Author: IM

“U MOR NJË VENDIM HISTORIK PËR THEMELIMIN E SHKOLLËS FILLORE TË RE KOMUNALE NË VIZBEG! ✅ Sot në seancën e këshillit të bashkisë Butel janë marrë disa vendime të rëndësishme, ndër të cilat: 1️⃣. Vendim për themelimin e shkollës së re fillore komunale që do të mbajë emrin “Vizbeg” në vendbanimin Vizbeg. Shkolla fillore “Vizbeg” do të organizojë dhe realizojë arsimin fillor nëntëvjeçar, në pajtim me Ligjin për arsimin fillor. Më në fund, pas shumë vitesh premtime, Vizbegi do të ketë shkollën e saj fillore komunale. 2️⃣. Vendim për shpërblim financiar për punëtorët e komunës që punuan pa u lodhur…

Lexo më Shumë

“Miratimi i amendamenteve kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke mundësuar kështu vazhdimin e rrugës integruese evropiane të vendit tonë, nuk është vetëm çështje politike, por edhe çështje e ndryshimeve strukturore ekonomike që duhet të sjellin një sërë të përfitimeve të përhershme si për ekonominë tonë, por edhe për qytetarët”. Kështu shkruan në faqen e tij në Facebook zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi. Ai thekson se realizimi i përcaktimit strategjik të 80% të qytetarëve të vendit për anëtarësim në BE është gjëja më e rëndësishme që do…

Lexo më Shumë

NESHKOV: TAKOVA NJERIUN E AFËRT TË GRUEVSKIT, AI QË KOMANDON ME OPOZITËN NË MAQEDONI Në Bullgari kanë nisur të shfaqen dyshime për motivet e VMRO-DPMNE-së për të mos mbështetur ndryshimet kushtetuese, ku parashihet futja e Bullgarëve në Preambulë. Një dyshim të tillë, sic njofton KlanM, ka shfaqur edhe pronari i agjencisë së lajmeve BGNES, Ljubço Neshkov. Neshkov, më 18 gusht, gjatë një interviste për televizionin publik bullgar BTV, sic njofton KlanM, tha se ka zhvilluar një takim, sic tha, me njeriun më të afërt të Nikola Gruevskit, I cili, sipas Neshkovit, ndoshta komandon opozitën në Maqedoninë e Veriut. “Shumë rrallë…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i ka dorëzuar Kuvendit propozim për uljen e pagave të funksionarëve për 78%. Ata kërkojnë ndryshim të menjëhershëm të nenit 11 të Ligjit për paga dhe shtesa të tjera të deputetëve dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në shtet. Rritja e pagave të punonjësve në sektorin publik dhe zyrtarëve të bëhet me parime të barabarta pa diskriminim në përputhje me parimet e dakorduara me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive dhe të zbatohen në mënyrë të barabartë. Nëse qeveria konsideron se rritja e pagave prej 10% nga shtatori 2023 dhe vendosja e një metodologjie…

Lexo më Shumë

Sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u sulmua ekipi i televizionit Alsat ndërsa ishte në detyrë. Sulmi fillimisht verbal dhe më pas fizik ka ndodhur derisa dy gazetaret e televizionit Alsat, Era Gjakova dhe Sarah Hoxha së bashku me kameramanin po xhironin në terren, lajmëroi TV Alsat. “Një person që kishte dhe dyqanin aty pranë pa kurrfarë arsye ka kërcënuar me mjete të mprehta gazetaret dhe kameramanin. Ai madje i kërcënoi ata me jetë. Pas kërcënimeve me jetë, pa kurrfarë arsye personi sulmoi fizikisht kameramanin e Alsatit duke i shkaktuar lëndime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit”,…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja opozitare me kundërshtimin e saj ndaj amendamenteve kushtetuese është futur në një humnerë politike nga e cila as nuk e di se si do të dalë, thonë njohës të ngjarjeve politike në vend. Sipas tyre, edhe pse shumica parlamentare i pranoi të gjitha kërkesat e VMRO-DPMNE, partia e Mickovskit ende mbetet pengesa e vetme në rrugën e shtetit drejt BE-së, shkruan portali në gjuhën maqedonase Frontline. Gazetari dhe komentatori politik Driton Zenku thotë se VMRO-DPMNE tashmë është e izoluar nga faktori vendas dhe ndërkombëtarë, për shkak të qëndrimitndaj ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, VMRO-DPMNE po përpiqet të dalë nga situata…

