Author: IM

Instituti për Studime Humane dhe Avancim të Lartë Hasan Tahsin organizoi promovimin e librit “Perandoria Osmane 1299–1922” nga Prof. Dr. Ahmet Şimşirgil. Autori ishte i pranishëm në këtë aktivitet, ku bashkëbisedoi drejtpërdrejt me pjesëmarrësit rreth temave dhe qasjeve historike të trajtuara në libër. Ngjarja u pasurua me diskutime akademike nga panelistët PhD Fitim Veliu dhe PhD Fahri Avdija, të cilët ofruan analiza shkencore dhe vlerësime kritike mbi përmbajtjen dhe rëndësinë e veprës. Në përmbyllje të aktivitetit, Prof. Dr. Ahmet Şimşirgil dhuroi autografe për të pranishmit, duke e bërë promovimin më interaktiv dhe të veçantë. Instituti Hasan Tahsin vazhdon të mbetet…

Lexo më Shumë

Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës u zhvillua prezantim informues rreth veprimtarisë dhe misionit të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL). Në këtë ngjarje, auditori u njoh me këtë institucion që ka një mision të rëndësishëm, si dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës nga aspekti historik, ushtarak, ekonomik, juridik, ekologjik, kulturor, psikologjik, mjeko-ligjor dhe sociologjik, duke përfshirë edhe dimensione të tjera me rëndësi për një kuptim të plotë dhe gjithëpërfshirës të këtyre krimeve. Organizimin e kësaj veprimtarie e përshëndeti dekani i Fakultetit Filozofik Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, i cili theksoi se të…

Lexo më Shumë

Kanë filluar aplikimet për Konkursin e Leximit të Librave “E Ardhme e Ndriçuar”, i cili synon të inkurajojë të rinjtë drejt leximit. Në konkurs, nxënësit që do të lexojnë librin e përcaktuar “Të Shohësh Prej Mollës” dhe do të marrin pjesë në provim, do të kenë mundësinë të vlerësojnë njohuritë dhe aftësinë e tyre të të kuptuarit. Për fituesit e konkursit do të ndahen çmime monetare: çmimi i parë 500 €, çmimi i dytë 400 € dhe çmimi i tretë 300 €. Afati i aplikimit është deri më 18 dhjetor 2025, ndërsa provimi i konkursit do të zhvillohet më 28…

Lexo më Shumë

Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Debati intelektual midis Fahreddin er-Raziut (v. 1210), kampionit të teologjisë racionale (Kelam) dhe filozofisë, dhe Naxhmuddin Daje (v. 1256), përfaqësuesit të shquar të pervojes sufike, përbën një moment thelbësor në historinë e mendimit islam. Kjo polemikë nuk ishte vetem një shkëmbim fjalësh, por një përballje e dy metodologjive themelore për arritjen e njohurisë së vërtetë hyjnore: rruga e arsyes (Akl) përkundrejt rrugës së përvojës (Dhevk). I. Fahreddin er-Razi: Supremacia e Logjikës Fahreddin er-Razi, një figurë enciklopedike e teologjisë esh’arite, besonte se mjeti kryesor për të vërtetuar besimin dhe për të kuptuar metafizikën ishte arsyeja dialektike…

Lexo më Shumë

Gazetari Mentor Nazarko ka deklaruar se kontributi i ish-presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani, për Kosovën gjatë viteve të luftës dhe krizës së vitit 1999, vazhdon të mos jetë i qartë dhe i vlerësuar sa duhet, veçanërisht në opinionin publik kosovar. Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË, me publicistin Veton Surroi, Nazarko theksoi se nuk ishte Kushtetuta ajo që e bëri Meidanin një figurë të rëndësishme, por ishte personaliteti dhe qëndrueshmëria e tij që i dha peshë rolit të presidentit në një moment kritik historik. Sipas Nazarkos, Meidani ishte një burrështetas i rrallë, me integritet moral, profil të lartë intelektual dhe…

Lexo më Shumë

Sipas burimeve jozyrtare, pak kohë më parë është arrestuar ish avokati i shtetit, Fehmi Stafa, nën dyshimet për marrje ryshfeti në vlerë prej disa dhjetëra mijëra eurosh. Sipas informacioneve paraprake, arrestimi është kryer në kuadër të një hetimi të organeve kompetente. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë, ndërsa pritet njoftim zyrtar./Ora24

