Maqedonia ende nuk ka strategji për tregjet e gjelbra, ndërsa gjithmonë e më shumë zvogëlohet edhe numri i marrjes me qira të tezgave për shkak të ekonomisë së errët, konkurrencës jolojale dhe largimi i të rinjve nga shteti. Siç ishte thënë sot në Odën Ekonomike të Maqedonisë, edhe më tutje është aktuale shitja në kamionë jashtë tregjeve. Veçanërisht intensifikohet në vjeshtë, por shteti ndërmerr masa adekuate dhe efikase për ndalimin e tij. Tregtarët e tregjeve presin Ligji i ri për tregti të tregjeve të gjelbra të rregullojë shumë çështje. Ligji, mes të tjerash, parashikon tregtarët e tezgave të kenë legjitimime…
Author: Adijat
Pa energji elektrike nesër nga ora 8 deri në orën 10:30 do të mbeten objektet në rrethinën e firmave “Lek” dhe “Elektroelement” në komunën e Gazi Babës. Siç informoi Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerje e furnizimit me energji elektrike është realizimi i intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin distributiv nga ekipe të “EVN Maqedoni” SHA.
Për banesat e sapondërtuara mbetet shkalla e autorizuar e TVSH-së për pesë për qind. Sot propozim-ndryshimet e ligjit për ndryshime të Ligjit për vlerën e shtuar hynë në procedurë kuvendore dhe morën përkrahje në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet. “Me propozimin e Ligjit për ndryshime të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar bëhet prolongimi i afatit dhe atë deri më 31 dhjetor të vitit 2023, për zbatimin e shkallës tatimore të autorizuar prej pesë për qind të qarkullimit të parë të ndërtesave banesore në atë pjesë në të cilën të njëjtat shfrytëzohen për qëllime banesore dhe i cili…
Deri në fillim të nëntorit pritet të fillojnë aktivitetet rreth ndërtimit të rrjetit infrastrukturor në zonën industriale Vizbeg. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, i cili sot ishte për vizitë pune në komunën e Butelit, deklaroi se deri nga mesi i shtatorit Ndërmarrja publike “Ujësjellësi” duhet ta përgatisë projektin pas çka Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do ta shpallë tenderin. “Ndërtimi i infrastrukturës në zonën Vizbeg është premtim parazgjedhor i Qeverisë dhe ne këtë do ta përmbushim. Në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë janë caktuar 20 milionë denarë që janë të dedikuara për fillim të infrastrukturës në pjesën e…
Inspektorati shtetëror për bujqësi sot ka dorëzuar për analizë mostra të reja të orizit, të marra nga disa depo nga Koçani që të konstatohet nëse janë gjenetikisht të modifikuara. Siç deklaroi për MIA-n drejtori i Inspektoratit, Bllagoj Indov, rezultatet nga analizat priten të mërkurën apo të enjten. “Mblodhëm mostra nga disa depo nga Koçani. Sot janë dhënë për nalaizë. Për shkak se nesër është ditë jopune, rezultatet i presim të mërkurën apo të enten”, tha Indov. Fara e orizit për të cilën Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) kumtoi se është gjenetikisht e modifikuar dhe nga importi, sipas Indov, ka…
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov sot ka pasur takim me ambasadorin Jan Petersen, shef i Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR të cilin e ka informuar se si kjo organizatë ndërkombëtare do të ndjek referendumin në 30 shtator këtë vit. Ambasadori Petersen siç ka njoftuar MPJ ka përcjell informacionet bazë për këtë mision të OSBE/ODIHR dhe ka informuar edhe për aktivitetet e planifikuara të Misionit vëzhgues në periudhën deri në referendum dhe ditës së deklarimit, që konform rekomandimeve të Misionit për vlerësimin e nevojave të ODIHR-it do të duhet të numërojë rreth 270 vëzhgues.referendumin në Maqedoni.…
