Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka ligjëruar sot në Universitetin e Evropës Juglindore mbi diplomacinë shqiptare, procesin e integrimit evropian dhe sfidat reale me të cilat përballet Ballkani Perëndimor. Në fjalën e tij, ambasadori theksoi se integrimi evropian nuk është një destinacion abstrakt apo slogan politik, por një proces që kërkon disiplinë institucionale, standarde të qeverisjes, ligje funksionale evropiane dhe institucione më të forta se individët. Sipas tij, përgjegjësia mbetet valuta më e besueshme e politikës publike, ndërsa guximi për të mbajtur kursin evropian është thelbësor edhe në kohë polarizimi. Diskutimi u përqendrua gjithashtu te siguria rajonale si…
Author: IM
Shkup – Gjykatat kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë konstatuar se shkarkimi nga detyra i ish-drejtorit të Medresesë “Isa Beu”, z. Ibrahim Idrizi, i kryer nga Bashkësia Fetare Islame (BFI), ka qenë i kundërligjshëm. Sipas vendimeve gjyqësore të nxjerra nga Gjykata Themelore Civile Shkup dhe të konfirmuara në procedura të mëvonshme, rezulton se vendimet e organeve të BFI-së për ndërprerjen e marrëdhënies së punës dhe largimin nga funksioni drejtues nuk janë marrë në përputhje me Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe aktet përkatëse statutore. PRO DROPS Простатата се намалила 3 пати! Правете го ова секоја вечер! × Në dokumentacionin…
Dokumenti “Presidency Conclusions on Enlargement” (ST 16933/25) e vendos zgjerimin në kornizë gjeostrategjike, por i rikthen vendet kandidate te logjika e thjeshtë e procesit: asnjë rrugë drejt BE-së nuk ecën me retorikë; ecën vetëm me standarde, meritë dhe zbatim të detyrimeve.  Në këtë kuptim, pika 6 — e cila thekson se në Ballkanin Perëndimor marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal janë “elemente thelbësore” të zgjerimit dhe të Procesit të Stabilizim-Asociimit, duke kërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale dhe çështjeve të trashëguara “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare” — është shumë më tepër se një formulë diplomatike.  Për…
Në Shkup, Kryetari i OKH “Merhamet”, Ridvan Xhaferi, së bashku me anëtarin e bordit, Xhihad Husejini, morën pjesë në ceremoninë e festimit të Ditës Ndërkombëtare të Shtetit të Katarit, me ftesë të Ushtruesit të Detyrës së Ambasadorit të Shtetit të Katarit në Shkup, z. Rashid bin Said Al-Hajarin. Në praninë e shumë diplomatëve të huaj, personaliteteve dhe figurave nga jeta publike, u shënua kjo ngjarje e rëndësishme për popullin mik të Katarit. Në këtë ditë të veçantë, i urojmë Katarit zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie afatgjatë, duke shprehur mirënjohjen tonë të sinqertë për mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Prof. Milazim Krasniqi Përpjekjet e sotme për konvertimin fetar të shqiptarëve muslimanë në Kosovë nuk janë të izoluara, por vazhdimësi e projekteve historike antiislame në Europë dhe Ballkan. Këto nisma jnë forma të reja presioni propagandistik dhe psikologjik, të toleruara nga heshtja institucionale vendore dhe ndërkombëtare. Identiteti kombëtar shqiptar është ndërtuar me kontribut vendimtar të muslimanëve dhe se çdo përpjekje për ta cenuar atë përbën rrezik për kohezionin shoqëror dhe stabilitetin e Kosovës. Rrënjët fetare dhe burimet ideologjike e gjeopolitike të ideve dhe projekteve për çrrënjosjen e Islamit nga trojet shqiptare, e posaçërisht nga Kosova, janë të vjetra. Vetë Europa…
