Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë luftës së fundit në Kosovë, disa ditë para se të fillonin bisedimet mes delegacioneve kosovare dhe qeverisë serbe në Francë, kishte thënë se Serbia nuk pranon me asnjë çmimi trupa të huaja në territorin serb dhe do të cilësohet armik kushdo që tenton diçka të tillë, njofton Klan Kosova.Në një video të publikuar nga agjencia e lajmeve Associated Press, mund të dëgjohet deklarimi për gazetar i Vuçiq, që në atë kohë ishte ministër i Informacionit në qeverinë e Slobodan Milosheviq.“Serbia nuk do të pranojë me asnjë çmim, me asnjë kusht, pavarësisht nga të gjitha presionet nga jashtë, ultimatume e shantazhet, trupa të huaj të armatosur, përfshirë këtu edhe trupat e NATO-s, ose çfarëdo ushtarësh të huaj në territorin e vendit tonë”.“Ata do të konsiderohen agresorë dhe do të trajtohen sipas rrethanave”, kishte deklaruar Aleksandër Vuçiq, kryeministri i sotëm i Serbisë.Deklarimi i Vuçiq, në video mund të dëgjohet në fillim të minutës së dytë.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi
- “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë
- Vdekja e artistes Rinesa Qeriqi, njoftim i rëndësishëm nga familja
- Agim Bahtiri parashikon rënien e regjimit të Vuçiqit: Shqiptarët duhet të votojnë!
- Nikolloski: Maqedonia ndër vendet e para me teknologjinë “Starlink”, operatori i tretë celular do të jetë më konkurrues
- Kapet me 200 mijë € në Tabanoc, ja kush është?


