Një javë para fillimit të vitit të ri shkollor në komunën e Gostivarit, udhëheqësia e shkollave u ankuan në lidhje me vetëqeverisjen lokale rreth transportit të nxënësve
dhe punësimet e reja.
Drejtorët e shkollës së mesme teknike dhe shkollës fillore “Edinstvo” potencojnë se zvarritet procedura për angazhim të kuadrit të ri mësimor dhe se komuna nuk u del në vigjilje për sigurimin e parave për transport të nxënësve.
“Për punësime nuk mund të marrim pëlqim nga komuna, dhe jemi të detyruar të shkojmë përmes Ministrisë, për shkak të së cilës procedura zvarritet. Pritëm tre muaj dhe atë vetëm për një punësim. Morëm njoftim nga komuna se nuk do t’i paguajë shpenzimet për transport të nxënësve, ndërsa më parë na informuan se mundemi vetëm të hapim tender për transport dhe ne e bëmë atë. Tani thonë se nuk do të sigurojnë mjete për këtë, ndërsa bëhet fjalë për një shumë të madhe prej gjashtë milion denarësh, të cilat shkolla nuk mund t’i mbulojë”, tha drejtori i SHFMT Gostivar, Ibraim Asani. Drejtori i SHF “Edinstvo”, Mersel Sadiku theksoi se bashkëpunimi është i domosdoshëm për shkak të së mirës së nxënësve, ka mungesë të kuadrit mësimor me çka do të vështirësohet procesi mësimor. Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari theksoi se pushteti lokal i ka kryer të gjitha obligimet ndaj shkollave.
“Kam dy obligime ndaj shkollave: emërimi i drejtorëve dhe ndikimi ndaj plan-programeve për mësim. Intervenimet e tjera nuk janë të miat. Nëse presin drejtorët unë t’u dërgoj edhe lëndë djegëse dhe t’ua organizoj punën, atëherë gabojnë. Ato janë emëruar nga ministri i Arsimit dhe atje duhet të drejtohen”, tha Taravari.
Ai në konferencën për shtyp sqaroi se obligimet rreth bllok granteve bëhen rregullisht. Ndërkohë janë paguar edhe 20 mijë euro për borxhet e energjisë elektrike të shpenzuar.
Në lidhje me transportin, Taravari sqaroi se disa shkolla vetë kanë shpallur tender për transport, ndërsa theksoi se ai është obligim i komunës e cila megjithatë në tërësi e ka përfunduar atë procedurë. Sipas tij, transporti i nxënësve nga dita e parë shkollore do të zhvillohet pa pengesa.
Takime me gazetarët paralajmëruan edhe drejtorët e shkollave të tjera, në të cilat duan të informojnë për gjendjet para fillimit të vitit të ri shkollor. Për shkak të mospajtimeve dhe procedurave të prishura, në fillim të këtij viti, pushteti qendror i mori kompetencat e komunës së Gostivarit mbi shkollat, pas së cilës ishin emëruar struktura të reja udhëheqëse.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi
- “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë
- Vdekja e artistes Rinesa Qeriqi, njoftim i rëndësishëm nga familja
- Agim Bahtiri parashikon rënien e regjimit të Vuçiqit: Shqiptarët duhet të votojnë!
- Nikolloski: Maqedonia ndër vendet e para me teknologjinë “Starlink”, operatori i tretë celular do të jetë më konkurrues
- Kapet me 200 mijë € në Tabanoc, ja kush është?


