Author: Adijat

Ende ekzistojnë vende të hapura për pjesën më të madhe të programeve studimore në Universitetin “Goce Dellçev” nga Shtipi, me përjashtim të Fakultetit për shkenca mjekësore, ku pjesa më e madhe e kuotave tashmë janë plotësuar. Ka vende të lira edhe në qendrën mësimore të Kavadarit e cila do të vazhdojë me punë, informoi sot prorektori, profesor doktor Kiril Barbareev. Për ata të cilët janë në vit të dytë, të tretë dhe të katërt, ai kumtoi se ora e parë akademike do të jetë më 18 shtator. për momentin ka rreth 1.700 kandidatë të paraqitur në Universitet. Pret që ai…

Lexo më Shumë

– Një pjesë e objekteve në rrugën “Dimitrie Çupovski pn” në komunën e Qendrës nesër prej ora 8 deri do të jenë pa furnizim me ujë për shkak të sanimit të një defekti në rrugë. Qendra rajonale për menaxhim me kriza, duke iu referuar njoftimit nga ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe kanalizim” informoi se pa ujë do të jenë shfrytëzuesit e bllokut 4 dhe 5, kullat 38, 40 dhe 42, ambulanta, kopshti dhe ndërtesa e “Tërgotekstil” Ndërprerja do të zgjat deri në sanimin e defektit.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE opozitare akuzon se Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë dhe njeriu i tij i parë, Dragi Rashkovski punojnë në mënyrë joligjore. Sipas Zekir Ramçilloviq, anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së, Rashkovski shkarkon në mënyrë joligjore dhe vendosë në pjesën më të madhe kuadro partiake jokompetentë dhe të paaftë. “Të gjitha këto vendime janë kontestuese. Të gjitha këto vendime do të biejnë kur gjykatat dhe institucionet kompetente do të inkurajohen dhe nuk do të gjunjëzohen ndaj presioneve të LSD-së, përkatësisht kur do të fillojnë të veprojnë vetëm sipas ligjit”, tha Ramçilloviq në konferencë për shtyp. Ai pohon se Rashkovski e ka angazhuar…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Drejtësisë sot u realizua takim i dytë koordinues me të gjithë institucionet përkatëse, organizatat dhe shoqatat si dhe me grupin e punës në lidhje me Strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit. Takimin, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë e ka hapur ministri Bilen Saliji, ndërsa kryetarja e grupit punues profesoresha Ana Pavllovska Daneva, shkurt e prezantoi Draft-Strategjinë për reformat e sistemit gjyqësorë paraprakisht e dërguar deri te pjesëmarrësit. Në këtë rast, ajo ka theksuar se janë marrë parasysh vërejtjet dhe propozimet e tyre të dërguara në fazën përgatitore. Një pjesë e këtyre vërejtjeve јanë të shënuara në…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme e miratoi Propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, me ç’ka i jepet mundësi për legalizimin e objekteve pa leje. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në konferencë për shtyp të Qeverisë informoi se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve pas analizës së kryer në terren kontaktit të drejtpërdrejtë me palët e përfshira konfirmoi se në Republikën e Maqedonisë deri tani përqindja e ndërtesave pa leje të legalizuara është në nivel rreth 40 ose rreth 186.000 objekte të cilat janë legalizuar…

Lexo më Shumë

Komuna Aerodrom akuzon qeverinë se pengon ndërtimin e kopshtit të ri “Bumbara” në Novo Lisiçe. Nga komuna thonë se më shumë se një muaj qeveria refuzon ta vendosë në rend dite pikën për ndarjen e tokës në të cilën do të ndërtohet kjo çerdhe. “Me shtyrjen e pikës për miratimin e tokës në të cilën duhet të ndërtohet çerdhja bashkëkohore, qeveria bën pengesa direkte mbi punën e Komunës Aerodrom. Komuna është e gatshme për fillimin e aktiviteteve ndërtimore për çerdhen e re për më shumë se 250 fëmijë, për të cilën janë siguruar mjete prej 30 milionë denarë”, thonë nga…

