Ramadan Ramadani E thamë edhe në analizën e kaluar dhe do e përësirisim se me e kqyr hollë e hollë dyja taboret politike kryesore shqiptare ne Maqedoninë e Veriut kanë shumë mangësi dhe hendikepe e duken si në proverbin me deven kur e kanë pyetur se pse e ka qafën e shtrembërt e deveja u është përgjigjur pse çka po shifni të drejtë tek unë e po pyetni për qafën?! Por, kështu në dy analiza në vijim e zgjedhëm nga një hendikep për secilën nga VLEN dhe AKI, e nëse diçka ne ia qëllojmë, ata kanë kohë ende të i…
Author: IM
Imet Shtrajku, kryetar i këshillit vendor të BESA Rashçes dhe pjesë e koalicionit VLEN, nga sot zyrtarisht i bashkohet Aleancës Kombëtare për Integrim. Në një deklaratë për mediat, Shtrajku theksoi se vendimi është marrë pas një analize të thellë dhe bindjes së plotë se vetëm përmes një angazhimi të bashkuar ndër shqiptarë mund të arrihet përfaqësimi i drejtë dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare. “Ky është një hap i domosdoshëm për kohën në të cilën ndodhemi, për të parandaluar nënçmimin që iu bëhet shqiptarëve dhe për të rikthyer dinjitetin kombëtar përmes bashkëpunimit me strukturat e Aleancës Kombëtare për Integrim”, tha…
Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Dr. Mahmut Çevik gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut, ku pas disa vizitave zyrtare, delegacioni dje mori pjesë në një ceremoni në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gostivar, ku është përmirësuar infrastruktura teknike dhe është rinovuar salla e mbledhjeve. Delegacioni u prit nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Eljesa Aliji. Në deklaratën e tij, ambasadori Ulusoy shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen e TIKA-s për Gjykatën e Shkallës së Parë të Gostivarit. Ulusoy theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për projektet e zhvillimit në Maqedoninë e Veriut,…
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka ofruar mbështetje në fushat e kujdesit shëndetësor dhe të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu. TIKA siguroi pajisje për Klinikën e Veshit, Hundës dhe Fytit në Kompleksin Nëna Tereza të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Në një program të mbajtur në universitet për të shënuar përfundimin e projektit morën pjesë ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, nënkryetari i TİKA-s, Mahmut Çevik, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Azir Aliu, si dhe stafi i spitalit. Ministri Aliu theksoi se TIKA ka ofruar mbështetje në të gjitha fushat e nevojshme…
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar një tjetër vizitë në fshatin Nerovë, ku u takua me vogëlushët e këtij komuniteti, duke shpërndarë çanta, abetare, libra dhe materiale të tjera didaktike. Në vijim shkrimi i plotë i Meidanit: Serish vizitova me kënaqësi vogëlushët e Nerovës për të shpërndarë çanta, abetare, libra dhe materiale didaktike 📚🧡 Shpresoj që herën tjetër t’i gjej në shkollën e re që aq shumë e meritojnë. Deri atëherë, do t’i qëndrojmë pranë me çdo mundësi që kemi. Këtë vizitë e ndava me miqtë e mi: deputetin e zonës z. Musa…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e tij z. Fatih Ulusoy. Pas takimit, Limani u shpreh se ishte një nder dhe kënaqësi të mirëpriste ambasadorin Ulusoy, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy vendeve. “Nder dhe gëzim të prisja sot ambasadorin e Turqisë, Shkëlqesinë e tij Fatih Ulusoy. Folëm për bashkëpunime të shumta, të cilat janë të natyrshme me një shtet vëlla si Turqia,” deklaroi kryetari Limani.
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj drejtuesve të koalicionit opozitar VLEN, duke i akuzuar për mashtrim të elektoratit shqiptar dhe bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka shkruar: “O të mjerë, zagarë nuk është populli që ju e mashtruat, por ata që sot rrijnë te këmbët e Mickoskit, pa legjitimitetin e shqiptarëve.”
