Author: IM

Të enjten në Aeroportin e Shkupit dhe në hapësirën ajrore mbi kryeqytet, do të organizohen aktivitet për të demonstruar mënyrën e zbatimit të misionit të NATO-s për patrullim ajror mbi Maqedoninë e Veriut. Gjatë këtij aktiviteti, publiku mund të njoftohet dhe të jetë dëshmitar i mënyrës se si zbatohet patrullimi ajror dhe po ashtu të njoftohet me avionët ushtarak të NATO-s si F-16 dhe AVAKS. Me këtë ngjarje, do të shënohet edhe përfshirja e hapësirës ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në sistemin e NATO-s për patrullim ajror.

Lexo më Shumë

Të paktën për një periudhë nuk do të ketë bashkëpunim të përkthyer në një marrëveshje tjetër mes partive opozitare shqiptare. Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, i zhgënjyer nga partneri i deritanishëm i koalicionit, Alternativa, thotë se për momentin nuk mendon se do të ketë koalicion me Lëvizjen Besa, edhe pse këtë çështje nuk e kanë diskutuar akoma në organet e partisë. Sela këto komente i bëri në emisionin “200” në Alsat. “Ne kemi bërë koalicione sepse ju e dini se sa këtë e ka kërkuar populli, qytetarët, që të ketë një koalicion. Ne e kemi bërë edhe për…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski e ka quajtur “koalicion plasteline” shumicën parlamentare të udhëhequr nga LSDM. Duke komentuar pakënaqësitë e partnerëve koalicionues të LSDM-së, si pasojë e marrëveshjes me Alternativën, Mickoski tha se të gjithë këta partnerë në komunikim privat me kryetarin e VMRO DPMNE-së shprehin vazhdimisht pakënaqësi ndaj LSDM-së. Kjo shumicë, sipas Mickoski, do të zgjasë vetëm disa javë. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË “Të gjithë aty janë të pakënaqur, kur flasin me mua të gjithë janë të pakënaqur. Aty nuk dihet kush është i kënaqur, madje edhe në LSDM mes vete shprehin pakënaqësi. Ky është koalicion…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela mbrëmjen e së dielës ka qenë në vizitë ngushëlluese në Studeniçan të Shkupit te familjarët e viktimave të aksidentit tragjik të Bullgarisë, ku humbën jetën 45 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa 7 pasagjer i mbijetuan aksidentit. Me këtë rast Sela në emër të subjektit politik që e përfaqëson dhe në emrin e tij edhe njëherë nga afër u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.(PRESSonline.mk)

Lexo më Shumë

“Elektrodistribuimi vazhdimisht gjatë shumë viteve ka bërë investime të mëdha dhe mundohet të bëjë rekonstruimin e rrjetit në Gërçec, por ekipet gjithmonë hasin në ofendime dhe kërcënime për jetën, si dhe kërcënime për shkaktim të dëmeve materiale nga ana e banorëve. Defektet në këtë fshat ndodhin si rezultat i mbingarkimit të rrjetit nga vetë banorët të cilët ilegalisht shfrytëzojnë energjinë elektrike për nevojat e tyre si dhe për gërmimin e bitkoinave. Pas shfaqjes së defekteve, banorët edhe pse lajmërojnë se nuk kanë energji elektrike, prapëseprapë nuk i lejojnë ekipet e Elektrodistribuimit ta sanojnë defektin. Elektrodistribuimi edhe pse vazhdimisht investon në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t’iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari. “Sot me nderime të larta shtetërore përcollëm për në banesën e fundit bashkëqytetarët tanë të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari”, është shprehur Ahmeti. “Ndajmë dhimbjen e madhe me gjithë familjarët. Shpirti i tyre u prehtë në paqe”, ka shkruar kryetari i BDI-së në Facebook.

Lexo më Shumë

Ziadin Sela Ata nuk janë me aftësi të kufizuara, por jemi ne që ua kufizojmë mundësitë dhe ua rëndojmë sfidat me të cilat përballen. Ata nuk kanë nevoja të veçanta, por kanë të drejtën e tyre të jetojnë në kushte dhe mundësi të barabarta me gjithë të tjerët. Secili prej tyre madje ka aftësi të veçanta të cilat nuk mund t’i shfaqin e kultivojnë shpesh herë, për shkak të pengesave që ua kemi krijuar ne të tjerët duke përshtatur këtë botë sipas egove dhe dëshirave tona. Si shoqëri dhe shtet duhet të reflektojmë, të vetëdijësohemi dhe të rikthejmë njeriun brenda…

Lexo më Shumë

Ulja e gjobave, rritja graduale e çmimeve të qeseve dhe shtyrja e zbatimin të ligjit, janë disa nga kërkesave të shoqatës së prodhuesve të qeseve, në mënyrë që prodhuesit të përshtaten me ndryshimet e reja. Këto kërkesa i kanë paraqitur në Qeveri dhe Ministrinë e Mjedisit por thonë se ato kanë hasur në vesh të shurdhër. Sipas tyre, ky ligj në vendet evropiane është zbatuar brenda 7 viteve. “Së pari kërkojmë heqjen e çmimit prej 15 denarësh sepse jo vetëm që nuk ka asnjë logjikë tregu, por është edhe shumë më i lartë në krahasim me vendet tjera. Ne besojmë…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin mars të vitit të ardhshëm. Në një intervistë për emisionin “Rruga drejt…” që transmetohet sonte në ora 22:00 në Alsat, Mickoski ka thënë se zgjedhje të parakohshme do të kërkojnë edhe vetë partitë që aktualisht mundohen të formojnë shumicën parlamentare. Lidhur me bashkëpunimin me partitë shqiptare, Mickoski thotë se opsioni i vetëm mbetet opozita shqiptare. Ai shprehet i bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, partia e tij do të fitojë bindshëm dhe nuk do të mund të kushtëzohet nga BDI-ja për formimin e Qeverisë. Madje, lideri i…

Lexo më Shumë

Derisa AlternAtivA i vazhdon bisedimet për përfshirje në shumicën parlamentare, sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari Hysni Ismaili, ka qëndruar në Tiranë, me ftesë të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve si dhe për rëndësinë e madhe që ka hapja e negociatave për aderim në BE për Maqedoninë e Veriut, ngase nga kjo varet edhe fillimi i negociatave për Shqipërinë. Kryeministri Rama e ka falënderuar kryetarin Gashi për vizitën dhe e ka inkurajuar për rolin konstruktiv që e luan Alternativa në këtë kohë…

Lexo më Shumë