Author: IM

VMRO-DPMNE në vitin e fundit pothuajse çdo javë kërkon organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për siç thonë ata, tejkalimin e të gjitha problemeve që ka vendi. VMRO-DPMNE kishte një shans të shkëlqyeshëm për të shkaktuar, nëse jo parlamentare, të paktën zgjedhje të parakohshme lokale për këshilltarë në Qytetin e Shkupit, por megjithatë nuk e bëri këtë. Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së i dhanë mbështetje Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2023, të propozuar nga kryetarja Danela Arsovska./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

Së fundmi kryetari i Butelit, Darko Kostovski dhe grupi i këshlltarëve të VMRO-DPMNE-së e kanë vendosur si propozim në buxhet për vitin 2023 ndërtimin e ujësjellësit në Luboten, me çka ky propozim ka kaluar, e është mbështetur edhe nga këshilltarët e BDI-së dhe Alternativës. Kundër këtij propozimi ka qenë LSDM-ja dhe Levica. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me një shtet të fuqishëm e partner të RMV-së.

Lexo më Shumë

Njësiti për policinë intervenuese në SPB- Shkup sot shënoi tre vjetorin e ekzistencës. Me këtë rast, para të pranishmëve, pjesëtarët kryen një ushtrim taktiko-demonstrues, apo si duken dhe me çfarë përballen në disa nga sfidat e tyre të përditshme gjatë punës në shërbim të qytetarëve. Në ceremoni morën pjesë drejtori i Byrosë për siguri publike në MPB, Sashe Tasevski, shefi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Shkupit, Kire Danevski, komandanti i ri i Njësisë së Policisë Intervenuese, Dejan Nestorovski, si dhe anëtarët e Njësisë Intervenuese Policore.

Lexo më Shumë

“Kemi 25 miliardë denarë investime kapitale këtë vit dhe ky është niveli më i lartë i investimeve kapitale që nga pavarësia e shtetit. Sa për krahasim, kur në vitin 2014, 2015, 2016 më së shumti flitej për disa investime të mëdha, ato investime kapitale ishin nga 17 deri në 18 miliardë denarë, që do të thotë se kemi rritur nivelin e investimeve kapitale për mbi 40 për qind”, tha ai. thotë në një intervistë për “Frontline” Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski./Lajmi i plotë. https://www.youtube.com/watch?v=sU8tWge7QIg

Lexo më Shumë

Investimet e huaja janë pjesë shumë e rëndësishme e çdo ekonomie, sidomos e asaj maqedonase, dhe me ndryshimin e qeverisë vërehet rritja e investimeve të huaja direkte, por edhe e pagave të të punësuarve në zonat zhvillimore teknologjiko-industriale. Duke krahasuar shifrat e investimeve të huaja direkte nga viti 2006 e deri më sot, shihet qartë se kapja e shtetit dhe e institucioneve nga Gruevski dhe VMRO-DPMNE është reflektuar edhe në tërheqjen e investimeve të huaja. Pas vitit rekord 2007, i vetmi me mbi 500 milionë euro investime të huaja direkte në kohën e Gruevskit, shifrat e investimeve ishin rreth 200…

Lexo më Shumë

Xhabir Deralla Pushteti në një shtet demokratik, kudo dhe gjithmonë, e hanë majën më të majme të shkopit të propagandës. Opozita është gjithmonë (të paktën) në një avantazh të lehtë, sepse gabime dhe lëshime mund të gjenden në çdo procedurë të qeverisë. Sidomos nëse qeveria punon për të forcuar transparencën dhe kapacitetet e institucioneve dhe merret me korrupsionin në radhët e veta (rasti Rashkovski dhe Zekiri), del se opozita dhe vetë qeveria po punojnë kundër pushtetit. Nuk ka asnjë fushatë të partive progresive qeverisëse që mund të ketë aq efekt sa populizmi dhe propaganda e partive opozitare, veçanërisht nëse ato…