Në vazhdën e investimeve të njëpasnjëshme në sferën e infrastrukturës, projekt i radhës i Komunës së Gostivarit ka qenë ndërtimi i kanalizimit në fshatin Turçan i Vogël, bëjnë të ditur nga Shërbimi për informim i kësaj komune. “Është ky edhe një premtim i realizuar i kryetarit Arben Taravari, i dhënë banorëve të fshatit Turçan i Vogël si kërkesë e tyre e arsyeshme, me rastin e vizitës së tij këtij fshati të premten e kaluar. Linja e kanalizimit ka një gjatësi prej rreth 2000 metrash, ndërsa me ndërtimin e saj zgjidhet problemi i gjithë fshati. Komuna e Gostivarit, tashmë ka hyrë…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimi të organizuar dhe korrupsionit, parashtroi kallëzim penal kundër H,M. (61) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të bërë penale “kontrabandim të emigrantëve” të ndëshkuar sipas nenit 418 B paragrafi 2 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë. MPB-ja kumtoi se dje në orën 12:00 në bul. “Kiro Gligorov” gjatë kontrollit rutinor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet motorik “Reno” me targa të Shkupit, pronësi e një taksi kompanie, ndërsa e drejtuar nga i denoncuari. Me këtë rast, në automjet…
Të mërkurën sipas të gjitha mundësive do të dihet se cili grup parlamentar sa mjete do të marrë për fushatën për referendumin e 30 shtatorit. Siç sqarojnë nga shërbimet parlamentare, grupet parlamentare dhe deputetët individualisht nuk do të marrin mjete në dorë, por fushata do të realizohet përmes marrjes me qira të hapësirës në media adekuate proporcionalisht sipas numrit të deputetëve në grupin parlamentar. Fushata për referendumin pritet që Kuvendi ta fillojë rreth 10 shtatorit. Ministri Damjan Mançevski, si përfaqësues i Qeverisë, paradite mori pjesë në koordinimin e kryetarit të Kuvendit Talat Xheferi me koordinatorët e grupeve parlamentare. Në koordinim…
Ish-anëtarja e KSHZ së, Violeta Duma e cila ka qenë në një përbërje me Bedredin Ibrahimin, shpjegoi situatën kur është votuar për vendvotimin 1727 në Strumicë. Duma kujtoi se ajo ka qenë e ulur afër Bedredinit. Fillimisht siç shpjegoi Duma, Ibrahimi ka diskutuar në një vijë me të, pra duke kundërshtuar prishjen e këtij vendvotimi pas nuk kishte bazë, por pasi që kishte marrë një telefonatë nga shefi, ai më nuk kishte marrë fjalën dhe kishte votuar për anulimin e atij vendvotimi, edhe pse nuk kishte patur bazë. “Unë pata vlerësuar se nuk ka bazë për ankesën pasi nuk kishte…
Ftojmë Prokurorinë publike, Ministrinë e Punëve të Brendshme, të ndërmarrin masat urgjente për ti gjetur dhe dënuar kërcënuesit me jetë të Kryetarit të ASH-së Ziadin Sela. Grupe të ndryshme qyqare të huliganëve, në vazhdimësi kanë kërcënuar dhe ofenduar Liderin e ASH-së dhe deputetin e popullit, Ziadin Selën, duke ja kujtuar gjithmonë rastin e 27 prillit si dhe duke shprehur keqardhje se pse Ziadin Sela ju ka mbijetuar plagëve vrastare, në momentin që u linçua për vdekje! Një rast i tillë ndodhi edhe mbrëmë nga faqja jozyrtare që mban emrin e njësitit special të MPB-së “Makedonski Lavovi – Luanët Maqedonas.” E…
Largimi yt i papritur nga bota e teatrit të Maqedonisë la vend që asnjëherë nuk do të plotësohet, sepse talenti yt unik dhe mjeshtëria në aktrim nuk mund të kopjohen. Vanço i la trashëgimi të paçmueshme, veçanërisht Teatrit të Dramës, me rolet e tij të papërsëritshme, theksoi u.d. drejtor i Tetarit të Dramës-Shkup, Sasho Tasevski në përkujtimin për aktorin Vanço Petrushevskin, i cili ndërroi jetë të shtunën në fshatin Oreshan të Shkupit. ntave të saj në 40 vitet e fundit. I përjetshëm kujtimi”, tha Tasevski. Përkujtim për aktorin Vanço Petrushevski, i cili ndërroi jetë pas një goditje nga rryma elektrike…