Pas një procedure dyvjeçare të gjerë hetimore paraprake nga Drejtoria e Policisë Financiare, e cila zhvillohej në kuadër të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjatë ditës së sotme, nën udhëheqjen e prokurorit publik të çështjes, Drejtoria e Policisë Financiare ka realizuar një aksion në të cilin janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e komunës së Likovës, Kumanovës dhe Zhelinës.
Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në aksionin e asistuar nga njësia speciale “Tigrat”, janë privuar nga liria 7 persona dhe të njëjtit janë paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale Themelore, ndërsa një person nuk është i kapshëm për organet e ndjekjes, thuhet në njoftim.
Dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë mbi 430 milionë denarë.
Drejtoria e Policisë Financiare mbetet e përkushtuar në zbulimin dhe ndjekjen e krimit financiar dhe mbrojtjen e buxhetit të shtetit.
Data 24.09.2026
Aktuale
- Apple po zhvillon një pajisje shëndetësore inovative pa ekran, rivale e Whoop
- Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet masakër ndaj civilëve në Gaza
- Bie zjarr në fushën e Lazaratit
- Ndërron jetë 13 vjeçari nga Shkupi që u therr me thikë para tri javësh
- Zanfina Ismaili niset për të shkuar në zyrë, po duket si një zonjë e rëndë – i paska shumë hije veshja me komplete
- Plagosja me thikë te Petro Nini, reagon policia
- Këto vendbanime në Shkup nesër do të jenë pa rrymë
- Këto vendbanime në Shkup nesër do të jenë pa rrymë