Lexo më Shumë

Lajmërimet  e rreme për bomba u shoqëruan edhe me dezinformata. Në Tuiter u botua se nuk ka raportime për bomba në shkollat ​​ku mësojnë shqiptarët. Më 15.12.2022, një profil anonim në Tuiter botoi: “A e keni vënë re se në lajmërimet për vendosje të bombave nuk ka asnjë shkollë ku mësojnë shqiptarë?”. Ky postim u bë shpejt viral, me 40 rituite dhe mbi 200 pëlqime. Mirëpo, të njëjtën ditë, Komuna e Çairit njoftoi se shkollat ​​“Hasan Prishtina”, “Liria”, “Imri Elezi”, “Ismail Qemali”, “Vasill Glavinov”, “Kongresi i Manastirit”, “Jashar bej Shkupi”, “ Adem Jashari” dhe “Makarenko” kanë marrë në mëngjes e-maile me paralajmërime për…

Lexo më Shumë

Shtetasi turk Abtül Fettah Kuru, i cili prej 15 vitesh jeton në Kosovë dhe aktualisht menaxhon një lokal ushqimor në Mitrovicë, u ka dalë në ndihmë pjesëtarëve të policisë kosovare që prej tri javësh kanë patrulluar në vazhdën e tensioneve të fundit në veri të vendit, duke u ofruar atyre ushqim dhe pije të ngrohta falas. Kuru erdhi nga rrethi Altınoluk i provincës turke Balıkesir për herë të parë në Kosovë para 20 vjetësh, por tash e 15 vjet, ai jeton dhe punon në Kosovë. Ai merret me përgatitjen e donerëve prej 15 vitesh, por lokalin e tij në Lagjen…

Lexo më Shumë

Edhe pse ka paralajmërime se nga java e ardhshme do të intensifikohen konsultimet për zgjerimin e shumicës parlamentare, që të sigurohen 2/3 e votave në Kuvend, të domosdoshme për ndryshimet kushtetuese, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski pret zgjedhje të parakohshme parlamentare në vitin 2023, të cilat, sipas tij, do të mbahen në maj. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme imponohen si zgjidhje e vetme për problemet me të cilat ballafaqohet shteti, por edhe si rezultat i proceseve të brendshme në LSDM, BDI dhe Alternativës në pushtet. Nëse zgjedhjet nuk mbahen në maj, atëherë nuk ka logjikë që ato të jenë para…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq sonte informoi se ai dhe ministrat për çështje evropiane nga Ballkani Perëndimor do të kërkojnë nga Bashkimi Evropian shtyrje të vendimit për zbatim të Sistemit evropian për informata dhe leje rrugore, sipas të cilit, nga shtatë euro për hyrje në Union do të paguajnë shtetasit nga vendet të cilat nuk janë anëtare të Unionit. “Ky nuk është kthim i vizave, kjo është një procedurë e cila kërkon regjistrim dhe pagesë të shtatë eurove dhe vlen për tre vite. Megjithatë ne konsiderojmë se nuk duhet të vendoset dhe mund t’ju paralajmëroj…

Lexo më Shumë

Politikat e Qeverisë dhe ekipit me përvojë që punoi për tejkalimin e sfidave të krizës energjetike kanë rezultate të dukshme. Qytetarët janë të bindur se Qeveria nuk do të lejojë goditje çmimi për popullatën dhe për konsumatorët e vegjël të energjisë elektrike, gjë që u vërtetua me çmimet e energjisë elektrike të shpallura sot nga Komisioni Rregullator për Energji, tha sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në një intervistë për Radio Televizionin Maqedonas (RTM), ai theksoi se nga 1 janari rryma për amvisëri për bllokun e parë dhe të dytë është në ulje, ndërsa për bllokun e tretë dhe të katërt vetëm…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së, këtu në vendin e tyre të jetojnë e jo në kurbet dhe kjo është ajo që të gjithë deputetët t’ua mundësojnë qytetarëve, dhe në këtë drejtim ndryshimet kushtetuese janë obligim i të gjithë partive politike, theksoi kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në intervistë për Servisin publik TVM, njofton Portalb. “Ndryshimet kushtetuese dhe të gjithë vendimet që mëtej do të pasojnë deri në anëtarësimin e plotfuqishëm janë obligim i të gjithë partive politike, ky është interes mbipartiak për qytetarët dhe jo për partitë politike. Partitë politike kanë shumë…

Lexo më Shumë