“Tendenca për të manipuluar opinionin publik “nga ana e Arben Taravarit duket që ka ngelur arma e vetme e tij për të qëndruar në skenën politike. Si në çdo paraqitje tjetër publike, ashtu edhe në intervistën e tij në emisionin “Zoom” të portalit Zoom.Mk. e luajti rolin e viktimës, manipuluesit, mashtruesit dhe dinakut njëkohësisht. I ndodhur para një presioni të madh të humbjes së sigurt të zgjedhjeve të 17 Tetorit, Taravari me qëndrimet e tij jo konzistente tha një të vërtetë të madhe se nuk është Kryetar komune, por është vetëm një maskotë. Taravari me qëndrimet e tij në këtë…
Author: IM
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje në kufirin e Bllacës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi është kapur me test PCR negativ të falsifikuar. “Më 01.09.2021 në ora 17.15 në vendkalimin kufitar “Bllacë e poshtme”, policët kanë privuar nga liria S.G.(31) nga Kosova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka dorëzuar test PCR të falsifikuar. Është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftim, transmeton TV21. Ndërkaq dje kanë hyrë në fuqi masat në kufij. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt nuk mund të hyjnë dhe dalin nga vendi pa dorëzuar njërin nga tre dokumentet: certifikatë se…
Kryeministri Zoran Zaev sot para mediave para fillimit të regjistrimit të popullatës tha se ka mundësi që nëse ndonjë amvisëri e caktuar nuk dëshiron të pranojë regjistrues të pavaksinuar, në të njëjtën adresë do të dërgohet regjistrues i vaksinuar. “Bisedova edhe me Ministrinë e Drejtësisë si dhe me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika dhe gjatë regjistrimit do të mundohemi të kemi fleksibilitet maksimal që ata qytetarë që do të refuzojnë regjistrues të pavaksinuar të regjistrohen në regjistrues me vaksinë”, tha Zaev. Sipas tij, numri do të jetë i vogël i atyre qytetarëve që do të kërkojnë ndërrimin e regjistruesit.…
Siç njoftojnë nga Drejtoria Doganore, gjatë kontrollit në autobus në vendkalimin kufitar Deve Bair, inspektorët doganor zbuluan 100 mijë franga të padeklaruara. “Në VK Deve Bair për dalje është paraqitur një autobus me tabela të Maqedonisë GV7396AD të firmës Ekspres Turizëm nga Gostivar, e drejtuar nga H.O, shtetas i Turqisë i cili vozit në linjën e rregullt Gostivar – Stamboll. Gjatë kontrollit të detajuar dhe kontrollit të shoferit janë gjetur dy paket të paparaqitura të mbuluara me qese të zezë dhe aty janë gjetur 100 mijë franga”, njoftojnë nga dogana. Mjetet devizore janë konfiskuar me vërtetim, ndërsa kundër shoferit do…
Ua shtriva dorën atyre të cilët identifikohen si opozitë dhe të bëjmë bllok të përbashkët politik. Në atë mënyrë më lehtë do të bëjmë delegjitimim të pushtetit, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski duke qenë mysafir në emisionin “Fli nëse mundesh” që emitohet në televizionin Alfa duke folur për ofertën te udhëheqësia e së Majtës që t’i mbështesë kandidatët e opozitës nëse kjo parti politike me të vërtetë dëshiron ta delegjitimojë pushtetin. Jam i çuditur, tha Mickoski, si nuk e shohin qëllimin përfundimtar, ndërsa ai është të bëhet bllok më i gjerë opozitar. Mickoski u bëri thirrje anëtarëve, simpatizantëve të…
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, paralajmëroi sot përjashtmin nga radhët e LSDM-së kreun aktual të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievskin. Kjo për shkak se Dimitrievski do të garoj edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, por jo si kandidat i LSDM-së, por si kandidat i pavarur. “…Kjo nënkupton edhe hyrjen në një konkurrencë me subjektet politike të cilat tradicionalisht janë oferta e parë për qytetarët përmes programeve politike, përmes vizioneve për paraqitjen e tyre. Të gjitha partitë, ashtu edhe LSDM-ja, kur do të ketë për kundërshtar një anëtarë të deritanishëm për të cilin LSDM-ja ka kontribuar për të ardhmen e tij,…
Në vendkalimet kufitare për hyrje-dalje nga shteti nuk ka pritje të gjata, informojnë mëngjesin e sotëm nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Nga LAMM bëjnë apel për kujdes në rrugën Katllanovë-Veles, Mavrovë- Dibër-Strugë dhe Vinicë-Berovë-Koçani.
Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Janë aplikuar gjithsej 1.280.332 doza të vaksinës, ndërsa 547.105 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 12.022 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 4.179 qytetarë. 53% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 28% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të…
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur para pak çasteve në afërsi të pompës së benzinës “Arena” në Çair. Siç mëson TV SHENJA, i vdekur ka mbetur një person i moshës rreth 30 vjeç. Policia menjëherë ka dalë në teren dhe janë duke siguruar vendin ku ka ndodhur ngjarja tragjike. Nuk dihen ende motive pse ka ndodhur vrasja. Fotoja më poshtë është nga vendi i ngjarjes.
Një rast tepër i rrallë ka ndodhur para disa ditësh në Kosovë. Një burrë i moshës 33 vjeçare para katër ditësh e kishte përbirë një telefon. E me këtë u dashtë të merren mjekët e Klinikës së Gastroentetologjisë në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. Si ka shkuar operimi ka folur mjeku Skender Telaku. “Mashkulli 33 vjeç para katër ditësh e kishte përbirë një telefon të vogël. Me rrugë endoskopike, pra pa e prerë lukthin, nxorëm telefonin e ndarë në tri pjesë. Pa komplikime”.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar qëndrimin e tij pro nismës “Ballkani i Hapur”. Në intervistë ekskluzive me gazetaren e ABC Linda Karadaku, ai shprehet se ky është një proces që mbështetet nga BE dhe SHBA ndërsa e cilësoi moment të rëndësishëm për të afruar BE me SHBA-të. “Çështja e Ballkanit të Hapur është vazhdimësi e procesit të Berlinit. E mbështet edhe BE edhe SHBA dhe është si një moment i rëndësishëm për të afruar vendet në BE sepse këto vende kanë specifika të ndryshme. Sigurisht duhet para një afrim dhe parapërgatitje për t’u anëtarësuar në BE. Nuk është…
Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme zbatoi aksion të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë për dënim të automjeteve që kanë tejkaluar shpejtësinë. Gjatë këtij aksioni janë dënuar 652 shoferë, ndërsa prej tyre 61 automjete kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar, 22 me mbi 70 kilometra në orë nga shpejtësia e kaluar. Gjithsej 312 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të populluara, ndërsa 340 të tjerë jashtë vendbanimeve, përkatësisht në autostradë. Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat…

