Author: IM

Shembja e dheut sot ka bllokuar pjesën e poshtme të rrugës në fshatin Luboten. Në teren, bashkë me ekipet komunale, ka dalë edhe kryetari i komunës Butel, Darko Kostovski, dhe problemi është sanuar shpejtë. “Dolëm në teren me mekanizacionin dhe reaguam menjëherë që të evitohet problemi që ndoshi pas reshjeve. Fat i madh që nuk ndodhi problem më i madh pas shembjes, Komuna e Butelit çdo herë me kohë do të reagojë me kohë për nevojat e qytetarëve”, njoftoi Kostovski.

Lexo më Shumë

Esmir Musli Selmani Në shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik 2020, bazuar në të dhënat e procesverbaleve të komisioneve zgjedhore komunale sipas KSHZ-së u arritën këto rezulzate : Koalicioni “Mundemi” (LSDM) fitoi 327.408 vota ose 35,89 për qind, apo 46 mandate, koalicioni i VMRO-DPMNE-së fitoi 315.344 vota ose 34,57 për qind, apo 44 mandate, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) fitoi 104.699 vota ose 11,48 për qind, apo 15 mandate, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fitoi 81.620 vota ose 8,95 për qind të votave, apo 12 mandate, E Majt afitoi 37.426 vota…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nesër do të mbajë Kongresin e rregullt partiak, ku do të trasohet rruga e veprimit të ardhshëm dhe politikat e partisë. Në këtë kongres do të zgjidhet edhe lideri i VMRO-së, për shkak se mandati i Hristijan Mickoskit skadon në fundin e muajit dhjetor, ndërsa ky i fundit është kandidati i vetëm për të parin e partisë. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE, Dragan Kovaçki, disa ditë më parë tha se presin që kryetari të jetë kandidat në Kongresin e ardhshëm konform rezultateve që i treguan në zgjedhjet e fundit lokale.

Lexo më Shumë

Shkruan Aleksander Cezar Konevki, – artist dhe kontribuues i kulturës nga qyteti i Shkupit “Basker Fest” dhe “Pivoland” ishin festivalet e qytetit të Shkupit, pas tyre çdo kopje e tyre ishte vetëm bishtajë e vjetruar! Në një bisedë spontane me Panen për Pivoland, i thirra: Mik i vjetër, ta sjellim Selimova-Zhelçevskin në Pivoland, a ka kuptim? Plaku qysh në fillim me atë zërin e ngjirur të fytit që kalonte nëpër mijëra ton birrë bërtiti, krye vëlla! Biseda ime ishte se në këto festivale, në një mënyrë apo tjetër, nuk kishte asnjë grup maqedonas, këngëtar apo jo. Grupeve të reja iu…

Lexo më Shumë

Gazifikimi i spitalit të Kumanovës ka përfunduar, ky institucion shëndetësor do të ngrohet plotësisht me gaz natyror, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. “Në më pak se dy vjet, ky është gazifikimi i dytë i një institucioni publik shëndetësor. Në shtator të vitit të kaluar kemi përfunduar gazifikimin e Spitalit Special për Gjinekologji dhe Akusheri “Nënë Tereza” në Çair. Në 4 vitet e fundit kemi investuar intensivisht në staf dhe pajisje, duke u përpjekur për dekada të tëra për ta bërë sistemin e shkatërruar shëndetësor më të aksesueshëm dhe më funksional si për pacientët ashtu edhe për profesionistët shëndetësorë. Projektet…

Lexo më Shumë

Bora që nga mbrëmë ka rënë në rajonin e Mavrovës ka shkaktuar probleme në qarkullim. Në lokalitetin Bunec ka një kolonë të madhe automjetesh dhe bllokime të trafikut, ndërsa policia po bën përpjekje për të siguruar lëvizjen në një korsi drejt Dibrës. Sipas informacioneve të SPB-së së Tetovës, në këtë rajon ka probleme në rrjedhën e komunikacionit dhe po punohet për normalizimin e komunikacionit, ndërsa zyrtarët policorë të cilët ndodhen në terren rregullojnë qarkullimin e automjeteve. Qytetarët që sot në mëngjes janë gjetur në rrugë përmes rrjeteve sociale bëjnë të ditur se unaza rreth liqenit të Mavrovës është e pakalueshme…

Lexo më Shumë

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Çair mblodhi Kuvendin ku miratoi raportin për zgjedhjet lokale të cilin do t’ia përcjellë Kuvendit Qendror. Pas mbledhjes, nënkryetarët Elmi Aziri dhe Bujare Abazi, si dhe përfaqësues të Kryesisë Qëndrore, dëgjuan vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e strukturave lokale, ndërsa falenenderuan të gjithë aktivistët për angazhimin në procesin zgjedhor dhe aktivitetet partiake në përgjithësi.

Lexo më Shumë

Asambleja Popullore e Republikës Sërpska (RS), të premten (10 dhjetor), ka miratuar një seri hapash që fuqizojnë një nismë për të transferuar disa kompentenca nga institucionet shtetërore, me gjithë paralajmërimet nga Perëndimi. Deputetët e kësaj asambleje votuan me 49 vota për dhe 3 kundër për të nisur një procedurë që entiteti me shumicë serbe brenda Bosnje dhe Hercegovinës të tërhiqet nga ushtria boshnjake, shërbimet e sigurisë, sistemi i taksave dhe sistemi juridik. Deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja para votimit. Bosnja ka qenë në një krizë të stërzgjatur politike lidhur me lëvizjet ndarëse nga Republika Srpska, duke ringjallur frikën…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur Kuvendin Zgjedhore në Studeniçan, mbledhje në të cilën ka zgjedhje organet dhe kryetarin e Degës. Për kryetar të Degës u zgjodh Nimetulla Kadriu, student i diplomuar në degën e Bujqësisë. Në mbledhjen e kuvendit morren pjesé afersisht 70- kuvendar të ri té kësaj partie. Të gjithë këtë akt e ka ndjekur nga afer edhe kryetari i kësaj partie Menduhi Thaçi.

Lexo më Shumë

Më shumë se 180 mijë llogari transaksioni që i posedojnë persona fizik (qyetarë) janë të bllokuara, kështu tregojnë statistikat e Bankës Popullore. Të dhënat e fundit, janë deri në fund të qershorit të këtij viti (2021), pra i referohen gjysmës së parë të vitit 2021, të cilat tregojnë se krahasuar me fundin e vitit të kaluar (2020) ka rritje të lehtë të llogarive që janë “jashtë funksionit” (të bllokuara), transmeton TV21. Llogaritë më së shumti janë bllokuar nga përmbaruesit për bankat, kompanitë, por edhe për institucionet tjera kompetente, më së shumti për shkak të borxheve të ndryshme të krijuara nga…

Lexo më Shumë

Të dielën më 12 dhjetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme  për kryetar të LSDM-së, pasi Zoran Zaev dha dorëheqje pas rezultatit të dobët që kishte në zgjedhjet lokale. Në garë për të parin e LSDM-së janë tre kandidatë, Frosina Remenski, Dimitar Kovaçevski dhe Jovan Despotovski. Nga LSDM bëjnë të ditur se votimi në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 12 dhjetor do të mbahet në 194 vendvotime nëpër organizatat komunale në të gjithë shtetin, duke filluar nga ora 08:00 në mëngjes, deri në ora 19:00 pasdite. Ndërsa, kandidati që vlerësohet si favorit për të vituar garën, Dimitar Kovaçevski premton ekip të përkushtar në…

Lexo më Shumë