Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, mori pjesë në një event përkujtimor të organizuar në prag të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, së bashku me kolegë ambasadorë nga Izraeli, Gjermania, Spanja dhe Bullgaria. Ngjarja u organizua nga Qendra për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore, ku një moment i veçantë ishte rrëfimi prekës i znj. Efrat Baruch Altaraz për vogëlushen Rashela Sion nga Shtipi, që preku thellë të pranishmit. Në fjalën e tij, ambasadori Meidani theksoi një fakt domethënës nga historia shqiptare: para Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri jetonin rreth 200 hebrenj, ndërsa pas Holokaustit ky numër u rrit…
Author: IM
Fondacioni ALSAR, në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini”, organizon promovimin e veprës dokumentare dyvëllimëshe: “Tragjedia Çame – Çamerya Trajedisi – The Cham Tragedy (1913–1945)”, përgatitur nga Dr. Qerim Lita dhe Shkëlzen Halimi. Kjo vepër vjen si një akt kujtese historike dhe përgjegjësie morale, duke dëshmuar përmes dokumenteve arkivore autentike genocidin, dhunën dhe dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë gjatë gjysmës së parë të shekullit XX. Siç theksohet edhe në parathënie, përvoja historike e çamëve përfaqëson një nga dramat më të rënda të pazgjidhura të historisë moderne shqiptare – një plagë që ende pret drejtësi. Botimi përmbledh qindra dokumente arkivore nga…
Rami Mislimi Dikur i duheshin 61 deputetë për ta rrëzuar një qeveri, sot ai i ka 81. Ky është realiteti politik i Maqedonisë së sotme. Hristijan Mickovski është politikani i vetëm që ka pushtet absolut, mbi maqedonasit poashtu edhe mbi shqiptarët. Nga sot e tutje, ai nuk është thjesht kryeministër ai është njeriu që vendos gjithçka. Nëse do, do të ketë zgjedhje, nëse nuk do, nuk do të ketë. Nëse do, do të ketë ndryshime kushtetuese, nëse nuk do, nuk do të ketë. Nëse do, do të ecim drejt BE-së, nëse nuk do, do të mbetemi të izoluar. Në historinë…
Deputeti i Frontit Europian, Salih Murat, sot në Stamboll ka realizuar takim me Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Më poshtë deklarata e plotë e Murat pas takimit me Presidentin Erdogan: Sot, në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll, zhvillova një takim tejet të rëndësishëm dhe shumë frytdhënës me Presidentin e Republikës së Turqisë, mikun tim të çmuar, Shkëlqesinë e Tij, z. Recep Tayyip Erdoğan. I shpreh mirënjohjen time të sinqertë për pritjen e ngrohtë dhe mikpritjen e përzemërt nga ana e Tij. Shpresoj që ky takim të kontribuojë në forcimin edhe më të madh të marrëdhënieve miqësore ndërmjet vendeve tona. 🇲🇰🇹🇷
Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, deklaroi se kreu i BDI Ali Ahmeti, kishte pranuar të hyjë në Qeveri pa kërkuar postin e kryetarit të Kuvendit dhe duke pranuar një numër më të vogël ministrash krahasuar me koalicionin VLEN, vetëm për të qenë pjesë e së njëjtës qeveri. Ajo shtoi se këto bisedime janë zhvilluar në zyrën e saj. Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), duke i hedhur poshtë deklaratat e deputetes së VMRO-DPMNE-së. Në reagimin e saj, BDI thekson se Ali Ahmeti nuk ka pasur asnjë takim me Stojanoskën dhe se nuk ka pasur oferta apo…
Sërish ka reaguar ASH e Arben Taravarit për “Safe City”, nga ku thonë se do ta ankimojë Ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Më poshtë reagimi i plotë: Aleanca për Shqiptarët shpreh qëndrimin e saj kritik ndaj ndryshimeve të miratuara në Ligjin për Kundërvajtje, në të cilin përfshihet edhe projekti “Safe City”, duke vlerësuar se zbatimi aktual i këtij projekti ngre shqetësime serioze juridike, sociale dhe kushtetuese. Zbatimi selektiv i projektit “Safe City” vetëm në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë është i padrejtë dhe diskriminues. Një projekt që pretendohet se rrit sigurinë publike duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjithë…
