Tetovë – Qendra e Kulturës Tetovë ka njoftuar organizimin e një mbrëmjeje të veçantë muzikore me pjesëmarrjen e dy artistëve të njohur, Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka. Koncerti do të mbahet më 21 nëntor 2025, në orën 20:00, në ambientet e Institucionit Nacional të Qendrës së Kulturës Tetovë. Në skenë do t’i shoqërojë Gent Rushi Band, me përbërje: Gent Rushi (piano), Arbër Cerri (gitarë), Emiljan Dhimo (bateri), Ermal Rodi (trumpet/sax), Eno Gjoka (saksofon/klarinetë) dhe Angelin Toma (bas). Ngjarja pritet të sjellë një mbrëmje të pasur me muzikë cilësore dhe interpretim të veçantë nga artistë të afirmuar të skenës shqiptare.
Author: IM
Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka paraqitur disa dëshmi me të cilat thotë se dëshmohet që presidenti i tashëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte pjesë e “turizmit të snajperëve” gjatë rrethimit të Sarajevës. Stojkoviq nër rrjetet sociale ka postuar një deklaratë të Vuçiqit dhënë në vitin 1994 për gazetën “Duga” e ku thoshte: “Shkova në Sarajevën serbe si vullnetar. Isha në varrezat hebraike për një kohë”. Stojkoviq ka postuar edhe videon e Vuçiqit. Ai ka thënë se varrezat hebraike po përmenden aktualisht si vendi ku “turistë” ishin sjellë nga ushtria e Radovan Karaxhiqit prëmes Beogradit për të vrarë civilë me snajperë,…
Nga Ilir Meta Për Presidentin Sarkozi kam një respekt të veçantë. Në radhë të parë për mbështetjen e tij pa asnjë rezervë për Kosovën dhe pavarësinë e saj, por edhe për arritjet e tij të jashtëzakonshme si politikan i vetëbërë. Po kështu kam patur kënaqësinë ta pres atë në Presidencë dhe të çmoja promovimin që ai i bënte Shqipërisë. Jam i keqardhur për situatën e tij me drejtësinë, por jam i qetë për të se jam i bindur se në shtetin e tij mbizotëron ligji akoma sipas Konventës Evropiane. Të mos harrojmë se drejtësia franceze 105 vite më parë liroi…
Fondacioni ALSAR ka publikuar botimin më të ri nga kolana e veprave kushtuar dokumenteve osmane. Ky cikël përfshin gjashtë tituj me rëndësi të veçantë historike dhe dokumentare: “Tirana në dokumente osmane”, “Shkodra në dokumente osmane”, “Elbasani në dokumente osmane”, “Ulqini në dokumente osmane” “Novi Pazari në dokumente osmane”, “Nishi në dokumente osmane”. Botimet sjellin për publikun një përzgjedhje të pasur dokumentesh arkivore, të cilat hedhin dritë mbi zhvillimet administrative, shoqërore dhe kulturore të këtyre qyteteve gjatë periudhës osmane. Me këtë kolanë, Fondacioni ALSAR synon të kontribuojë në studimet historike dhe të ofrojë burime të besueshme për studiues, studentë dhe të…
Naser Selmani Në raportin e fundit të progresit, Bashkimi Evropian vlerëson se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë përparim në reformat në gjyqësi dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Megjithatë, kryeministri Mickoski i cilësoi këto vlerësime si “politike”, duke pretenduar se lidhen me refuzimin e qeverisë për të bërë ndryshimet e kërkuara kushtetuese. Ai nuk paraqiti asnjë fakt që do të kontestonte vlerësimet e Brukselit. Përveç kësaj, Mickoski bëri një krahasim të panevojshëm dhe keqdashës me Shqipërinë, duke pretenduar se Maqedonia e Veriut është “shumë përpara” saj në rrugën e integrimit. Qëllimi i këtij krahasimi ishte të zhvendoste vëmendjen…
Turneu ndërkombëtar në Osielsko, Poloni përfundoi me sukses për mundësit e KM “Liria”, të cilët u kthyen me tri medalje: 🥇 Bekon Bislimi – 38 kg (medalje ari) 🥈 Trim Pacolli – 75 kg (medalje argjendi) 🥉 Endrit Sulejmani – 41 kg (medalje bronzi) Skuadra u udhëhoq nga trajnerët Ertan Rexhepi dhe Ruzhdi Elezi. Një paraqitje dinjitoze që e vendos klubin “Liria” sërish në hartën e suksesit ndërkombëtar.
