Në konventën promovuese të AKI-së, Zejd Rexhepi, kandidat për Qytetin e Shkupit dhe lider i partisë Populli tha se gjithmonë shqiptarët kanë ditur që të rreshtohen në anën e duhur të historisë.
“Andaj kur i shoh kështu, në këto zgjedhje, edhe pse janë lokale, kanë interes të mbindërtimit dhe krijimit të kushteve më të mira për komunat tona, por këto zgjedhje janë edhe referendum për përmbysjen e kësaj qeverisje antishqiptare”, tha Zejd Rexhepi, raporton SHENJA.
Zejd Rexhepi tha se edhe kjo qeveri do të zgjate 18 muaj, po aq sa qeveria VMRO-DPMNE- PDSH gjatë vitit 2006.
Rexhepi, tha se heronjtë e kombit shqiptarë janë ata të cilët do ta sjellin ndryshimin e madh më 19 tetor.
“Sepse ju dëshmoni se çështjet kombëtare do të marrin kahje ashtu siç dëshirojmë ne. AKI, bartësit e saj ja kemi dhënë obligim vetes që ta krijojmë një derë të madhe të cilën do ua sjellim gjithë qytetarëve dhe shqiptarëve, që ta shihni dallimin e ndryshimit”, tha Zejd Rexhepi, duke thënë se nuk do të shkelet më kushtetuta, marrëveshja e Ohrit, përbuzja e gjuhës shqipe.
“Po, AKI-së, po krenarisë tonë dinjiteti tonë kombëtar, po mbrojtjes së kushtetutës, MO-së, gjuhës shqipe, përfaqësimit të drejtë dhe etnik”, tha mes tjerash Zejd Rexhepi. /SHENJA/
Data 17.10.2026
Aktuale
- Zjarr në Gjykatën e Lartë: Protestat shpërthejnë në dhunë dhe kaos
- Studentët shqiptarë në kontakt me kolegët serbë për protestat
- Merz: Gjermania nuk do ta lërë Ukrainën të përballet e vetme me Rusinë
- Protestuesit akuzojnë policinë për përdorim të plumbave të gomës
- Terror e panik pranë Xhamisë / Policët me shkop gome dhe civilë me shkop druri godasin qytetarët (VIDEO)
- Tensionet në Tiranë: Protestuesit përballë policisë, shpërthimi i koktej molotovit
- Tensionet në Tiranë: Një polic përfshihet në flakë gjatë protestave
- “Dorëheqja e Ramës, domosdoshmëri urgjente kombëtare”/ Ish-ministri Arben Malaj me apel të fortë për socialistët: Të shpëtojmë vendin