Lexo më Shumë

– Në Ministrinë e Financave veçmë po përgatitet buxheti për vitin e ardhshëm. Sipas ministrit Dragan Tevdovski në vitin 2018 pritet rritje më e lartë ekonomike nga sivjet. “Tanimë punojmë në përgatitjen e buxhetit për vitin 2018. I presim qarkullimet buxhetore të të gjithë shfrytëzuesve buxhetorë dhe pastaj do të hyjmë në serinë e takimeve në të cilat do t’i shohim nevojat dhe pikëpamjet e tyre. Për momentin punojmë edhe në saktësimin e projeksioneve makroekonomike. Është shumë e rëndësishme që në vitin 2018 mund të pritet rritje dukshëm më e lartë ekonomike nga ky vit, ndërsa në pikëpamje të deficiti…

Lexo më Shumë

Athina zyrtare i mban në nivel të ulët pritjet nga vizita e ministrit të Punëve të Jashtme Nikos Koxias në Shkup i cili megjithatë tani për tani, nuk zbulon kurrfarë detaje për bisedimet që i zhvillon gjatë vizitës së tij kthyese, shkruan “To Vima”. Sipas informacioneve të gazetës, Athina “do të tentojë të mbahet në linjën e mesme, ku nga njëra anë, nuk do të lejojë që autoritetet e Maqedonisë ta monopolizojnë konstruktivitetin e saj dhe nga ana tjetër, do të tregojë se ende nuk janë krijuar kushte për zgjidhje të shpejtë për çështjen e emrit”. “To Vima”, si dhe…

Lexo më Shumë

– Ministria e Kulturës së Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë kroate të Kulturës sot në BE Infoqendrën në Shkup organizon Info Ditë dhe seminar për programin Evropa Krijuese (Kulturës) – Projekte për bashkëpunim. Operatorët e kulturës nga Maqedonia do të kenë mundësi që të njihen me qëllimet, prioritetet dhe kriteret e kësaj këtë kategorie, me përvojën kroate, me programin, bazat për kërkesën e partnerëve dhe me Vitin Evropian të trashëgimisë kulturore 2018. Përmes prezantimeve të Anera Stopfer nga Zyra e Evropës Krijuese -Kultura e Republikës së Kroacisë dhe Biljana Prentoskës nga Zyra por Evropë Krijuese – Kultura e Republikës së…

Lexo më Shumë

Të gjitha kulturat bujqësore pësojnë pasoja nga moti i ngrohtë sepse nuk ka lagështi të mjaftueshme në tokë. Reshjet sot dhe nesër me siguri nuk do ta ndryshojnë situatën drastike nëse intensiteti është i dobët, thonë agrometeorologët. “Reshjet tani nuk ndryshojnë asgjë, na duhet më shumë shi. Na duhet ujë. Kulturat pranverore dhe të mbjellat janë në gjendje kritike, madje katastrofale, veçanërisht misri. Ato sipërfaqe të cilat nuk janë nën sistemin e ujitjes, diku mund edhe të mos japin prodhim”, deklaroi Angelço Angeleski nga DPHM. Sipas tij, dëme pësojnë edhe vreshtaria dhe pemëtaria. “Veçmë fillojnë të dehidrojnë kokrrat e rrushit…

Lexo më Shumë

Ndër masat e shumta që zbatoi dhe vazhdon të zbatojë Ministria e Shëndetësisë, pasi në krye të saj erdhi si ministër Arben Taravari, është edhe krijimi i mundësisë që pacientët  të mund të paraqesin parregllsitë dhe pakënaqësitë në mënyrë që të njëjtat të mënjanohen, shkruan Almakos. Pacientët mund të paraqesin lëvdatat, kërkesat apo pakënaqësit e parregullësitë në numrin e telefonit  071- 349-999, numër i cili është aktiv në Viber dhe What’ up, mënyrë e cila u publikua nga Taravari në adresën e tij në Facebook, por një mënyrë tjetër është edhe përmes kutive të vendosura në insitucionet shëndetësore publike. Megjithatë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të gjithë minatorëve ua uron 28 Gushtin, Ditën e Minatorëve të Republikës së Maqedonisë, duke iu dëshiruar sukses profesional dhe personal. “Minatorët shumë vite ishin lënë pas dore edhe në margjinat e shoqërisë. Në vitin 2007, pushteti i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja i hoqi dispozitat nga Ligji për sigurim pensional dhe invalidor me të cilat iu shkurtohet mundësia për pensionim të minatorëve vetëm në bazë të stazhit pensional. Shumë minatorë në 10 vitet e fundit janë përballur me padrejtësinë për të punuar edhe mbi moshën 55 vjeçare, edhe pse në një periudhë të caktuar kanë…

Lexo më Shumë