Komisioni Evropian do të ndajë 185.9 milionë euro në vitin 2023 për të financuar promovimin e produkteve bujqësore – ushqimore të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë nga Bashkimi Evropian. Programi i punës për politikat promovuese për vitin 2023, të cilin Komisioni e miratoi pak ditë më parë, kontribuon në realizimin e prioriteteve politike të Komisionit Evropian për periudhën 2019-2024, dhe veçanërisht të strategjisë “nga tereni në tryezë”. Projektet promovuese në vitin 2023 pritet të nxjerrin në pah dhe mbështesin produktet që janë në përputhje me objektivat si qëndrueshmëria e bujqësisë së Unionit, përmirësimi i mirëqenies së kafshëve dhe inkurajimi…
Author: Emad
Shkruar: LJUBISHA NIKOLlOVSKI Ditët e fundit mediat kanë qenë të fiksuara pas rezultateve të sondazhit të IRI. Por çfarë rezultatesh kishte në të? Më së shumti me urimin e Gruevskit për Sh. Nikolla nga disa qytetarë që kujtuan se ai u emërua, kështu që e nderuan me 7 për qind vlerësim, për gjithçka që bëri vitin e kaluar për Maqedoninë, duke u ulur dhe bërë biznes me paratë e tyre në Budapest. Sepse vitin e kaluar ai nuk ishte aq aktiv për kauzën, kështu që nuk bëri asgjë dhe për këtë arsye mori vetëm tre për qind mbështetje nga qytetarët…
“Punojmë në atë që të defaktorizojmë këta dy faktorë, njëra është BDI-ja dhe Ali Ahmeti dhe e dyta është paratë që vidhen, për shkak se qeveria e re e VMRO-DPMNE-së ka qëllim serioz të nis me sanksionim të kriminelëve në politikë, ndërsa në këtë Qeveri ka shumë,” këtë e tha sot kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski tha se në Qeveri aktualisht vendos vetëm BDI dhe Ahmeti. “Kovaçevski nuk është njeriu që vendos, atje vendosin dy faktorë, vendos BDI, ndërsa BDI dhe Ali Ahmeti është i vetëdijshëm që asnjëherë nuk do të jetë…
Türkiye do ta rrisë pagën minimale me 54.5 për qind nga 1 janari 2023, njoftoi sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA). Paga minimale neto për beqarët do të jetë 8.500 lira turke (455 dollarë) në muaj, krahasuar me 5.500 lira (295 dollarë) sa ishte më par në muaj, theksoi Erdoğan. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave të Tërkiye-s (TurkStat), norma vjetore e inflacionit në Türkiye në muajin nëntor është ulur me 1.2 për qind krahasuar me tetorin e këtij viti. Erdoğan tha se në procesin e përcaktimit të pagës minimale i është kushtuar vëmendje…
Pasi Qeveria njoftoi se ka emëruar Goran Trajkovskin për ushtrues të ri detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, disa media kanë publikuar lajmin me fotografi të ish-shefit të DAP-it, me të njëjtin emër dhe mbiemër. Është publikuar edhe titull se “Ish- njeriu i parë i DAP, Goran Trajkovski do të udhëheqë Inspeksionin e Tregut”. Po ashtu, u botua edhe një titull sensacionalist: “Lajmi i fundit: Qeveria si drejtor të ri të ISHT emëroi një personazh të njohur të kohës së Gruevskit”, i ilustruar me fotografi të Gruevskit dhe Goran Trajkovskit, ish-drejtorit të DAP-it. Mirëpo, në këtë rast nuk bëhet…
“Peizazhi mediatik në Maqedoninë e Veriut është mjaft i ndërlikuar. Nuk mendoj se jemi përjashtim nga vendet e tjera, ku demokracia përballet me më shumë sfida. Do të thosha se në Ballkan, më saktë, në vendet e Ballkanit Perëndimor, mediat janë kryesisht të varfra. Gazetaria si profesion nuk është më popullor. Gjithnjë e më pak studentë regjistrohen për të studiuar gazetari. Numri i fundit, mendoj, është se jo më shumë se 15 studentë u regjistruan në studimet e gazetarisë në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar”, thotë Xhabir Deralla, kryetar i CIVil, në një intervistë me Katerina Sokolova, nga Instituti…