Shtëpia botuese Logos-A ka sjellë para lexuesve librin “Simbolika e Kryqit”, një vepër e rëndësishme e filozofit dhe mendimtarit francez René Guénon. Libri botohet në format A5, me 230 faqe, dhe vjen si një kontribut i çmuar në fushën e mendimit metafizik dhe simbolik. Pas veprës së njohur “Mbretërimi i Sasisë dhe Shenjat e Kohës”, përmes së cilës Logos-A e prezantoi më herët Guénon para publikut, autori rikthehet me një analizë të thelluar të simbolit të kryqit, duke treguar se si një formë e vetme mund të mbajë brenda saj një shumësi kuptimesh universale. Në “Simbolika e Kryqit”, Guénon fton…
Shkruan: Prof.Dr. Metin Izeti Vdekja, ajo skenë e pashmangshme që mbyll dramën e jetës, ka qenë, që nga kohërat më të lashta, burim i padryshkueshëm i pyetjeve, ankthit, dhe kërkimit për kuptim. Ajo qëndron në kufirin e të gjitha mendimeve tona, duke na shtyrë përtej rutinës së përditshmërisë drejt sfidave metafizike më të thella. Në historinë e ideve, gjenden dy qasje thelbësisht të kundërta ndaj këtij fenomeni: njëra e karakterizuar nga, ankthi, frika, hidhërimi dhe ndarja, tjetra nga pritja, gëzimi dhe bashkimi. Për shumë filozofë të epokës moderne, vdekja nuk është një portë, por një mur i pashmangshëm që i…
INNOX Innovation Centre mori pjesë në Take Off Istanbul 2025, një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare për startup-e, inovacion dhe investime, ku u zhvilluan takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve financiare, teknologjike dhe organizatave ndërkombëtare. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm Dr. Bilal Sucubaşı, Drejtor i Përgjithshëm i Halk Katılım Bankası dhe njëkohësisht Kryetar i Bordit Drejtues të INNOX, Abil Baush, CEO i INNOX Innovation Centre, Zoran Lazarevski, anëtar i MASIT dhe Nënkryetar i WITSA, si dhe Muhammed Can Veysel, përfaqësues i T3 Foundation në Mal të Zi dhe studiues në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gjatë takimeve në kuadër të…
Qasja e Prof. Dr. Mehmet Görmez Rreth Islamit, Shkencave Islame, Usulit, Metodologjisë, Makasidit, Vlerave dhe Moralit Islami është feja burimore/parësore dhe e natyrshme e njerëzimit. Kjo fe, e cila ka vlefshmëri të përjetshme, ka filluar me Hz. Ademin a. s. dhe është përtërirë për herë të fundit me Hz. Muhamedin (paqja qoftë mbi të!), përmes së cilit ka arritur kulmin, është plotësuar dhe ka zënë një pozicion unik në historinë e njerëzimit. Islami, si një sistem jetese, trajton të gjitha aspektet e ekzistencës dhe veprimtarisë së njeriut, duke përfshirë në diapazonin e tij karakteristikat shpirtërore, mendore dhe materiale. Ai nuk…
Lubço Kocevski në konferencën e sotme për shty njoftoi se ka parashtruar dorëheqje të parevokueshme. Ky veprim i Kovevskit vjen ditën kur Kuvendi duhej të vendoste për shkarkimin e tij.
Kryeministri australian Anthony Albanese vizitoi të martën Spitalin St. George në jug të Sidneit, ku u takua me Ahmed Al Ahmedin, njeriun që është cilësuar si hero për çarmatimin e njërit prej sulmuesve gjatë incidentit në Bondi Beach. Pas takimit, Albanese vlerësoi guximin e Ahmedit, duke thënë se ai përfaqësonte “më të mirën e vendit”. “Ahmed, ti je një hero australian. Ti e vure veten në rrezik për të shpëtuar të tjerët,” shkroi Albanese në rrjetin social X, duke shtuar: “Në momentet më të këqija, shohim më të mirën e australianëve, dhe pikërisht këtë pamë të dielën në mbrëmje. Në…
Ish-kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Mehmet Görmez, aktualisht drejtor i Institutit për Mendim Islam, me dekret të Presidentit Rexhep Tajjip Erdogan është emëruar rektor i Universitetit Ndërkombëtar për Islam, Shkencë dhe Teknologji të Republikës së Turqisë. Vendimet për emërimet, të nënshkruara nga Presidenti Erdoğan, janë publikuar në Gazetën Zyrtare të Turqisë. Sipas këtyre vendimeve, Prof. Dr. Mehmet Görmez do të ushtrojë detyrën e rektorit të këtij universiteti. Emërimi i tij vlerësohet si një hap i rëndësishëm për forcimin e rolit akademik dhe ndërkombëtar të universitetit në fushat e studimeve islame dhe më gjerë.

