Kompanitë e sigurimit do të jenë të obliguara që në afat prej pesë ditësh t’i publikojnë në ueb faqet e tyre të gjithë ndryshimet që i bëjnë në kushtet e përgjithshme dhe
të veçanta të polisave për sigurim. Kjo është paraparë me Propozim-ndryshimet e Ligjit për supervizion të sigurimit, që, siç informoi Ministria e Financave, dje hyri në procedurë kuvendore. Nga Ministria e Financave njoftojnë se qëllimi i ndryshimeve është që të mbrohen të drejtat e
konsumatorëve dhe të përforcohet siguria dhe stabiliteti i shoqatave. “Përvoja e deritanishme në zbatimin e Ligjit dhe praktikave më të mira ndërkombëtare treguan se
standardet e parapara për përshtatshmëri ka nevojë që të përforcohen nga aspekti i përvojës, diturisë, reputacionit dhe kapacitetit financiar të aksionarëve dhe organeve të dhënësve të shërbimeve të sigurimit. Me ndryshimet e caktuara në mënyrë plotësuese caktohen kritere (fit and proper) të cilët duhet t’i përmbushin personat të cilët mund të bëhen aksionarë dhe anëtarë të organeve të udhëheqjes dhe mbikëqyrjes nëpër shoqatat të cilat japin shërbime në sferën e sigurimit.
Kritere të këtilla për përshtatshmëri caktohen edhe për aktuarët e autorizuar, brokerë sigurimi dhe përfaqësuesit në sigurim”, thotë Tevdovski në ekspozenë për Propozim-ndryshimet e ligjit. Zgjidhja e propozuar ligjore parashikon edhe koncept të ri të dhënies së provimit për aktuar, gjegjësisht nga tani do të jepet provim me shkrim për shkak se mënyra e deritanishme elektronike e dhënies së provimit është treguar si e pazbatueshme.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi
- “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë
- Vdekja e artistes Rinesa Qeriqi, njoftim i rëndësishëm nga familja
- Agim Bahtiri parashikon rënien e regjimit të Vuçiqit: Shqiptarët duhet të votojnë!
- Nikolloski: Maqedonia ndër vendet e para me teknologjinë “Starlink”, operatori i tretë celular do të jetë më konkurrues
- Kapet me 200 mijë € në Tabanoc, ja kush është?


