Author: IM

Moskontrollimi i fakteve në tekstet shkollore shkakton dëme të mëdha financiare dhe shoqërore. Shembull për këtë është teksti shkollor “Historia dhe shoqëria për klasën e V”, në të cilin mediat zbuluan më shumë informacione të gabuara. Më 15.12.2022, disa tituj të mediave vunë në dukje gabimin në tekstin shkollor për lartësinë e Mont Everestit prej 29.305 metrave, pas reagimeve të prindërve në rrjetet sociale. Më 16.12.2022, Slloboden Peçat raportoi: “Në tekstin shkollor, ndoshta si gabim teknik që nuk e ka vërejtur asnjëri nga autorët dhe recensentët e nënshkruar, thuhet se fqinji lindor i Republikës së Maqedonisë së Veriut është Shqipëria, kurse fqinji perëndimor është…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Dr. Mahmut Çevik ka lëshuar një mesazh ngushëllimi për Sebaedin Şaban, themeluesin e ADEKSAM, i cili kaloi në mëshirën e Zotit. Nënkryetari i TIKA-s Dr. Mahmut Çevik ka ndarë këtë deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale: “Me pikëllim mësova lajmin për vdekjen e Sebaedin ŞABAN, themeluesit të ADEKSAM dhe MATÜSITEB, të cilat kryejnë veprimtari për forcimin e identitetit turk dhe mysliman Maqedoninë e Veriut dhe për të mbajtur gjallë gjuhën turke në këtë vend. I uroj durim dhe ngushëllime të gjithë dashamirësve të tij, veçanërisht familjes së tij dhe…

Lexo më Shumë

(KID) në ambientet e Shkollës së Mesme në Saraj të Shkupit promovoi veprimtarinë letrare, studimore, kritike letrare dhe publicistike të shkrimtarit dhe studiuesit të letërsisë, Ahmet Selmani, i cili ka qenë gazetar, ndërsa sot punon te Agjencia e Zbatimit të Gjuhës. Ahmet Selmani ka lindur më 7 mars 1965 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta për letërsi në Universitetin e Prishtinës. Një kohë të gjatë ka punuar si gazetar i kulturës në të përditshmen “Flaka”, pastaj redaktor i kulturës, redaktor i botimeve, komentator dhe, kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i saj. Deri…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri bëri hapjen solemne të Fakultetit të Mjekësisë Dentare dhe Shkollës së Lartë të Mjekësisë në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik! Në këtë event, Ministri Jeton Shaqiri hapi zyrtarisht Fakultetin e Mjekësisë Dentare dhe Shkollën e Lartë të Mjekësisë së bashku me anëtarë te kabinetit të tij dhe anëtarë te Rektoratit dhe Bordit Ekzekutiv pranë Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Ministri Shaqiri shprehu opinionet pozitive dhe dha vlerësime shumë të larta pas vizites në hapësirat ku investime bashkëkohore janë realizuar në shkencat e shëndetit në Universitetin tonë. Nga ky fakultet janë shprehur mkrënjohës për Ministrin Shaqiri dhe kabinetin…

Lexo më Shumë

Pas tre muaj dramash dhe debatesh mes kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe këshilltarëve nga VMRO-DPMNE, mbrëmë vonë, me 28 vota “pro”, buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin e ardhshëm, në vlerë prej shtatë miliardë denarë u miratua. Edhe pse pritej bllokadë e qytetit sipas narrativave të këshilltarëve dhe pakënaqësisë me punën e Arsovskës, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së megjithatë votuan për Buxhetin, ndërsa LSDM-ja nuk e përkrahu dhe abstenoi nga votimi. Ky votim është befasues sepse që nga shtatori, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe Arsovskës janë vazhdimisht duke u përleshur, duke akuzuar njëri-tjetrin për krime dhe bllokada, madje kryetari…

Lexo më Shumë

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) regjistroi 17,831 viktima civile në Ukrainë deri më 26 dhjetor, duke përfshirë 6,884 të vrarë dhe 10,947 të plagosur që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia, në një raport të përditësuar të viktimave civile të publikuar të martën, më 27 dhjetor. Shumica e viktimave të regjistruara civile u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me efekte të zonës së gjerë, duke përfshirë granatimet e rënda të artilerisë, sistemet e raketave të shumta lëshuese, raketat dhe sulmet ajrore./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

