini kur***…doni serbët ju, çfarë po të bëj unë ,”- thotë ai. Një tjetër kërkon që policia ta lëshojë. “Më lër more se vij vetë unë, ç’më kap ashtu,”- thotë ai. Mbrëmjen e sotme në koncertin e Goran Bregoviç u hodh gaz lotsjellës. Burra, gra e fëmijë nisën të iknin nga koncerti me…
Policia ka shoqëruar disa persona pas hedhjes së gazit lotsjellës gjatë performancës së Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket momenti teksa të rinj të tjerë shkojnë pranë furgonit të policisë dhe nisin të përplasen me efektivët. Kjo zgjati vetëm pak çaste pasi ndërhynë efektivë të tjerë për të shpërndarë të rinjtë që iu afruan furgonit. Gazi lotsjellës u hodh në një zonë plot me spektatorë, të cilët duket u larguan me shpejtësi. Pavarësisht kësaj situate, performanca e Bregoviç nuk është ndërprerë në asnjë moment. Më parë, u raportua se ishin…

