Ministri pa resor i angazhuar për rregullativë për përmirësim të klimës investuese për sipërmarrje vendore Zoran Shapuriq sot mori pjesë në shënimin e Ditës së
minatorëve në minierën “Buçim” në Radovish. Në fjalimin e tij, ai në emër të kryeministrit Zoran Zaev i përshëndeti të pranishmit, ua uroi 39-vjetorin nga puna e minierës “Buçim”, si dhe festën e Shën Mërisë e cila është mbrojtëse e minatorëve, njoftoi pres-shërbimi i Kabinetit të ministrit.
Mes tjerash në fjalimin e tij theksoi se Qeveria është e përkushtuar në avancimin e biznes klimës në Maqedoni dhe për bashkëpunim të plotë interaktiv në sektorin afarist. Në kuadër të vizitës, Shapuriq realizoi takim me menaxhmentin e kompanisë “Buçim” e cila ka 700 të punësuar dhe merr pjesë me rreth 50 për qind nga të ardhurat e përgjithshme të komunës Radovish. Menaxhmenti e njoftoi ministrin se planifikon investim prej 53 milionë euro në gërmimin e ri me ç’rast jetëgjatësia e minierës do të vazhdohet për më së paku 12 vite. Eksploatimi në gërmimet ekzistuese është i mundur për vetëm edhe një vit. Menaxhmenti theksoi se pret që shteti në afat më të shkurtër të mundur t’i lëshojë dokumentet e nevojshme për fillim të investimit. Xehetaria merr pjesë me 260 milionë euro në eksportin e ekonomisë së Maqedonisë dhe punëson rreth 15.000 punonjës, ndërsa viteve të fundit intensivisht investohet edhe në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit jetësor.
Viteve të fundit “Buçim” ka investuar 4 milionë euro në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Menaxhmenti i “Buçim”-it e informoi ministrin se paga mesatare në minierë është 33.000 euro.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi
- “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë
- Vdekja e artistes Rinesa Qeriqi, njoftim i rëndësishëm nga familja
- Agim Bahtiri parashikon rënien e regjimit të Vuçiqit: Shqiptarët duhet të votojnë!
- Nikolloski: Maqedonia ndër vendet e para me teknologjinë “Starlink”, operatori i tretë celular do të jetë më konkurrues
- Kapet me 200 mijë € në Tabanoc, ja kush është?