Për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Ljupço Nikollovski, viti 2022 do të mbahet mend historikisht për suksesin e fermerëve të duhanit. Ai ka theksuar se viti 2022 është viti në të cilin kemi çmimin më të lartë të blerjes dhe viti kur sasia më e madhe e duhanit të blerë është e klasit të parë, por siç thotë ai, diçka që nuk ka ndodhur që nga pavarësia e vendit e deri më tani. “Kjo tregon se këtë vit kemi një cilësi të shkëlqyer të duhanit, por edhe një marrëdhënie të drejtë nga ana e blerësve, të cilët…

Lexo më Shumë

Disa media maqedonase, më 20 dhe 21.12.2022 publikuan tituj me pohimin se “Rusia asnjëherë nuk ka sulmuar askënd”, duke ia atribuar Kremlinit dhe zëdhënësit Peskov. Artikujt i referohen një videoje të TV Rusia 1, e postuar në Twitter më 20.12.2022, në të cilën Peskov thotë se Rusia asnjëherë nuk ka sulmuar askënd. “Por, përkujtojmë se Rusia gjatë historisë së saj asnjëherë nuk ka sulmuar askënd. E Rusia, e cila ka mbijetuar kaq shumë luftëra, është vendi i fundit në Evropë që dëshiron të flasë fare, madje të thotë fjalën “luftë””, deklaroi Peskov në këtë video. Mirëpo, nuk bëhet fjalë për një deklaratë të re, por për deklaratë të vjetër të Peskovit, e botuar më 20.02.2022, katër ditë para fillimit të…

Lexo më Shumë

“Opozita dhe veçanërisht VMRO-DPMNE nuk janë të gatshme të përballen me sfidat e mëdha dhe arritjen e qëllimeve strategjike të shtetit – integrimin në BE dhe NATO, dhe kjo shihet nga sjellja e tyre dhe deklaratat e ndryshme të pakoordinuara”, tha deputeti i LSDM, Mile Talevski në “24 Aaliza” në TV24. Ai shtoi se është e nevojshme që të gjithë deputetët të gjejnë një mënyrë të punojnë në interes të qytetarëve për të vazhduar integrimin evropian dhe për të arritur qëllimin e dytë strategjik, që është anëtarësimi në BE. “Kanë rënë në ujë të gjitha gënjeshtrat e opozitës se maqedonasit…

Lexo më Shumë

ZORAN BOJAROVSKI Në fund të vitit 2022, ne jemi të kërcënuar me një përmbytje të rëndë të shkaktuar nga lotët e krokodilit nga lakmia e shkretë për dashurinë e ariut. Ky fenomen nuk është i panjohur për publikun tonë, por këtë herë emocioni dhe shpeshtësia e shprehjes së saj meriton vëmendje të veçantë. Për këtë arsye me këtë rast do t’i referohemi tre prej shembujve më të spikatur të shkaqeve të këtij rrëbesh “shiu” lotësh prej krokodili duke shkuar pas ariut. Vendi i parë, natyrisht, i takon anëtarit të ri “komsomol” me mjekër, liderit të së majtës, Dimitar Apasiev, i…

Lexo më Shumë

Në emisionin e mbrëmshëm në Klan Debat, kryetari i sapozgjedhur i ASH-së Arben Taravari në pyetjen se a ka diçka rreth Qeverisë dhe takimeve me Kovaçevskin ai tha se kanë dalë shum njoftime se jam takuar me Ahmetin në Zajas jo me Kovaçevskin jo ashtu jo kështu u bën dy muaj me këto lajme por ende ska asgjë konkrete. ”Me Ali Ahmetin nuk jam takuar përveq takimin e liderëve, nuk kam pse e mohoj së shpejti do ta takoj Ahmetin nuk kam pse e fshehi ne nuk jemi armiq jemi kundërshtar politik. Pra nëse mund të takohem me Mickoskin e…

Lexo më Shumë

Në promovimin e fundit të studentëve të diplomuar gjatë vitit 2022 pranë Fakultetit Matematiko-Natyrorë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, janë promovuar matematikanë, inxhinierë në ekonomi matematikore, inxhinierë në programim matematikor, gjashtë profesorë të diplomuar të matematikës dhe një profesor i diplomuar i matematikës-fizikës në arsimin fillor. Studentja më e mirë u shpall Zehra Ebibi, e cila për katër vite e pesë ditë përfundoi studimet për matematikë teorike me notë mesatare 9.58. Si hulumtim apo studim, Zehra veçon punën në temën e diplomës me mentoren e saj, profesoreshën dr. Valentina Miovska, të cilës i është mirënjohëse për ndihmën e dhënë…

Lexo më Shumë