Nuk pajtohem se në Komunën e Qendrës ka një lloj “betonizimi”. Në të kaluarën ka pasur përpjekje për të ndërhyrë përmes të ashtuquajturve “moratorium” për ndërtimet, të cilin Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë në dy raste si antikushtetuese. Që nga ardhja ime kemi dhënë vetëm 35 leje ndërtimi, shumë pak në krahasim me kryetarët e tjerë. Ne jemi komuna e parë që çdo 6 muaj bëjmë një raport se sa, ku dhe çfarë lloj lejesh ndërtimi kemi dhënë. Në fushën e urbanizmit kam premtuar dhe e mbaj fjalën. Nuk do të lejojmë ndërtime, as nuk do të japim miratime për…
Author: IM
Drejtori i Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit, Ljupço Janevski, në një intervistë për “Lokalno” thotë se parqet kombëtare të Maqedonisë kanë potencial për turizëm aktiv, rural dhe dimëror, por fatkeqësisht mungojnë investimet në infrastrukturë, objektet akomoduese. , dhe shtigje të reja, pra deri te investimevt në sigurimin e destinacioneve me ekipe të arsimuara dhe profesionale. Duke iu referuar aktiviteteve në Kodrën e Diellit nga një investitor i cili planifikon të investojë 184 milionë dollarë në zhvillim, objekte akomoduese dhe infrastrukturë, Janevski vlerëson se kjo do të ndikojë pozitivisht në destinacionin dhe qytetin e Tetovës, duke krijuar mundësi për…
Profesori Goran Rafailovski është i rezervuar për efektet e çmimores së re të Komisionit për Energjetikë. Gjatë prezantimit të kujdesshëm të argumenteve, ai vë në dukje argumuntetimet e atyre pro dhe kundër, si dhe kushtëzimin e tyre nga tendencat e përditshme ekonomike. “Për mendimin tim, rritja e TVSH-së duhet të ishte dyfish më e vogël. Nga ana tjetër, KRE me këto vendime mbron konsumatorët e vegjël, gjë që është e mirë, ndihmon me kategoritë e cenueshme të amvisërive, e cila është gjithashtu e mirë dhe mbështet politikën e çmimeve për kursimin e energjisë elektrike, që është një strategji e përgjithshme…
Ekonomistët dhe punëdhënësit bien dakord: paga minimale nuk mund të rritet përtej llogaritjeve të formulës Të vetëdijshëm për reagimet e publikut se as rritja e radhës e pagës minimale, e cila duhet të zbatohet në muajin mars, nuk do të mjaftojë në kushtet aktuale, ekonomistët thonë se devijimet e mundshme aktualisht nuk janë të mundshme. Sipas Bllagica Petreskit nga Finance Think, kërkesat e tilla janë të kuptueshme dhe të pritshme, por duhet të jemi të vetëdijshëm se rritja mundësohet vetëm me formulën e përcaktuar në Ligjin për pagën minimale. Sipas saj nga ana tjetër e pasigurtë është nëse paga e…
Ndotja e lartë e ajrit që është regjistruar mbrëmë në zonën e Shkupit është ulur mëngjesin e sotëm, tregojnë të dhënat nga instrumentet matëse në ueb-faqen ndërkombëtare IQAir. Në orën 8 të mëngjesit të sotëm, kryeqyteti u rendit në vendin e 29-të sipas shkallës së ndotjes së ajrit në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Indeksi i ndotjes është 125, që do të thotë se ajri është i pashëndetshëm për grupe të caktuara të ndjeshme të popullsisë. Më të pranishmet janë grimcat helmuese PM2.5. Qyteti më i ndotur në botë këtë mëngjes është Accra, Ganë me një indeks…
Filmi “I Treturi” në regji të Arben Thaçit do të shfaqet në RTK – Kosovë sonte pas mesnate, gjegjësisht në ora 01:30 pas përmbylljes së programit festiv. Një ditë më parë filmi pat premierë ekskluzive në TV21 të Maqedonisë ndërkaq pritet së shpejti të jepet edhe Digitalb. “I Treturi” është prodhim kinematografik i produksionit Arbfilm, i financuar nga Agjencioni i Filmit i Maqedonisë së Veriut, ndërkaq si bashkëprodhues minoritar është përfshirë Qendra Kinematografike e Kosovës përmes Ikone Studio me producentët: Valon Bajgora, Yll Uka dhe Agon Uka, si dhe Qendra Kinematografike Kombëtare e Shqipërisë përmes produksionit B&G Film Pro me…
Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari: Aleanca për Shqiptarët, shpresë e vetme për të ardhmen. Mirë se erdhe zonja Hanife Asani! Hanife Asani ka lindur më 03.01.1975 në fsh.Pershefcë, Shkollën e mesme të mjekësise e ka përfunduar në Tetovë, ndërsa Fakultetin e Stomatologjisë në Tiranë, në vitin 1999. Për 4 vite ka punuar si stomatologe në Spitalin e Tetovës, reparti i fëmijëve, ndërsa 4 vite ka qenë e angazhuar si asistente në lëndën e Morfologjisë së dhëmbit dhe semundje të dhëmbit Paraklinike, në Universitetin e Tetovës, ku njëkohësisht ka ndjekur dhe…
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jefrey Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarë, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Hovenier ka thënë se veriu i Kosovës ka konsideratë të veçantë për të, dhe se e trajtojnë si pjesë të Republikës së Kosovës, njofton Klankosova.tv. “Dua të them edhe një gjë të rëndësishme që është relevante në kontekstin e pyetjeve që keni bërë. Ky është një pozicion i SHBA-së që s’është i ri. Kur e kemi njohur Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008 e kemi bërë me kufijtë ekzistues. Dhe dua të përsëris këtë. Dua të…
Imami i xhamisë së “Gam-Gamit”, Nuhija Ganija në hutben e tij të xhumasë ka folur rreth festave të fundvitit. Sipas imamit ne nuk kemi ndonjë arsye për të festuar, sepse punët në çdo sferë të jetës nuk i kemi mirë. “Çka të festojmë ne, degjenerimin e shoqërisë, ‘Big Brotherin’, çmimet e larta apo vrasjet dhe vetvrasjet”, ka thënë imami duke nënvizuar se Maqedonia radhitet tek vendet më të pa lumtura në botë.
Vendit tonë asnjë e keqe nuk i ka ndodhur nga Marrëveshja e Ohrit, përkundrazi shteti e vendi u forcuan, fituan më shumë kredibilitet ndërkombëtar. Kështu u shpreh sot lideri i BDI-së Ali Ahmeti në prag të festave të fundvitit. Ai po ashtu tha se, asnjë e keqe nuk i ka ndodhur vendit edhe me firmosjen e Marrëveshjes së Prespës. “Përkundrazi veni u anëtarësua në Aleancës e NATO-s.Po të mos ishim anëtarë të NATO-s, paramendoni çfarë do të na gjente nga Rusia!”, deklaroi Ahmeti. “Ne nuk jemi kundër popujve, por jemi kundër pushtuesve”, u shpreh Ahmeti.
Shkumbin Ahmeti, djali i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti do të hyjë në biznesin me energji elektrike, transmeton në një kronikë Televizioni Telma duke u thirrur në portali Faktor.mk. Sipas këtij portali, ai këtë muaj ai hapi një kompani për prodhimin e energjisë elektrike, duke hyrë kryesisht në biznesin inovativ me energjinë diellore. Siç njofton portali informativ Faktor.mk, Shkumbin Ahmeti nga Zajazi tashmë është i regjistruar në Regjistrin Qendror si person përgjegjës i Kompanisë për Prodhim, Tregti dhe Shërbime “Theas Energu DOOEL”. Pronar i ndërmarrjes që është regjistruar ditëve të kaluara është kompania për konsulencë, ndërmjetësim, projektim, inxhinieri dhe shërbime “Architektas…
Aleanca për Shqiptarët sot ka dërguar kallëzim deri te Antikorrupsioni kundër zëvendësministrit të brendshëm Nazim Bushi për dyshime për korrupsion. Bëhet fjalë për rastin në të cilën Nazim Bushi bashkë me anëtarët e familjes së tij ka qëndruar në një nga hotelet më të shtrenjta në Stamboll. Qëndrimi ka zgjatur disa ditë në një suitë ku nata kushton rreth 20 mijë euro. “Njoftojmë opinionin se, sot, Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kallëzim për dyshime për korrupsion kundër Nazim Bushit, Zëvendës-Ministër i Punëve të Brendshme. Kallëzimi është ngritur në lidhje me qëndrimin e Nazim…

