Author: IM

Një përplasje e hapur qëndrimesh ka shpërthyer mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, lidhur me lejimin ose jo të një interviste të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për emisionin “Off The Record” të drejtuar nga gazetari Andrea Danglli në A2 CNN. Megjithëse SPAK për herë të parë ka miratuar zyrtarisht kërkesën për intervistë, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve kanë vendosur ta refuzojnë atë, duke ngritur arsye organizative, operative dhe sigurie. Në vendimin zyrtar, SPAK ka dhënë miratim paraprak për realizimin e intervistës, duke sqaruar…

Lexo më Shumë

Aktivistja Nafie Selmani ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si fushatë të vazhdueshme dhe të organizuar të VLEN-it kundër Arben Taravarit, duke theksuar se ky obsesion politik po shërben për të mbuluar mungesën e rezultateve konkrete në qeverisje. Sipas Selmanit, VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha për qeverisje ndryshe, standarde më të larta dhe luftë të pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, por pas gati dy vitesh në pushtet, këto premtime kanë mbetur vetëm retorikë fushate. “Ata, në vend që energjinë ta përqendrojnë te reformat, sundimi i ligjit dhe përgjegjësia institucionale, duket se kanë vetëm një luftë reale…

Lexo më Shumë

‘’Prej ditës se djeshme, ne Shkup ka nisur zbatimi i projektit “Safe City”, një sistem i ri i mbikëqyrjes që synon rritjen e sigurisë publike dhe kontrollin e trafikut në qytet’’. Kamerat inteligjente, radarët dhe teknologjia digjitale…nga dje, sistemi “Safe City” ka nisur zyrtarisht funksionimin ne Shkup. Qëllimi është rritja e sigurisë në trafik dhe identifikimi i shkeljeve në kohë reale, por për qytetarët ky sistem sjell edhe dilema: a do të përmirësojë realisht sigurinë, apo do të kthehet vetëm në një mekanizëm ndëshkimi?. Nga dje, rruget e qytetit po monitorohen ndryshe,  ku dhe efekti i vërtetë i “Safe City”…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, dhe Kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani. Gjatë takimit, ambasadori Meidani i uroi dy kryetarët për mandatin e ri, duke i falënderuar për përkushtimin, punën e palodhur dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve që ata përfaqësojnë. Në fokus të bisedimeve ishte rëndësia strategjike e Korridorit VIII, si një projekt me ndikim afatgjatë dhe potencial të madh për zhvillimin ekonomik, veçanërisht për komunat që janë pjesë e gjurmës së këtij korridori. Po ashtu, u diskutua për vazhdimësinë e projekteve të…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Fatmir Limani, mbrëmë ka ngjallur reagime në opinion pas një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi: “APO RRINI! Rrini bre… Jo, s’po rrina. Abre rrini… Jo, jo, s’po rrina!!! E po hajde shkoni atëher…” Postimi u interpretua si një mesazh i drejtpërdrejtë ose i koduar, megjithatë, derisa po diskutohej se kujt i drejtohej, ai është fshirë nga rrjetet sociale. Ndërkaq, sot Limani është shfaqur publikisht me një libër në dorë me titull “Rrethuar nga idiotë” të autorit Thomas Erikson, gjë që ka shtuar edhe më tej dilemat dhe spekulimet mbi domethënien e mesazheve të tij të fundit.…

Lexo më Shumë

Në Hotel “Tirana International” u mbajt të enjten, më 29 janar, aktiviteti promovues i dy vëllimeve me të njëjtin titull, “Tragjedia çame, 1913-1945”. Aktiviteti ishte një organizim i përbashkët i Fondacionit ALSAR dhe Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”. Një varg folësish në aktivitet çmuan botimin dhe përmbajtjen e dy vëllimeve, krahas vënies në dukje të meritës së autorëve, dr. Qerim Litës dhe Shkëlzen Halimi, dhe të entit botues, Botimeve ALSAR. Të pranishmëve iu drejtua me një fjalë drejtori administrativ i Fondacionit ALSAR, Saimir Rusheku, i cili tha: “Të nderuar akademikë dhe studiues! Të nderuara zonja dhe zotërinj! Përfaqësues të institucioneve! Miq…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Kosova ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën. Ai shtoi se FSK-ja tashmë njihet për kapacitetet në kërkim-shpëtim dhe deminim, por edhe për kontribute të tjera në misione ndërkombëtare. “Unë jam Kryeministër në detyrë, nuk jam ende në mandatin tim të tretë, por kudo që ka nevojë për paqen në botë, ne dëshirojmë që të kontribuojmë, sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave ndërkombëtare, andaj tash duam që të marrim pjesë me forcat tona dhe kapacitetet tona edhe në paqe, në vende…

