Author: IM

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, zhvilloi një takim pune me delegacionin e kryesuar nga Kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), z. Abdullah Eren. Gjatë takimit u shpreh kënaqësia për mbështetjen e vazhdueshme që TİKA i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese, ndërsa në veçanti u theksua kontributi i dhënë në procesin e digjitalizimit të institucionit përmes dhurimit të pajisjeve teknike. U vlerësua se kompjuterët dhe pajisjet për regjistrimin audio-vizual përbëjnë një ndihmë të rëndësishme për modernizimin e punës së gjykatës. Gjithashtu, gjatë takimit u theksua se regjistrimi i seancave gjyqësore përfaqëson një hap të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Forumit Rinor të BDI-së në Tetovë, Art Zylbeari, ka reaguar pas mbajtjes së Kongresit të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke vlerësuar se ky proces duhej të ishte një moment reflektimi të thellë dhe forcimi të unitetit partiak, por sipas tij nuk arriti të reflektojë në mënyrë të plotë parimet themelore të meritokracisë dhe respektimit të strukturave partiake. Në reagimin e tij publik, Zylbeari thekson se në opinion dhe në bazën partiake është krijuar bindja se porosia e anëtarësisë nuk është lexuar drejt, gjë që ka hapur rrugë për vendimmarrje që nuk pasqyron konsensusin e gjerë partiak dhe që,…

Lexo më Shumë

Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke i dhënë mbështetje unanime emrave të propozuar. Kjo është përbërja e re nën udhëheqjen e Ali Ahmetit. Nënkryetarë: • Bujar Osmani • Faton Ahmeti • Arta Bilalli-Zendeli • Arbana Pasholli • Erkan Arifi Sekretar i Përgjithshëm: • Arbër Ademi Sekretar Organizativ: • Nebi Rexhepi Sekretare për Mundësi të Barabarta: • Arbëresha Vlashi Anëtarë: Admir Miftari Ajshe Osmani Albert Tairi Ardita Dani Artan Bushi Bajram Rexhepi Besnik Rameti Ejup Abazi Faton Aliti Gent Lika Ilir Hasani Imran Zhupani Isamedin Azizi Jetmir…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, është zgjedhur Nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim. Arifi bëri të ditur se zgjedhja e tij është bërë me propozim të kryetarit Ali Ahmeti dhe me miratim të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. “Të nderuar motra e vëllezër, me propozim të Kryetarit Ali Ahmeti dhe me miratim të Këshillit të përgjithshëm të BDI-së, nga sot jam zgjedhur Nënkryetar i BDI-së. Mirënjohës deri në pafundësi për vlerësimin dhe besimin”, ka deklaruar Arifi. Ai ka theksuar se do të jetë në shërbim të çdo aktivisti dhe qytetari, duke u angazhuar për përmirësimin e politikbërjes dhe…

Lexo më Shumë

Turqia ka përshëndetur vendimin e SHBA-së për të hequr sanksionet e vendosura ndaj Sirisë në kuadër të “Aktit të Cezarit”, transmeton Anadolu. “Shpresojmë që ky hap të inkurajojë më tej bashkëpunimin ndërkombëtar për rindërtimin dhe zhvillimin e Sirisë dhe të kontribuojë në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në vend”, shkroi në rrjetet sociale zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Oncu Keceli. Kjo vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2026, duke i dhënë fund zyrtarisht sanksioneve të vendosura sipas “Aktit të Cezarit” gjatë sundimit të regjimit të rrëzuar…

Lexo më Shumë

Arabia Saudite përshëndeti vendimin e SHBA-së për të hequr sanksionet e vendosura ndaj Sirisë sipas “Aktit të Cezarit”, transmeton Anadolu. Kjo erdhi një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2026, duke i dhënë fund zyrtarisht sanksioneve të vendosura sipas “Aktit të Cezarit” gjatë sundimit të regjimit të rrëzuar të Bashar al-Assadit. Duke komentuar këtë veprim, një deklaratë e Ministrisë së Jashtme Saudite tha se vendimi i Washingtonit do të “kontribuojë në mbështetjen e stabilitetit, prosperitetit dhe zhvillimit në Siri, në një mënyrë që përmbush aspiratat e popullit sirian”. Ajo gjithashtu…

