Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka reaguar ndaj një ceremonie të zhvilluar sot nga Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale të Serbisë, ku u shpall publikisht përfshirja e Maqedonisë së Veriut në projektin serb “Sërbski Svet”, duke e quajtur këtë një akt të rëndë kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të shtetit. Sipas ASH kjo paraqet një miratim zyrtar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për gjithë atë që ndodhi e u tha nga ministrja sërbe. Në deklaratën zyrtare të kësaj force politike, thuhet se në aktivitetet e mbajtura në Manastir dhe Kajmakçallan, Maqedonia e Veriut u cilësua…
Author: IM
Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të bartësit të listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”, Mesut Bajrami: Kumanova gjithmonë ka qenë në shërbim të kombit shqiptar sa herë që e ka kërkuar nevoja! Si në demonstratat e vitit 1988, ashtu edhe në luftën e Kosovës dhe në luftën e vitit 2001. Prandaj jam i bindur se kumanovarët më 19 tetor do t’ua japin shkelmin e parafundit atyre që thoshin se po e bëjnë “ndryshimin”. Vërtet, për kaq pak kohë qeverisjeje e bënë “ndryshimin”, por ndryshim i cili vetëm sa i nëpërkëmbi edhe më shumë shqiptarët e Kumanovës, duke…
Bie ndjeshëm numri i nxënësve, kriza demogafike kërcënon sistemin arsimor… Greqia po përballet me një krizë demografike, e cila po sjell pasoja të rënda në arsim. Për vitin akademik 2025-2026, 721 shkolla nga gjithsej 13,478 do të pezullojnë aktivitetin për shkak të mungesës së nxënësve. Sipas Ministrisë Greke të Arsimit, numri i mbylljeve është çdo vit në rritje. Krahasuar me vitin 2018-2019, ku u pezulluan 247 shkolla fillore dhe 312 kopshte, këtë vit shifrat kanë arritur në 324 shkolla fillore dhe 358 kopshte. Fenomeni prek veçanërisht zonat rurale, por nuk përjashtohen qytetet e mëdha, përfshirë Athinën. Shumë shkolla nuk arrijnë…
Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët, duke thënë se çdo bisedë është pjesë e planit për një qeverisje më afër njerëzve. “Mbrëmë ishim mysafirë në familjen e Ramadan Bejtulit në Fushë Topane. Takime të tilla janë pjesë e angazhimit tonë për të qëndruar afër qytetarëve, për të dëgjuar nevojat dhe shqetësimet e tyre, dhe për t’i informuar mbi projektet që po realizojmë për komunitetin,” ka shkruar ai. Mexhiti theksoi se Çairi është vatra kryesore e angazhimit të tij politik: “Çairi është zona ku përqendrohet puna jonë më intensive, dhe besojmë…
Shkruan: Abaz Emini, trajner i reprezentacionit në mundje, trajner i Klubit të Mundjes “Liria” “Ministrat shpërblejnë servilët, jo kampionët! Çmimi “8 Shtatori” është fyerje ndaj sportit dhe kombit shqiptar!” Nuk është hera e parë që institucionet e këtij shteti nëpërkëmbin mundin dhe meritat e shqiptarëve, por këtë herë maska ra plotësisht! Çmimi “8 Shtatori”, që duhej të ishte simbol i respektit për ata që kanë ngritur sportin dhe kombin, është shndërruar në turp dhe instrument të diskriminimit politik e etnik. Unë, Abaz Emini, trajner i reprezentacionit në mundje, trajner i Klubit të Mundjes “Liria”, kampion në ish Jugosllavi dhe medalist…
Nga Kim Mehmeti Përfaqësuesi i VLEN’it si koordinator në kabinetin e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut e paska akuzuar Kryeministrin e Shqipërisë se me megafonat e tij në Shkup vepron si i tërbuar për ta dëmtuar VLEN’in dhe dinjitetin e shqiptarëve të Maqedonisë. Që do të thotë se dinjitetin kolektiv të shqiptarëve të këtushëm e barazon me atë të atyre që atë fare nuk e kanë – të dhjetëra drejtuesve interesxhinj të VLEN’it?! Në të vërtet ky nuk është rasti i parë kur dikush i mbron shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nga Tirana zyrtare, ngaqë ka muaj që një gjë…
