Tifo-grupi i KF Shkupit “Shvercerat” kanë njoftuar se do ta mbështesin protestën e 13 dhjetorit (e shtunë) në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një njoftim nga ky tifo-grup thonë se “kjo nuk është betejë individuale e as politike, por betejë kombëtare”. “Shvercerat Shkup do ta mbështesin protestën e së shtunës ndaj Gjykatës Speciale me 13 dhjetor në sheshin Skenderbeu në Shkup. Jo vetëm se shumë anëtarë të shvercerave kanë qenë pjesë e lavdishme e UÇK-së, por se lufta e kësaj të fundit ka qenë sublime dhe një nga më të mëdhatë në qindvjeçarin e fundit. Kjo…
Author: IM
Shkruan: Naser Pajaziti Në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët nuk ndalen nga krijimi i partive të reja. Prej tre dekadash, skena ka parë mbi 20 subjekte politike — disa zhduken shpejt, disa bashkohen në fraksione, por copëzimi mbetet i vazhdueshëm. Në fillim të pluralizmit, shqiptarët përfaqësoheshin nga Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) e Nevzat Halilit. Shpejt ndodhën çarje të para: nga PPD-ja doli dhe u formua PPDSH, më vonë PDSH (Partia Demokratike Shqiptare) me Arbën Xhaferin. Njëkohësisht, funksiononte edhe PDP e Iljaz Halimit. Gjatë viteve ’90 dhe deri para konfliktit të vitit 2001, në skenë ishin të pranishme edhe parti të…
Më 9 dhjetor 2025, në Doha të Katarit, Shtëpia Botuese “Logos A” është shpallur fituese e çmimit prestigjioz ndërkombëtar për përkthim nga gjuha arabe në gjuhën shqipe “Çmimi Shejh Hamed për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar”, në edicionin e 11-të të këtij vlerësimi. Çmimin e pranoi drejtori i shtëpisë botuese, prof. dr. Adnan Ismaili, i cili përfaqësoi institucionin dhe kulturën shqiptare në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare. Ky sukses është dëshmi e punës së palodhshme të “Logos A” në fushën e përkthimit nga gjuha arabe në gjuhën shqipe dhe e angazhimit të saj për ngritjen e cilësisë së botimeve në gjuhën…
Nebi Murseli Kur hodhi dorën mbi dy duart e shtrënguara të Arbën Xhaferit dhe Imer Imerit, në mars 2001, në një furrë në periferi të Prizrenit, Ali Ahmeti ua kishte bërë me dije se ai është drejtues i ri i shqiptarëve të Maqedonisë. Njëfarë mënyre delegjetimoi PDSH-në atëbotë në pushtet dhe PPD-në në opozitë. E kishte forcën e kallashnikovit. Donte marrëveshje me maqedonasit. Donte të ndryshojë pozitën e shqiptarëve. Dhe ia arriti. Në pranverën dhe verën e atij viti sporvoi shtetin e brishtë, duke kërkuar me ngulm marrëveshje. E kishte dorëzan ambasadorin Robert Frowick. Drejtoi UCK-në në terren dhe në…
Lëvizja “POPULLI” e udhëhequr nga Skender Rexhepi – Zejdi ka njoftuar sot se do të marrë pjesë dhe do të mbështesë fuqishëm Protestën Gjithëkombëtare që do të organizohet në Shkup, më 13 dhjetor 2025, në Sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 13:00. Më poshtë njoftimi i plotë i Lëvizjes Populli: 𝐋ë𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐏𝐎𝐏𝐔𝐋𝐋𝐈 njofton opinionin publik se do të marrë pjesë dhe mbështet fuqishëm 𝐏𝐫𝐨𝐭𝐞𝐬𝐭ë𝐧 𝐆𝐣𝐢𝐭𝐡ë𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 që do të mbahet në 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝐦ë 𝟏𝟑 𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓, 𝐧ë 𝐒𝐡𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 “𝐒𝐤ë𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮”, 𝐧𝐠𝐚 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟑:𝟎𝟎. Kjo protestë organizohet në mbështetje të ish-udhëheqësve të 𝐔𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐬ë Ç𝐥𝐢𝐫𝐢𝐦𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬, të cilët po mbahen padrejtësisht të…
Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Wael B. Hallaq, studiues palestinezo-kanadez i ligjit islam dhe i teorisë politike, në veprën e tij themelore “The Impossible State: Islam, Politics, and Modernity’s Moral Predicament” (2013), ofron shumë më tepër se një analizë të politikës islamike. Ai paraqet një kritikë filozofike rrënjësore, jo vetëm ndaj projekteve të shteteve të ashtuquajtura “islame”, por ndaj vetë themeleve etike dhe politike të modernitetit perëndimor dhe të shtetit-komb liberal. Hallaq, me një thellësi historike dhe filozofike të rrallë, sfidon paragjykimet më të thella të epokës sonë, duke e paraqitur shtetin modern si një strukturë thelbësisht të papajtueshme me…
Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit dhe një nga liderët e koalicionit “VLEN”, ka thënë se në parim e mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, që do të mbahet më 13 dhjetor, dhe se si Kryetar i Çarit – qytet ku do të mbahet protesta – do të jap pëlqim për mbajtjen e saj. Këto komente, Mexhiti i ka bërë në një prononcim për VOX Kosova, ku theksoi se protesta është e drejtë demokratike dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenari kombëtare. “Në parim po [e mbështes]. Protesta është e drejtë demokratike. Ne protestën e konsiderojmë vlerë demokratike edhe…
Analistja, Nafie Selmani ka publikuar në rrjetet e saj sociale një skandal të regjistruar në libarat në Maqedoninë e Veriu. Selmani ka ndarë foto nga një faqe e librit të gjeografisë ndërsa i referohet rajonit të Dukagjinit si Metohi. Selmani në një lidhje live në Euronews Albania e ka cilësuar këtë një skandal dhe një gabim të rëndë. Ajo theksoi se botimi i librit të gjeografisë së klasës së 7-të është publikuar në gushtin e këtij viti dhe se termi Metohi është një gabim i rëndë identitar. “Teksti është i librit të gjeografisë konkretisht të klasës së 7-të. Fotoja erdhi…
Emad MEHMETI Gjithmonë kam qenë për protesta me kauza të drejta. Për shqiptarët, UÇK-ja nuk është vetëm një emblemë, por është organizimi më madhështor që solli lirinë dhe avancimin e çështjes sonë kombëtare në trojet shqiptare. E kur jemi te protestat që pritet të mbahen në Shkup në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë, dikush mund të thotë: “kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, po i përdor për ringritje në skenën politike?” Edhe kjo mund të jetë e vërtetë. Si politikanë mund t’i kritikojmë sa të duam: Ali Ahmetin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerët. Por kur bëhet fjalë për UÇK-në,…
Nafie Selmani A është për burrat e VLEN-it Kosova – Kosovë, apo “Metohia”, ashtu siç figuron në librin e Gjeografisë për klasën e shtatë, botim i vitit 2025? Dhe a është i njoftuar për këtë emërtim mbështetësi i tyre më i madh politik, kryeministri i Kosovës, ai që shquhej për deklarata nacionaliste? A pajtohet edhe ai që Kosova qenka “Metohi”? A nuk u vjen pak turp burrave të VLEN-it që nuk arrijnë të mbrojnë as gjënë më elementare të identitetit tonë kombëtar? Apo, sipas zakonit, fajin e ka sërish Ali Ahmeti, Taravari, ai, ata, unë…të gjithë vetëm ata nuk kanë…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se koalicioni VLEN është i pamundur të unifikohet si subjekt i vetëm, duke theksuar se grupet brenda tij kanë interesa të ndryshme dhe tensione të vazhdueshme. Sipas Taravarit, vetëm lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mund të arrijë t’i bëj bashkë. “Më 15 maj kur unë dola prej Qeverie, menjëherë pas një jave dolën thanë që Taravari ishte arsyeja që s’mund të bashkohemi, ‘ai na përçante’ – ‘ne tash e fillojmë bashkimin’, këtë e kanë thënë më 20 maj. Nga ajo ditë deri më sot, pra pas 7 muajsh nuk ka bashkim.…
Arben Taravari, kryetar i partisë Aleanca për Shqiptarët, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ku theksoi se se opozita shqiptare ka bërë gabimet e saj, por njëkohësisht ka pasur edhe ndërhyrje nga pushteti. Ai tha se një prej mangësive të koalicionit opozitar ka qenë pamundësia për t’ua përcjellë qytetarëve porosinë e duhur dhe zgjedhjet e disa kandidaturave që, sipas tij, nuk kanë qenë më të përshtatshmet. Megjithatë, Taravari theksoi se tash opozita duhet të konsolidohet dhe të vazhdojë betejën në mënyrë të bashkuar. “Lëshime kemi pasur po se po, se pa gabime tona nuk do të…

