Kompania gjermane e veturave Volkswagen ka njoftuar se gjenerata e re e Golfit do të jetë e gatshme deri kah qershori i këtij viti, megjithatë askush nuk ka menduar se do ta ketë rastin ta shoh para kohe se si do të duket. Por, duket se prodhuesit gjerman i ka “dalë” nga garazhi një veturë, që në shikim të parë duket të jetë modeli i ri i veturës legjendare të cilën e ka fotografuar në rrugë një përdorues i Instagramit, transmeton Telegrafi. Llogaria johannes,vag ka postuar dy fotografi të veturës që duket të jetë gjenerata e tetë e Golfit, që…
Author: Adijat
Policia e Kroacisë kanë regjistruar të martën rreth orës 14:00 në autostradën A1, një veturë e cila kishte kaluar të gjithë kufijtë e shpejtësisë. Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një veturë të tipit BMW, e cila ishte kapur duke lëvizur me shpejtësi prej 250 km/h. Dhe siç thuhet më tej, vetura me tabela të Gjermanisë, përveçse është regjistruar, po ashtu edhe është kapur. “Përveç shpejtësisë së madhe, shoferi kishte patentë shoferi me afat të skaduar”, kanë shkruar autoritetet në rrjetet sociale. /Telegrafi/ Dragi vozači, nemojte se ponašati kao vozač drž. RH, koji je BMW njemačkih oznaka, brzinom…
Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë luftës së fundit në Kosovë, disa ditë para se të fillonin bisedimet mes delegacioneve kosovare dhe qeverisë serbe në Francë, kishte thënë se Serbia nuk pranon me asnjë çmimi trupa të huaja në territorin serb dhe do të cilësohet armik kushdo që tenton diçka të tillë, njofton Klan Kosova.Në një video të publikuar nga agjencia e lajmeve Associated Press, mund të dëgjohet deklarimi për gazetar i Vuçiq, që në atë kohë ishte ministër i Informacionit në qeverinë e Slobodan Milosheviq.“Serbia nuk do të pranojë me asnjë çmim, me asnjë kusht, pavarësisht nga të…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Berovës, tha se partia e tij po përgatit program dhe se partia e tij mban fjalët e dhëna. “OBRM-PDUKM po përgatit program e cila do të prezantohet para qytetarëve së shpejti. OBRM-PDUKM në programin e saj parashikon zgjidhjes serioze për problemet reale të qytetarëve. OBRM-PDUKM programin e saj nuk e bazon në tregime të zhveshura premtime populiste çka premtohen dhe jepen para fushatave zgjedhore ndërsa pastaj ikin nga realizimi i tyre sikur “djalli i temjanit”. OBRM-PDUKM është parti politike që mban fjalën dhe atë që OBRM-PDUKM do ta…
Ministri i Kulturës Asaf Ademi sot u takua me fituesin e çmimit të Kurorës së Artë në Mbrëmjet Strugane të Poezisë për vitin 2018, poetin polak Adam Zagajevski. Në takim, njoftoi Ministria e Kulturës, Ademi e përgëzoi Zagajevskin për kontributin e tij në sferën e poezisë në kuadër të festivalit “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”.Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.
