Deri në fillim të nëntorit pritet të fillojnë aktivitetet rreth ndërtimit të rrjetit infrastrukturor në zonën industriale Vizbeg. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, i cili sot ishte për vizitë pune në komunën e Butelit, deklaroi se deri nga mesi i shtatorit Ndërmarrja publike “Ujësjellësi” duhet ta përgatisë projektin pas çka Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do ta shpallë tenderin.
“Ndërtimi i infrastrukturës në zonën Vizbeg është premtim parazgjedhor i Qeverisë dhe ne këtë do ta përmbushim. Në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë janë caktuar 20 milionë denarë që janë të dedikuara për fillim të infrastrukturës në pjesën e ujësjellësit dhe kanalizimit”, tha Sugareski. Projekti do të kushtojë nga shtatë deri në nëntë milionë euro me qëllim që në periudhën e ardhshme tërësisht të përfundojnë punimet infrastrukturore në zonën industriale Vizbeg. Krahas aktiviteteve në zonën industriale Vizbeg, kryetari i komunës Velimir Smilevski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme Buteli do të jetë komunë ku do të zhvillohen një sërë aktivitete ndërtimore.
Sipas tij, një nga problemet më të mëdha me të cilët ballafaqohet komuna është mospasja e kanalizimit atmosferik.
“Komuna jonë ka probleme me kanalizimin dhe ujësjellësin dhe shpresoj se me ndihmën që do të na japë Qeveria në periudhën e ardhshme do t’i realizojnë të gjithë projektet e premtuara”, deklaroi Smilevski pas takimit me ministrin Sugareski.
Data 25.10.2026
Aktuale
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi
- “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë
- Vdekja e artistes Rinesa Qeriqi, njoftim i rëndësishëm nga familja