Lexo më Shumë

Husein Rizai Një ditë, më ra rasti të falesha në Xhaminë Alaxha të Shkupit. Nuk ishte thjesht një hyrje në një xhami, por një kalim i heshtur nga koha e sotme në një botë shumë më të vjetër, më të thellë e të ngarkuar me frymë dhe kujtesë. Që në çastin e parë, muret nuk më dukeshin prej guri, por prej historie, ajri nuk ishte thjesht ajër, por bartësi i lutjeve të panumërta, i zërave të shuar dhe i gjendjeve të fshehta shpirtërore. Aty, mes qetësisë së rëndë dhe dritës së zbehtë që depërtonte butë, më pushtoi një ndjenjë e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas deklaratës publike të Kryeministrit Mickoski se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, duke theksuar se me këtë qëndrim u rrëzua përfundimisht çdo premtim i (V)LEN-it për “rrugë të sigurt drejt Bashkimit Evropian”. Sipas Taravarit, në vend që të hapen perspektivat evropiane, rrugët drejt Brukselit po mbyllen çdo ditë e më shumë, ndërsa integrimi evropian po shndërrohet në një proces pa fund dhe pa vizion. Ai vlerëson se realiteti politik po e mban vendin të bllokuar në vendnumëro, me pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët. “Qytetarët po izolohen, po varfërohen dhe po…

Lexo më Shumë

Abil Baush Në Maqedoni na pëlqen të flasim me shifra të mëdha: paga mesatare, rritje e projektuar, buxhete miliardëshe. Por qytetarët jetojnë me shifra të vogla: pagë minimale, fatura, qira, shportë konsumi. Pikërisht aty lind hendeku mes retorikës ekonomike dhe realitetit ekonomik. Dhe ky hendek po thellohet gjithnjë e më shumë. Paga minimale në Maqedoninë e Veriut sot është rreth 24.379 denarë neto. Formarisht, më pak se 4% e të punësuarve e marrin këtë pagë. Kjo shifër shpesh përdoret si argument se paga minimale nuk është problem sistemik. Por ky është një lexim i gabuar i statistikës. Problemi i vërtetë…

Lexo më Shumë

Abil Baush Ajo që më brengos sot nuk është vetëm opozita apo vetëm pozita, por mënyra si prej vitesh të dyja palët e trajtojnë kapitalin njerëzor shqiptar, ata me fjalë e lavdërojnë, në praktikë e anashkalojnë. Për një kohë të gjatë dëgjojmë të njëjtin justifikim moral si “nuk kemi kuadro profesionale”. Por paradoksi është i thjeshtë se ata as nuk i përgatisin, as nuk i kërkojnë, as nuk i mbështesin kur ekzistojnë. Deklarata të papërgjegjshme nga funksionarë të lartë dhe emërime në poste apo komisione pa bazë profesionale janë vetëm simptoma, jo përjashtime. Ky fenomen nuk është i ri, as…

Lexo më Shumë

Faqja ndërkombëtare GlobalFirepower.com ka publikuar renditjen vjetore për vitin 2026, e cila vlerëson fuqinë ushtarake të 145 shteteve në mbarë botën. Renditja bazohet në më shumë se 60 indikatorë, përfshirë kapacitetet ushtarake, burimet financiare, logjistikën, teknologjinë dhe faktorët gjeografikë, duke përllogaritur për secilin shtet indeksin e fuqisë (PowerIndex – PwrIndx), përcjell Almakos. Në listën e publikuar, shigjetat me ngjyra tregojnë trendin krahasues me vitin e kaluar: rritje, stagnacion ose rënie. GlobalFirepower sqaron se ndryshimet në trend nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht dobësim real të kapaciteteve, pasi ndikim kanë edhe përditësimet në metodologjinë e vlerësimit. Sipas të dhënave: • Shqipëria renditet në vendin…

Lexo më Shumë