Ministri pa resor i angazhuar për rregullativë për përmirësim të klimës investuese për sipërmarrje vendore Zoran Shapuriq sot mori pjesë në shënimin e Ditës së minatorëve në minierën “Buçim” në Radovish. Në fjalimin e tij, ai në emër të kryeministrit Zoran Zaev i përshëndeti të pranishmit, ua uroi 39-vjetorin nga puna e minierës “Buçim”, si dhe festën e Shën Mërisë e cila është mbrojtëse e minatorëve, njoftoi pres-shërbimi i Kabinetit të ministrit. Mes tjerash në fjalimin e tij theksoi se Qeveria është e përkushtuar në avancimin e biznes klimës në Maqedoni dhe për bashkëpunim të plotë interaktiv në sektorin afarist.…
Kongresmenët amerikan japin mbështetje të fuqishme për referendumin e çështjes së emrit. Përfaqësuesi i Qeverisë amerikane Bill Flores, sot për Alsat tha se integrimi në NATO dhe referendumi janë një mundësi e mirë për popullin e Maqedonisë. Ai shfrytëzoi rastin që t’u bëjë thirrje qytetarëve që në numër sa më të madh të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre më 30 shtator. Ne besojmë se referendumi dhe integrimi në NATO janë një mundësi e mirë për popullin e Maqedonisë, andaj ne me të vërtetë shpresojmë që populli të dalë dhe të votojë në referendum – tha Bill Flores, Kongresmen…
Dy tetovarët Senat Idrizi dhe Amir Asllani, të cilët më 23 qershor me biçikleta nga Tetova udhëtuan për në Haxh, janë kthyer të martën në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA. Ata në aeroportin e Shkupit janë pritur nga familjarët, miqtë dhe të afërmit e tyre, të cilët kishin organizuar një befasi me rastin e kthimit të tyre nga Haxhi duke u lugut që Zoti të ketë pranuar haxhin e tyre. Ata kanë rrëfyer disa nga momentet më emocionuese gjatë rrugëtimit për në Mekë dhe Medinë, në veçanti kanë nënvizuar mikpritjen e njerëzve nëpër të gjitha vendet që kishin përshkuar me biçikletë…
Zvogëlim të kufirit të pleqërisë për pensionim të minatorëve, sot paralajmëroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska. Ajo nga Kamenica e Maqedonisë kumtoi se nga viti 2019 ndryshimet për minatorët parashikojnë gratë të pensionohen me 35 vjet stazh pune, ndërsa burrat me 40 vjet punë. “Me të vërtetë na vjen mirë që jemi këtu ta ndaj gëzimin së bashku me minatorët e këtij rajoni për masat e ardhshme për pensionim në sektorin e minierave. Siç premtuam në vetë fillimin e mandatit dhe para mandatit sollëm ligj me të cilin stazhi i beneficuar e merr rolin e tij për…
Kompanitë e sigurimit do të jenë të obliguara që në afat prej pesë ditësh t’i publikojnë në ueb faqet e tyre të gjithë ndryshimet që i bëjnë në kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të polisave për sigurim. Kjo është paraparë me Propozim-ndryshimet e Ligjit për supervizion të sigurimit, që, siç informoi Ministria e Financave, dje hyri në procedurë kuvendore. Nga Ministria e Financave njoftojnë se qëllimi i ndryshimeve është që të mbrohen të drejtat e konsumatorëve dhe të përforcohet siguria dhe stabiliteti i shoqatave. “Përvoja e deritanishme në zbatimin e Ligjit dhe praktikave më të mira ndërkombëtare treguan se…
Një javë para fillimit të vitit të ri shkollor në komunën e Gostivarit, udhëheqësia e shkollave u ankuan në lidhje me vetëqeverisjen lokale rreth transportit të nxënësve dhe punësimet e reja. Drejtorët e shkollës së mesme teknike dhe shkollës fillore “Edinstvo” potencojnë se zvarritet procedura për angazhim të kuadrit të ri mësimor dhe se komuna nuk u del në vigjilje për sigurimin e parave për transport të nxënësve. “Për punësime nuk mund të marrim pëlqim nga komuna, dhe jemi të detyruar të shkojmë përmes Ministrisë, për shkak të së cilës procedura zvarritet. Pritëm tre muaj dhe atë vetëm për një…
Për shkak të vrasjes së tmerrshme, që e tronditi jo vetëm opinionin eDibrës, por edhe të gjithë Maqedonisë, Këshilli i komunës së Dibrës e anuloi seancën e caktuar për sot, pasi këshilltarët u shprehën nderime me heshtje njëminutëshe. “Një gjë e tillë nuk mbahet në mend në qytetin tonë. Këshilltarë sollën vendim që të anulohet seanca dhe të gjithë së bashku të shkojmë dhe më të afërmve t’u shprehim ngushëllim, ndërsa të treve nderime të fundit”, tha kryetari i këshillit Bashkim Mashkuli. Edhe kryetari i komunës Ruzhdi Lata paraprakisht deklaroi se një ngjarje e këtillë nuk ka ndodhur në qytet…