Deputetja e VMRO-DPMNE Dafina Stojanoska ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me negociatat për pjesëmarrjen e partisë së tij në qeveri. Ajo deklaron se Ahmeti nuk e ka treguar të vërtetën për takimin e zhvilluar në zyrën e saj, ku, sipas saj, ai kishte ofruar hyrjen në Qeveri pa kërkuar postin e kryetarit të Kuvendit dhe duke pranuar një ministër më pak nga sa kërkonte VLEN-i, vetëm për të qenë pjesë e së njëjtës qeveri. Më poshtë shkrimi i plotë i Stojanovkës: Ali Ahmeti thotë se me kryetarin Mickoski, një vit më parë, ka rënë…
Ambasada e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar një mesazh nga ambasadorja Angela Ageler. Në mesazhin e saj, ajo kujton se në Shkup ka mbërritur si ambasadorja e dhjetë e Shteteve të Bashkuara dhe që nga fillimi ka pasur një besim të fortë në “forcën dhe guximin e popullit të Maqedonisë së Veriut”, besim që me kalimin e kohës është konfirmuar shumë herë. ‘Viti 2025 shënoi 30-vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Maqedoni, megjithëse partneriteti ynë daton më tej. Për më shumë se tre dekada, i kemi treguar botës – së bashku – se çfarë mund të arrijë forca, kompromisi dhe…
Shkruan: Rashid el-Ganushi – nga burgu i Mornagias, Tunizi MESAZHI I PROFESOR RASHID EL-GANUSHI NGA BURGU I MORNAGIAS PAS 1000 DITËSH NGA ARRESTIMI I TIJ Unë jam i qetë dhe i bindur se jemi në të drejtë dhe se çështja e lirisë kurrë nuk ka qenë kaq e qartë sa sot. Kjo sprovë është shndërruar në një kriter matës për shkallën e përkushtimit të palëve të ndryshme ndaj parimeve të demokracisë dhe qytetarisë. Despotizmi dhe përjashtimi janë dy anë të së njëjtës monedhë. Lëvizja “Nahda”, që nga themelimi i saj, nuk ka vendosur kurrë “veto” ndaj asnjë partie, qoftë brenda…
Deputeti i Frontit Evropian dhe kryetar i partisë “Lëvizja Populli”, Zejd Rexhepi është shprehur kundër projektit “Safe City”. Ai thotë se ky projekt është i papërshtatshëm për realitetin e vendit tonë, ndëshkues, diskriminues dhe antikushtetues. “Jemi për sigurinë e qytetarëve, por projekti “Safe City” është i papërshtatshëm për realitetin e vendit tonë, ndëshkues, diskriminues dhe antikushtetues Ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐢 𝐩𝐚𝐩ë𝐫𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐬𝐡ë𝐦 sepse rrugët dhe infrastruktura e qyteteve të përfshira janë nën çdo standard evropian dhe nuk krijojnë kushte reale për zbatim të drejtë të këtij sistemi. Ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐬𝐡𝐤𝐮𝐞𝐬 sepse qëllimi real i qeverisë nuk është siguria e qytetarëve, por mbushja e boshllëqeve…
Shkruan: Sejid Emin, “TIMEBALKAN” Shkruarja një tekst jashtë aktualitetit pas ndjekjes së lajmeve ditore, shkrimit dhe përkthimeve, kërkon një rigrumbullim të vëmendjes. Dita ditës kjo po bëhet më vështirë në epokën digjitale dhe të inteligjencës artificiale. Në disa raste, nuk mund të them se nuk e shoh shpërqendrimin dhe mungesën e përqendrimit si një justifikim për “përtacinë”. Megjithatë, kur bëhet fjalë për të shkruar, nuk është e vështirë të lë gjithçka mënjanë, të përvjelish mëngët dhe të mbledhish vëmendjen. Në këtë shkrim do të përpiqem të ndaj me ju shënimet dhe reflektimet e mia mbi librin “Vëmendja e Vjedhur” të…
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka reaguar ndaj raportit më të fundit të Transparency International, sipas të cilit Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie prej 12 vendesh në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, duke u renditur në vendin e 88-të nga gjithsej 180 shtete, me 40 pikë. Nga ASH vlerësojnë se ky regres nuk është thjesht statistikor, por pasojë direkte e problemeve politike dhe institucionale. Sipas partisë, fakti që vendi humb 12 pozita me vetëm dy pikë më pak krahasuar me vitin 2023 tregon për dëmtim serioz të perceptimit mbi sundimin e ligjit. Aleanca për Shqiptarët…