Lexo më Shumë

Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Ajeti 21 i Sures En’am në Kur’an thotë: “Kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtra për Perëndinë ose përgënjeshtron argumentet e Tij? Vërtet, mizorët nuk do të kenë shpëtim.” Kjo deklaratë teologjike e fortë shërben si pikënisje për një analizë hermeneutike të thellë që zhvillohet në dy drejtime: (1) kuptimi filozofik i “shpifjes ndaj Zotit” dhe (2) manifestimet e saj në praktikat dhe strukturat teologjike që pengojnë afrimin e njeriut ndaj fesë në shekullin 21. I. Hermeneutika filozofike e “shpifjes ndaj Zotit” 1.1 Nga shpifja direkte te shpifja indirekte Në kontekstin origjinal islamik,…

Lexo më Shumë

Në Shkup u mbajt ceremonia e përurimit të projektit për rinovimin dhe pajisjen e klasave mësimore në Shkollën e Mesme Profesionale të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës “Zdravko Cvetkovski”. Aktiviteti u zhvillua me pjesëmarrjen e Kryetarit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren. Kryetari i TİKA-s, Abdullah Eren, këto ditë po qëndron në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një sërë aktivitetesh që organizohen me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit Turk në vend, ku përveç vizitave zyrtare me përfaqësues shtetëror, gjithashtu u vizituan edhe institucione arsimore, siç ishte rasti me Shkollën e Mesme Profesionale të Ndërtimtarisë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, sot ka pritur në takim kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Abdullah Eren. Në lidhje me këtë takim Gashi është shprehur mirënjohjen e tij të veçantë për veprimtarinë 20-vjeçare të TIKA-s në Maqedoninë e Veriut, ku janë realizuar mbi 1.300 projekte në fusha jetike si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura. Postimi i plotë i kryetarit të Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi: Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim zyrtar me Kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), gjatë të cilit riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe diskutuam për zgjerimin e…

Lexo më Shumë

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, priti në takim Kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale pas takimit, Kryetari i TİKA-s, Abdullah Eren, u shpreh se kjo vizitë e tij në Shkupin e Rumelisë, është një vend që prej shekujsh janë ruajtur lidhjet historike, kulturore dhe shpirtërore mes dy popujve. Gjatë takimit me Presidenten Siljanovska Davkova, u diskutua për bashkëpunimin dypalësh të orientuar drejt zhvillimit, në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen. Eren theksoi se shprehja e kënaqësisë…

Lexo më Shumë

Departamenti i Gjuhëve Orientale pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës, dje organizoi një panel diskutimi dhe program festiv me temë “E sotmja dhe e ardhmja e gjuhës turke dhe arsimit në gjuhën turke në Maqedoninë e Veriut”. Aktiviteti kishte për qëllim të trajtojë gjuhën turke, sfidat dhe perspektivat e mësimdhënies së saj në sistemin arsimor të vendit, si dhe rolin e saj në ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor të komunitetit turk. Në panel u theksua rëndësia e forcimit të arsimit në gjuhën amtare, zhvillimit të programeve akademike cilësore dhe nxitjes së bashkëpunimit institucional në këtë fushë. Programi u…

Lexo më Shumë

Në zyrat e kompanisë Ecolog në Tetovë, u zhvillua një takim miqësor me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani, i shoqëruar nga i biri, Denion Meidani, Ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimit të bërë nga drejtues të kompanisë pritëse, takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e vëllazërore, ku u rikujtuan edhe takime të mëhershme mes palëve. Në fokus të bisedës ishte roli dhe kontributi i Prof. Dr. Rexhep Meidanit në gjithë hapësirën shqiptare, si në zhvillimet demokratike dhe udhëheqjen institucionale të Shqipërisë, ashtu edhe në fushën akademike. Në këtë kontekst, u theksua…

Lexo më Shumë