Në mbledhjen e parë konstituive të Këshillit Komunal të Sarajit, Iljas Veseli u zgjodh kryetar i Këshillit me 11 vota pro. Megjithatë, vëmendjen e mori vota e një këshilltari të koalicionit VLEN, i cili doli kundër qëndrimit të grupit të vet politik. VLEN ka gjithsej 9 këshilltarë, ndërsa AKI ka 10, por pikërisht një këshilltar i VLEN nga radhët e Lëvizjes BESA votoi pro Veselit, duke e bërë të mundur zgjedhjen e tij. Ky veprim ka hapur dilema dhe ka nxitur diskutime për mundësinë e tensioneve të brendshme brenda koalicionit VLEN. Për momentin nuk ka reagim zyrtar nga VLEN apo…
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan ka reaguar sot nëpërmjet një deklarate zyrtare, duke shprehur mbështetjen institucionale për Koalicionin Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, si edhe për Pastor Akil Panon, pas publikimeve të fundit në media dhe rrjete sociale që, sipas saj, përmbajnë gjuhë denigruese dhe sulme ndaj tyre. Në deklaratë, Qendra thekson se si institucion i angazhuar për dialogun dhe harmoninë ndërfetare, shpreh “shqetësim të thellë” për përhapjen e gjuhës së urrejtjes ndaj një përfaqësuesi të klerit dhe një organizate që mbështet vlerat e familjes, jetës dhe lirisë së besimit. Sipas saj, çdo formë kërcënimi apo diskreditimi ndaj klerikëve bie…
Shkruan Emad Mehmeti Disa diplomatë në Maqedoninë e Veriut, në forma jozyrtare, kanë kërkuar sqarime nga Albin Kurti për qëndrimin e tij ndaj zhvillimeve politike tek ne, duke pasur parasysh hovin që ka marrë e ashtuquajtura “Bota Serbe” në rajon. Sipas burimeve, Kurti është përgjigjur se nuk ka argumente për të folur për këtë temë. Por, meqë kryeministri Kurti nuk i gjen argumentet, le t’ia kujtojmë një prej tyre. Në raportin e fundit të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, thuhet qartë: “Parlamenti Evropian shpreh shqetësim për të ashtuquajturin projekt ‘Bota Serbe’ dhe thekson se disa përfaqësues të Qeverisë së…
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Austri, Mustaf Veseli u prit në Parlamentin e Republikës së Austrisë ku zhvilloi një takim miqësor dhe konstruktiv me deputetin austriak, z. Alois Schroll. Në shoqërimin e deputetit Schroll, Veseli vizitoi hapësirat e parlamentit aktual dhe godinën historike të Parlamentit Austriak, duke pasur mundësinë të njihet nga afër me institucionet dhe trashëgiminë politike të vendit. Dy bashkëbiseduesit zhvilluan një dialog të gjatë mbi proceset integruese evropiane, zhvillimin ekonomik, drejtësinë sociale dhe rëndësinë e bashkëpunimit kulturor mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Deputeti Schroll shfaqi interes të veçantë për reformat që po ndërmerren në vendin…
Në Komunën e Sarajit u mbajt mbledhja e parë konstituive e përbërjes së re të Këshillit Komunal. Mbledhje zhvillua në prani të kryetarit të Komunës, Muhamet Elmazi, si dhe këshilltarëve të sapozgjedhur komunal. Gjatë seancës u zgjodh edhe kryetari i ri i Këshillit Komunal, Iljas Veseli, i cili mori mbështetjen e shumicës së këshilltarëve. Iljas Veseli deri pak ditësh ka qenë ushtryes detyre kryetar i Komunës së Sarajit. Me zgjedhjen e kryetarit të këshillit, institucioni komunal zyrtarisht e ka nisur mandatin e ri, duke hapur rrugën për punën dhe vendimmarrjet e ardhshme në interes të qytetarëve të Sarajit. Ndryshe, AKI…
Komuna e Gostivarit ka dalur me sqarim pas deklaratës së kryeministrit lidhur me miratimin e dy Planeve Detale Urbanistike, duke theksuar se çdo procedurë është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe se kryeministri është “keqinformuar” për rastin. Në reagim thuhet se procesi është bazuar në nenin 38, paragrafi 2 të Ligjit për planifikim urbanistik, i cili përcakton afatet dhe kompetencat mes komunës dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. “Sipas këtij neni, Ministria e Transportit ka një afat 20-ditor për të dhënë pëlqim ose për të dorëzuar njoftim me vërejtjet e konstatuara. Në rast se Ministria nuk vepron brenda…

