Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov sot ka pasur takim me ambasadorin Jan Petersen, shef i Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR
të cilin e ka informuar se si kjo organizatë ndërkombëtare do të ndjek referendumin në 30 shtator këtë vit. Ambasadori Petersen siç ka njoftuar MPJ ka përcjell informacionet bazë për këtë mision të OSBE/ODIHR dhe ka informuar edhe për aktivitetet e planifikuara të Misionit vëzhgues në periudhën deri në referendum dhe ditës së deklarimit, që konform rekomandimeve të Misionit për vlerësimin e nevojave të ODIHR-it do të duhet të numërojë rreth 270 vëzhgues.referendumin në Maqedoni. Ka theksuar rëndësinë historike të proceseve aktuale si dhe mundësisë qytetarët përmes këtij akti demokratik të shprehin vullnetin e tyre që siç tha “është me rëndësi të
madhe për të ardhmen e vendit dhe përcaktimet e saja strategjike të integrimit në NATO dhe BE dhe bstabilitetit politik në rajon”.
Ministri Dimitrov ka riafirmuar gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë për vazhdimin e bashkëpunimit me ODIHR-in, në drejtim të përmirësimit të procesit zgjedhor tek ne, që kontribuon në arritjen e standardeve të kërkuara evropiane, me rëndësi për përshpejtimin re procesit të integrimit të vendit në BE dhe NATO. Ndryshe, OSBE/ODIHR sot do të mbajë pres konferencë ku do të informojë për vëzhgimin e referendumit të ardhshëm.
Data 25.10.2026
Aktuale
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi
- “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë
- Vdekja e artistes Rinesa Qeriqi, njoftim i rëndësishëm nga familja