Lexo më Shumë

Më 13 dhjetor 2025, rreth orës 02:00, në SPB Tetovë janë privuar nga liria katër persona: Sh. B. (24), I.I. (28), A.I. (27) dhe F.I. (24), të gjithë nga fshati Bogovinë i Tetovës, përcjell Nistori. Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është bërë pas një kallëzimi paraprak se rreth orës 01:00, në autostradën Gostivar–Tetovë, në afërsi të nyjes së Kamjanit, ka ndodhur një incident në komunikacion. A.A. (28) nga fshati Pirok, duke drejtuar një automjet të tipit “BMW” me targa zvicerane, së bashku me bashkëudhëtarin R.J. (28), po lëviznin në drejtim të Tetovës, kur pas tyre ka qenë një automjet “Passat”…

Lexo më Shumë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar sot nga sheshi “Skënderbe” në Shkup, ku u mbajt një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, se nuk ka pasur asnjë problem në qarkullimin e qytetarëve dhe veteranëve në kufirin me Maqedoninë e Veriut. Gucati falënderoi kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, për, siç u shpreh ai, garantimin e lëvizjes së lirë të veteranëve dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së. “Që nga momenti kur gjeneralët e UÇK-së mbërritën në Shkup, kufiri është i qetë. Qytetarët po kalojnë pa pengesa dhe nuk ka…

Lexo më Shumë

INNOX Innovation Centre është nderuar me Çmimin e Njohjes së Partneritetit në Take Off Istanbul 2025, për kontributin e tij në prezantimin dhe forcimin e ekosistemit të inovacionit në skenën ndërkombëtare. Çmimi iu dorëzua drejtorit ekzekutiv të INNOX, Abil Baush, nga Elvan Kuzucu Hıdır, PhD, Kryetare e Bordit të Drejtorëve të Fondacionit T3, një figurë kyçe në ekosistemin e teknologjisë dhe startup-eve në Turqi. Prania dhe mbështetja e saj e bëjnë këtë vlerësim edhe më domethënës. Ky çmim konfirmon rolin në rritje të INNOX në ndërtimin e urave mes Maqedonisë së Veriut, Turqisë dhe rajonit më të gjerë – duke…

Lexo më Shumë

Studentja Rejhan Alimi nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, përmes një video-mesazhi të publikuar sot, ka konfirmuar pjesëmarrjen në Protestën Gjithëkombëtare që do të mbahet më 13 dhjetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, me fillim nga ora 13:00. Ajo u ka bërë thirrje të gjithë studentëve shqiptarë në vend që t’i bashkohen protestës, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe zërit të përbashkët studentor në mbrojtje të krerëve të UÇK-së, respektivisht vetë UÇK-së.

Lexo më Shumë

Lista e pavarur Për Shqiptarët e Kumanovës ka njoftuar se do të marrë pjesë dhe do ta mbështesë fuqishëm Protestën Gjithëkombëtare, e cila do të zhvillohet më 13 dhjetor 2025, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, duke filluar nga ora 13:00. Sipas njoftimit, protesta organizohet në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët – siç thuhet – po mbahen padrejtësisht të burgosur dhe po gjykohen në Hagë. Formacioni politik thekson kundërshtimin ndaj çdo përpjekjeje për kriminalizimin e luftës çlirimtare, cenimin e dinjitetit shqiptar dhe tentativat për rishkrimin e historisë në dëm të sakrificës së dëshmorëve dhe të mbarë…

Lexo më Shumë

Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Lev Shestov, një nga mendimtarët më enigmatikë dhe revoltues të shekullit XX, na fton në një udhëtim filozofik të rrallë: udhëtimin e shpirtit për të shpëtuar nga burgu i ekzistencës. Në veprën e tij “Shpirti dhe Ekzistenca”, Shestov ndan radikalizmin e tij në dy pole të pakundërshtueshme: Jeruzalemin dhe Athinën. Jeruzalemi simbolizon botën e shpirtit, të besimit, të çastit profetik dhe të lirisë absolute; Athina përfaqëson botën e arsyes, të logjikës, të domosdoshmërisë dhe të sistemit. Kj ndarje nuk është ndarje historike apo kulturale, por, një ndarje ekzistenciale, një copëtim në thelbin e vetëdijes njerëzore.…

Lexo më Shumë