Sektori i Punëve të Brendshme Shkup deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimi të organizuar dhe korrupsionit, parashtroi kallëzim penal kundër H,M.
(61) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të bërë penale “kontrabandim të emigrantëve” të ndëshkuar sipas nenit 418 B paragrafi 2 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë.
MPB-ja kumtoi se dje në orën 12:00 në bul. “Kiro Gligorov” gjatë kontrollit rutinor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet motorik “Reno” me targa të Shkupit, pronësi e një taksi kompanie, ndërsa e drejtuar nga i denoncuari. Me këtë rast, në automjet janë gjetur tre persona emigrantë edhe atë dy burra të moshës prej 26 dhe 28 vjet dhe një grua e moshës 31 vjeçare, të gjithë nga Irani, të cilët nuk posedonin dokumente.
I dyshuari dhe emigrantët janë privuar nga liria. Sipas urdhrit të Prokurorit publik, kundër H.M. është parashtruar kallëzim, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën e pranimit për të huaj Shkup.
Data 25.10.2026
Aktuale
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi
- “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë
- Vdekja e artistes Rinesa Qeriqi, njoftim i rëndësishëm nga familja