Lexo më Shumë

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë janë më të ashpra se kurrë dhe ndikimi i tyre është qartë i dukshëm në shifrat tregtare. Rubla pa rënien e saj më të madhe kundrejt dollarit në fillim të gushtit, ndërkohë që të ardhurat nga energjia ranë ndjeshëm dhe suficiti tregtar ra me 68.4%, duke zvarritur shifrat e llogarisë korente. Siç transmeton Telegrafi, eksportet gjermane në vend ranë për 54 për qind në gjashtë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, sipas një analize të Institutit të Financave Ndërkombëtare (IIF). Në muajt e parë të luftës, importet ruse…

Lexo më Shumë

Tre spiunë të dyshimtë për Rusinë në Britani janë arrestuar si pjesë e një hetimi të gjerë për sigurinë kombëtare. Të pandehurit, të gjithë shtetas të Bullgarisë, u kapën në shkurt dhe janë mbajtur në ndalim nga ajo periudhë, raporton televizioni BBC. Dyshohet se këta tre persona ishin duke punuar për shërbimet ruse të sigurisë. Ata akuzohen për posedim të dokumenteve të identitetit me “synim jo të duhur” dhe dyshohet se i kanë mbajtur dokumentet me vetëdije se ato ishin të rreme. Në mesin e dokumenteve përfshihen pasaporta, letërnjoftime e dokumente të tjera nga Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Franca, Italia,…

Lexo më Shumë

Refik Poshka lindi ne fshatin Frengove dhe shkollën e mesme e kreu në gjimanzin e Strugës. Vazhdon studimet nè shkollen e lartè Ekonomike nè Prishtine. Si djali më i vogël i atdhetarit Xheladin Xhelo Poshka përndiqet që në moshë të re dhe në vitin 1968 arestohet nè Struge per naciolanizëm dhe dërgohet ne burgun e Manastirit. Pas lirimit nga burgu partia komuniste ja ndal tè drejtën e studimit nè Prishtinè. Vitin e ardhshëm akademik regjistrohet nè shkollen e lartë komerciale ne Pejè ku i perfundon me sukses studimet. Pas hapjes se hotelit Drin në Strugë në vitin 1977 punesohet si…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërcënimeve të ministrit të Mbrojtes së Serbisë, Millosh Vuçeviç ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Rama i quan “të rrezikshme” dhe “të papranueshme” deklaratat e Vuçeviç për mediat serbe, ku tha se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi “nuk do jenë të qeta” edhe pse janë pjesë e NATO-s. Vuçeviç shprehu qefmbetjen me dy shtetet e rajonit për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Rama thotë në reagimin e tij se rajoni ka ecur përpara gjatë dekadës së fundi aq sa s’mund të imagjinohej. “Jemi të përkushtuar plotësisht ndaj sigurisë…

Lexo më Shumë

Një autobus me targa të Turqisë është aksidentuar në kanionin e Matkës ku ka ngecur në bankinat mbrojtëse të rrugës dhe është bllokuar. Për fat të mirë nuk është rrokullisur dhe gjithë udhëtarët kanë dalë jashtë, nuk ka të lënduar sipas informacioneve të Klan Maqedoni. Në vendin e ngjarjes pritet të arrijë edhe policia dhe mjete për ta larguar autobusin.

Lexo më Shumë

Me analistin dhe profesorin universitar Arsim Sinani mund të bisedohet për shumë tema gjerë e gjatë. Mirëpo kësaj radhe, në kuadër të “Intervistave të Fundjavës” në Lideri.mk, kemi vendosur të trajtojmë vetëm çështjet më aktuale në vend. Lideri: Z. Sinani, çka e pret sipas jush Maqedoninë e Veriut nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese? Maqedoninë veriore, nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, e pret debat i zjarrtë, pozitë-opozitë te sheshi, për pushtet. Dhe kjo dmth zgjedhje të parakohshme. Por hapja e kushtetutës po kalon pa elementin shqiptar për tu rregulluar si themeltar. Ky është një moment që po u ik shqiptarëve. Linja…

Lexo më Shumë