Fatkeqësisht, mendova se këtë mangësi e kemi në Armeni, si gazetari kulturore, por gjatë aktiviteteve tona ndërkombëtare, kur vizituam partnerët tanë nga vende të tjera, vumë re se kjo sfidë ekziston kudo. Dua të theksoj se gazetaria kulturore është një pjesë shumë e rëndësishme e gazetarisë dhe duhet të zhvillohet kudo, thotë Mkrtiç Tonojan, menaxher kulturor dhe drejtor i OJQ-së Akos, me seli në Jerevan, Armeni, në një intervistë për CIVIL Media, në kuadërtë seminarit ndërkombëtar “Gazetaria në luftë kundër dezinformimit dhe propagandës” organizuar nga CIVIL në partneritet me Youth4Media (Y4M)./Lajmi i plotë. https://www.youtube.com/watch?v=ErJj4XzWZEY
Komisioni hetimor parlamentar votoi unanimisht që ish-presidenti Donald Trump të përballet me 4 akuza. “Çdo president në historinë tonë ka mbrojtur transferimin e rregullt të pushtetit përveç njërit. 6 janari i 2021-shit shënoi herën e parë kur një president amerikane refuzoi detyrën kushtetuese për të transferuar pushtetin në rrugë paqësore. Asnjë person që sillet në këtë mënyrë nuk mund të mbajë sërish poste të larta. Ai nuk është i përshtatshëm për to”, tha Liz Cheney, nënkryetare e komisionit hetimor të 6 Janarit. Në këndvështrimin e komisionit, në mënyrë të paligjshme Trump komplotoi rrëzimin e rezultatit të zgjedhjeve të 2020-s. Komisioni…
Këto ditë në publik doli një anketë e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) Qendra Kërkimore për Maqedoninë e Veriut, e cila trajtonte çështje që kanë të bëjnë me vlerësimin e partive, disponimin e qytetarëve për integrim evropian, si dhe shumë çështje të tjera Pëe këtē Civil Media ma realizuar një anketë me qytetarët, të cilën mund ta ndiqni më poshtë./Lajmi i plotë. https://youtu.be/MsM5fYGqPXI
Organizata Pesticide Action Network Europe (PAN Europe) ka paralajmëruar edhe një herë se fermerët evropianë nuk mbështesin përpjekjet për të minimizuar përdorimin e pesticideve në frutikulturë. Megjithëse strategjia evropiane planifikon të përgjysmojë përdorimin e këtyre kimikateve deri në vitin 2030, raporti i fundit tregon se frutat nuk kanë qenë kurrë më të kontaminuara se vitet e fundit. Më shumë se 44,000 mostra frutash të freskëta janë analizuar në vendet anëtare të Bashkimit Evropian nga viti 2011 deri në vitin 2020. Ku u zbulua se ndotja nga pesticidet e mollëve, dardhave dhe kumbullave ishte pothuajse dyfishuar që nga viti i parë…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sonte se furnizimi i Kosovës me me dron luftarak “Bajraktar” do të ndikojë në marrëdhëniet e Serbisë me Turqinë.“Kur turqit thonë se do t’ia japin Bayraktarin Prishtinës, nuk është as e lehtë dhe as lajm i mirë për ne dhe do të ndikojë në marrëdhëniet tona, edhe pse ne e respektojmë shumë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan”, nënvizoi Vuçiq në një deklaratë për TV Pink. Vuçiq nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, tha se për këtë arsye “Serbia duhet të ketë një mbrojtje kundërajrore të përgatitur mirë, një njësi luftarake për t’iu përgjigjur ndaj…
Rreth 70 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë deklaruar se me siguri ose ndoshta do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme dhe të pyetur se “për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të ishin këtë javë?” 19 për qind janë përgjigjur se do të zgjedhin VMRO-DPMNE-në dhe 11 për qind LSDM, tregon sondazhi i fundit i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI). Krahasuar me anketën e një viti më parë, VMRO-DPMNE-ja opozitare ka një rënie për një pikë përqindje, ndërsa LSDM-ja në pushtet për pesë. Përveç të Majtës, e cila ka një rritje të mbështetjes nga katër në…