Author: IM

Rami Mislimi Për dekada me radhë, ky shtet është ndërtuar mbi ndarje etnike në pushtet, në privilegje dhe mbi të gjitha në investime. Zonat shqiptare janë trajtuar jo si pjesë e shtetit, por si territor i huaj. Kryeministra kanë ardhur e kanë ikur, por padrejtësia ka mbetur e njëjtë, shtypje ekonomike dhe braktisje sistematike e tokave ku jetojnë shqiptarët. Sot, për herë të parë, po shihet një sinjal se kjo ndarje e thellë mund të marrë fund. Sepse kjo tokë nuk ka pronar etnik ajo është tokë e Maqedonisë. Dhe shteti ose investon njësoj për të gjithë, ose nuk është…

Lexo më Shumë

Shkruan: Nafie Selmani VLEN erdhi në pushtet me premtimin se do të ishte ndryshe. Se do të vendoste standarde të reja politike, do të çlironte institucionet nga kapja dhe mediat nga ndikimi i pushtetit. Por sot, praktika po e rrëzon këtë narrativë më shpejt sesa fjalët e ndërtuan. Një vështrim serioz mbi përmbajtjen e portalit Fol mjafton për të kuptuar se kemi të bëjmë me një vijë editoriale të qartë, kritikë e vazhdueshme dhe sulmuese ndaj opozitës përballë një trajtimi lavdërues dhe afirmues për politikat e koalicionit qeverisës VLEN. Situata bëhet edhe më problematike kur si kolumnist në këtë media…

Lexo më Shumë

Në kulmin e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, qytetarët u “bombarduan” intensivisht me konferenca për shtyp, promovime të kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë, përplasje ndërpartiake, akuza dhe dezinformata. Nga deti i lajmeve në eter, njëri pati peshë të veçantë. Nën petkun e një “ekskluzive”, portali Fol.mk më 23 tetor publikoi se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, do të tërhiqej nga politika pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. “Burime në BDI tregojnë se ai tashmë ua ka komunikuar këtë vendim disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, ndërsa është konsultuar edhe me partnerë nga Shqipëria…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot feston ditëlindjen e tij të 67-të. Ahmeti ka lindur më 4 Janar të vitit 1959 në Zajas të Kërçovës. Me rastin e ditëlindjes shokët dhe bashkpartiakët e kanë uruar kryetarin e tyre. “Faleminderit nga zemra për të gjitha urimet, për fjalët e mira dhe bekimet që mora sot me rastin e datëlindjes sime. Në pamundësi që t’ju përgjigjem secilit veç e veç, dua ta dini se çdo urim e çdo mendim i mirë ka arritur tek unë. Vitet, me kalimin e kohës, shndërrohen në numra, por urimet mbeten energji, forcë dhe…

Lexo më Shumë

Analizë nga Almakos Tragjeditë nuk njohin kufij shtetërorë dhe nuk kursejnë as shoqëritë më të zhvilluara. Raste si ai në Krans-Montana të Zvicrës dhe tragjedia e rëndë në Koçan dëshmojnë se fatkeqësitë mund të godasin kudo, pavarësisht nivelit të zhvillimit ekonomik, teknologjik apo institucional. Edhe pse Zvicra konsiderohet një nga shtetet me standardet më të larta të sigurisë në botë, rasti i Krans-Montana tregon se kur rrethanat fatkeqe bashkohen, as sistemet më të avancuara nuk janë plotësisht imune. Kjo e bën tragjedinë universale dhe dhimbjen të përbashkët, askush nuk do të donte të ishte në vendin e prindërve apo familjarëve…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj, siç e cilëson ai, narrativës së pasaktë mediatike lidhur me rritjen e kërkesave për shtetësi dhe interpretimin e tyre si pasojë e standardit të jetesës në Turqi. Në një shkrim publik, Lloga thekson se një pjesë e mediave në Maqedoninë e Veriut po transmetojnë një “të vërtetë gjysmake”, duke e shpjeguar këtë proces thjesht përmes prizmit ekonomik, ndërkohë që sipas tij, shkaqet reale janë historike, ligjore dhe politike. Sipas Llogës, rritja e numrit të kërkesave për shtetësi është pasojë direkte e ndryshimeve ligjore të vitit 2021, të cilat korrigjuan padrejtësi të trashëguara…