Kryetari i forumit rinorë të Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Tetovë, Art Zylbeari përmes një postimi ka reaguar ndaj ngjarjeve të sontme në Tetovë ku u rahën brutalisht disa të rinjë të shkollës së mesme ekonomike në Tetovë. Rahja brutale nga ana e një grupi maqedonas është tregues i qartë se klima e urrejtjes dhe diskriminimit po përshkallëzohet në mënyrë alarmante, shkruan Top24 Zylbeari në reagimin e tij shkruan se “Ajo që e bën edhe më dramatike këtë situatë është heshtja dhe mosveprimi i institucioneve shtetërore. Policia deri tani nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për parandalimin e akteve të…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar me një deklaratë pas një sulmi të rëndë me prapavijë ndëretnike që ka ndodhur sot në qytetin e Tetovës. Sipas deklaratës së BDI-së, një grup personash të nacionalitetit maqedonas kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë, adoleshentë, të cilët kanë mbetur të lënduar rëndë. Partia e cilëson incidentin si një “akt barbar, të rrezikshëm dhe të papranueshëm”, që përbën kërcënim serioz për qetësinë publike dhe marrëdhëniet ndëretnike. Më poshtë reagimi i plotë i BDI: E dënojmë ashpër aktin e dhunës së paprecedent që ka ndodhur sot në qytetin e Tetovës, ku një grup më…
Shkruan: Arben Fetai E dënoj ashpër tentimin për frikësim të gazetarit Naser Selmani, të raportuar nga vetë ai nëpërmjet rrjeteve sociale. Për ne, liria e shprehjes dhe liria e mediave janë të shenjta dhe do t’i mbrojmë me përkushtim, edhe kur nuk pajtohemi. U bëj thirrje organeve kompetente ta zbardhin rastin sa më shpejt që është e mundur.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj sulmit ndaj automjetit të gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar atë si një akt të shëmtuar dhe të papranueshëm, që synon frikësimin dhe heshtjen e zërit kritik në vend. Në një deklaratë për media, BDI thekson se liria e shprehjes dhe siguria e gazetarëve janë themele të çdo shoqërie demokratike, dhe se çdo përpjekje për t’i cenuar ato përbën “goditje të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë”. “Çdo sulm ndaj një gazetari nuk është vetëm kundër një individi, por kundër të gjithë shoqërisë. Dhe kjo nuk mund të lejohet”, thuhet në deklaratë. BDI u ka…
Sulmi i mëngjesit ndaj automjetit të gazetarit të njohur nga Shkupi, Naser Selmani, ka shkaktuar një valë reagimesh në opinionin publik dhe politik të Maqedonisë së Veriut. Gazetari njoftoi se një person i panjohur kishte dëmtuar me thikë gomën e makinës së tij të parkuar para banesës, akt që ai e cilësoi si përpjekje për frikësim dhe heshtje të fjalës së lirë. Selmani, duke iu drejtuar autoriteteve, kërkoi zbardhjen e autorëve dhe inspiratorëve të ngjarjes, ndërsa u bëri thirrje drejtuesve politikë të dënojnë aktin. Reagimet nuk vonuan: kryetari i ASH-së, Arben Taravari, e cilësoi sulmin si tregues të “ditëve të…
Një ekip i njohur ekspertësh nga Turqia, i udhëhequr nga Bajram Vardar, tashmë ndodhet në Çair dhe ka filluar punën në terren për hartimin e Master Planit zhvillimor të kandidatit të Vlen për kryetar komune, Izet Mexhiti. Me një përvojë në planifikim urban, arkitekturë dhe menaxhim hapësinor, këta profesionistë po punojnë për të sjellë një vizion modern, funksional dhe të qëndrueshëm për të ardhmen e komunës së Çairit, thonë nga ekipi i tyre. Në përbërje të ekipit janë disa nga emrat më të respektuar në fushat përkatëse, si: Nadir Doğan, planifikues urban me diplomë nga Universiteti “Gazi”, themelues i kompanisë…

