Inspektorati shtetëror për bujqësi sot ka dorëzuar për analizë mostra të reja të orizit, të marra nga disa depo nga Koçani që të konstatohet nëse janë gjenetikisht të
modifikuara. Siç deklaroi për MIA-n drejtori i Inspektoratit, Bllagoj Indov, rezultatet nga analizat priten të mërkurën apo të enjten.
“Mblodhëm mostra nga disa depo nga Koçani. Sot janë dhënë për nalaizë. Për shkak se nesër është ditë jopune, rezultatet i presim të mërkurën apo të enten”, tha Indov.
Fara e orizit për të cilën Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) kumtoi se është gjenetikisht e modifikuar dhe nga importi, sipas Indov, ka hyrë në Maqedoni në mënyrë ilegale. Inspektorati për bujqësi e mori kontrollin ndaj orizit gjenetikisht të modifikuar më 21 gusht pasi që i mori rezultatet nga analizat që atëherë i ndoqi AUV. Atëherë Indov për MIA-n deklaroi se kontrollet vazhdojnë derisa nuk arrihen importuesit. “Fara në këtë rast nuk është importuar legalisht. Prandaj, do t’i vazhdojmë kontrollet. Ditëve në vijim do të hetohet kjo. Ende nuk dihet për sa fara bëhet fjalë, është konstatuar vetëm se tek disa prodhues ka oriz të modifikuar gjenetikisht”, tha drejtori, duke përkujtuar se importi i farës së modifikuar gjenetikisht nuk është e ndaluar, por duhet të jetë me certifikatë dhe i deklaruar.
Data 25.10.2026
Aktuale
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi
- “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë
- Vdekja e artistes Rinesa Qeriqi, njoftim i rëndësishëm nga familja