Lexo më Shumë

Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë, shkruan për ALMAKOS Kur njeriu vjen nga bota e informatikës, rregulli i parë që e sjell me vete është i thjeshtë: nuk i beson “përafërsishtë”-. Në kodin, “përafërsishtë” pa rregulla dhe pa matje është bug; në sisteme është burim rreziku ekzistencial; ndërsa në shëndetësi mund të nënkuptojë kohë të humbur, besim të humbur dhe, në rastet më të rënda, jetë të humbur. Prandaj, kur para gjashtë muajsh mora përgjegjësinë të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë, e dija se do të përballesha me pritshmëri të mëdha, por edhe më shumë e dija se do të përballesha me…

Lexo më Shumë

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së rregullt të mbajtur nga Këshilli Komunal – me votat e VLEN dhe Listës Merko. Zgjedhja e Stefoskit ka nxitur reagime të menjëhershme politike. Për këtë zhvillim ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, i cili përmes një deklarate ka shprehur kritika të ashpra. “Edhe Struga viktimë e pazarave alla Rrahman Morina. Çdokush e ka të qartë, këta janë në gjendje të bëjnë gjithçka, të shesin gjithçka, të gëlltisin gjithçka e të na fyejnë inteligjencën me kuazi leksione kombëtare!” –…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat të Pogradecit, një 12-vjeçare, nga ky fshat është përdhunuar nga një 67-vjeçar po nga i njëjti fshat. Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67-vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është katërmuajshe. E mitura nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi i moshuari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në rast seu tregonte prindërve. Në praninë e psikologut ajo janë pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe…

Lexo më Shumë

Interesimi i të rinjve për të studiuar gazetari, në universitetet shtetërore, po shënon rënie, duke “vënë në rrezik funksionimin e disa programeve akademike”, deklaroi Nora Kaliqi, e ftuar në emisionin “ZË”, në “Gazeta lajm” dhe “Lajm tv”. “Kjo është një problematikë mjaftë e madhe, kur marrim dhe shohim në aspektin professional në universitetin shtetërorë në fakultetin e gazetaris ka diku shtatë student, ndërsa tani ishin gjashtë edhe në fakultetet tjera d.m.th, në vend përafërsisht është numri i njejtë biles mendojë se disa rrezikohen të mbyllen për shkak se nuk ka të rinj, të cilet janë të interesuar. Pse ndodhë kjo?…

Lexo më Shumë

Prodhimi industrial në periudhën janar-nëntor të vitit 2025, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar shënon rritje prej 1,9 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës. Në nëntor të këtij viti, megjithatë, krahasuar me nëntorin e vitit 2024, pati një rënie prej 2,8 për qind. Prodhimi industrial në sektorin e Minierave dhe Gurores në nëntor të vitit 2025, krahasuar me nëntorin e vitit 2024, shënon rënie me 4,7 për qind, në sektorin e Prodhimit shënohet rënie prej 2,0 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe Ajër të Kondicionuar shënohet ulje prej…

Lexo më Shumë

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi të jashtëzakonshme fitoren e VV së drejtuar nga Albin Kurti, që kishte kundër aleatët perëndimorë, oligarkët vendas si dhe Shqipërinë e kryeministrit Rama. “I bashkohem ligjërimit se fitorja e Kurtit është e jashtëzakonshme, edhe krahasuar me vitin 2021 kur Kurti ishte në koalicion me Vjosa Osmanin e LDK. Kjo fitore është e jashtëzakonshme kur ke kundër SHBA, BE, oligarkët, ftohtësinë e Shqipërisë. Është dobësia e opozitës. Janë dy momente që e vënë në diskutim thellësinë e fitores së Kurtit. VV është e majtë, e ekstremit dhe…

Lexo më Shumë