Në vazhdën e investimeve të njëpasnjëshme në sferën e infrastrukturës, projekt i radhës i Komunës së Gostivarit ka qenë ndërtimi i kanalizimit në fshatin
Turçan i Vogël, bëjnë të ditur nga Shërbimi për informim i kësaj komune. “Është ky edhe një premtim i realizuar i kryetarit Arben Taravari, i dhënë banorëve të fshatit Turçan i Vogël si kërkesë e tyre e arsyeshme, me rastin e vizitës së tij këtij fshati të premten e kaluar. Linja e kanalizimit ka një gjatësi prej rreth 2000 metrash, ndërsa me ndërtimin e saj zgjidhet problemi i gjithë fshati. Komuna e Gostivarit, tashmë ka hyrë në fazën e bumit investiv, ndërsa në muajin shtator fillon
realizimi i akoma më shumë projekteve nga fusha e infrastrukturës dhe përmirësimi i cilësisë së jetës të qytetarëve të komunës së Gostivarit”, theksojnë nga Shërbimi për informim pranë Komunës së Gostivarit.
Data 25.10.2026
Aktuale
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi
- “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë
- Vdekja e artistes Rinesa Qeriqi, njoftim i rëndësishëm nga familja