Deputeti Salih Murat ka bërë sot një deklaratë publike, ku njoftoi se Lëvizja për të Drejtat dhe Demokracinë e Turqve të Maqedonisë tashmë gëzon përfaqësim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, si pjesë e koalicionit Fronti Evropian (Aleanca Kombëtare për Integrimi). Në deklaratën e tij, Murat theksoi se lëvizja ka evoluar në një forcë politike të fuqishme që mbron të drejtat e komunitetit turk në vend. “Lëvizja jonë i mbështet të gjithë kandidatët në zgjedhjet lokale nën ombrellën e AKI,” – u shpreh ai. Ai gjithashtu bëri të ditur se, në bazë të marrëveshjeve me partnerët e koalicionit, Lëvizja për…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në konventën promovuese të AKI-së, tha se këto zgjedhje janë një referendum plebishitar. Ai tha se në këto zgjedhje janë bërë bashkë, për shkak se brenga e tij personale ka qenë rruga evropiane e vendit. “Ne ngecëm këtu, fatkeqësisht jemi duke u larguar nga ajo rrugë. Shqipëria hapëron para, Mali i Zi gjithashtu, ndërsa Maqedonia ngec. E di që më 19 tetor do të jetë plebishit, fitore e madhe, tani për tani është 2:1 me një fushatë pozitive të mirë, ajo do të arrije deri 3:1”, tha Taravari, raporton SHENJA. Taravari tha se në këtë…
Në konventën promovuese të AKI-së, Zejd Rexhepi, kandidat për Qytetin e Shkupit dhe lider i partisë Populli tha se gjithmonë shqiptarët kanë ditur që të rreshtohen në anën e duhur të historisë. “Andaj kur i shoh kështu, në këto zgjedhje, edhe pse janë lokale, kanë interes të mbindërtimit dhe krijimit të kushteve më të mira për komunat tona, por këto zgjedhje janë edhe referendum për përmbysjen e kësaj qeverisje antishqiptare”, tha Zejd Rexhepi, raporton SHENJA. Zejd Rexhepi tha se edhe kjo qeveri do të zgjate 18 muaj, po aq sa qeveria VMRO-DPMNE- PDSH gjatë vitit 2006. Rexhepi, tha se heronjtë…
Naser Selmani Ali Ahmeti paralajmëroi qeverinë e Mickoskit se, nëse nuk zhbllokon procesin e eurointegrimeve, qytetarët nuk do të kenë zgjedhje tjetër veçse shpëtimin ta kërkojnë duke iu mbështetur Shqipërisë ose Bullgarisë. Ai gjithashtu kërkoi nga qeveria të mos nxisë gjuhën e urrejtjes mes qytetarëve, sepse nuk ekziston asnjë rrezik që vendi të merret as nga shqiptarët, e as nga bullgarët. Në vend që partitë politike dhe mediat maqedonase ta vlerësonin këtë thirrje të sinqertë si një përpjekje për zgjim të politikës maqedonase dhe paralajmërim për rreziqet që i kanosen vendit, ato nisën një fushatë agresive denigruese kundër tij. Mickoski…
Arben Ramkaj Sot, personazhi B. Blushi, i njohur për shkrimet e tij në hapësirën publike, botoi një tekst ku justifikon dhimbjen, vdekjen dhe shfarosjen e një populli të tërë. Me fjalë të ngritura dhe terma moralë, ai u përpoq të arsyetojë pse disa fëmijë, gra dhe pleq nuk e meritojnë shtetin dhe, si rrjedhojë, as jetën. Ishte një shkrim që mbante erën e ftohtë të racizmit – atë frymë të errët që ndan njerëzit sipas gjakut, fesë dhe origjinës. Në pamje të parë mund të dukej thjesht një opinion, por kur një njeri fillon të arsyetojë mbi vdekjen e fëmijëve,…

