“U MOR NJË VENDIM HISTORIK PËR THEMELIMIN E SHKOLLËS FILLORE TË RE KOMUNALE NË VIZBEG! ✅
Sot në seancën e këshillit të bashkisë Butel janë marrë disa vendime të rëndësishme, ndër të cilat:
1️⃣. Vendim për themelimin e shkollës së re fillore komunale që do të mbajë emrin “Vizbeg” në vendbanimin Vizbeg. Shkolla fillore “Vizbeg” do të organizojë dhe realizojë arsimin fillor nëntëvjeçar, në pajtim me Ligjin për arsimin fillor. Më në fund, pas shumë vitesh premtime, Vizbegi do të ketë shkollën e saj fillore komunale.
2️⃣. Vendim për shpërblim financiar për punëtorët e komunës që punuan pa u lodhur dhe jashtë orarit të punës.
Këshilli i Komunës së Butelit punon dhe merr vendime në interes të qytetarëve të Komunës së Butelit”, shkruan kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.
Data 11.07.2026
Aktuale
- Erdogan: Turqia po përparon drejt shndërrimit në një nga polet e sistemit të ri ndërkombëtar
- Logos-A pjesë e edicionit të dytë të Panairit të Librit në Preshevë
- Ambasadori Denion Meidani: Fatmir Limani është gjithmonë i mirëseardhur në Shqipëri, urat ndërtohen nga njerëzit, jo nga retorika
- Rriten çmimet e banesave në tremujorin e dytë në Maqedoni
- (VIDEO) Ndalesa në kufi, aktivisti i VLEN-it shkaktar i “incidentit” në Qafë Thanë
- (VIDEO) Shtatë vjet nga Marrëveshja e Prespës, polemikat vazhdojnë
- Momente tmerri mbi qiellin e Maqedonisë: Defekti i avionit theu xhamin dhe një person u tërhoq nga rrjedha e ajrit, por u shpëtua nga pasagjerët tjerë
- VLEN: Mbi 300 projekte, autostrada Shkup–Bllacë dhe më pak pritje në kufi








