Nga partia opozitare VMRO-DPMNE kanë akuzuar se qeveria e re e Zaevit, me politikën e saj vazhdon me bllokimin, rrënimin dhe anulimin e projekteve që Qeveria e VMRO-DPMNE-së, i ka përfunduar ose të cilat ka filluar t’i realizojë gjatë mandatit të tyre. “Kaluan tri muaj nga qeverisja e ministrit të paaftë Taravari dhe qeverisë anti-reformuese të LSD-së, ndërsa akoma nuk u vendos asnjë gurë në projektin tashmë të përgatitur për ndërtimin e Qendrës së re Klinike. Në vend që të fillojë ndërtimi i Qendrës së re Klinike ‘Nënë Tereza’, për të cilën u nënshkrua edhe një marrëveshje për të filluar…
Author: Adijat
Mbi 500 pensionistë nga 40 shoqata të pensionistëve të Maqedonisë do të marrin pjesë në 11 disiplina sportive në edicionin e 22-të të Garave sportive të pensionistëve që do të mbahet në Koçan, në organizim të Këshillit të shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë me përkrahje të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Personat e moshuar dhe pensionistët mbajnë mençurinë në vete, ne mësojmë nga ju. Si Qeveri ne do t’i respektojmë të gjitha kërkesat tuaja si organizatë e pensionistëve. Do të mundohemi që si Qeveri dhe Ministri ta përmirësojmë cilësinë e jetës së pensionistëve në më shumë…
Policia e Velesit ka arrestuar shtatë persona të më shumë qyteteve te të cilët është gjetur drogë, informojnë nga MPB, përcjell Aktuale.mk. Gjashtë janë arrestuar në një aheng të muzikës tehno. Personi I shtatë është arrestuar afër liqenit të Velesit duke shitur drogë. Nga MPB paralajmërojnë kallzime penale për personat e arrestuar për shkak të prodhimit dhe shitjes së substancave narkotike.
Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll, sonte në Haifa kundër Izraelit do ta zhvillojë ndeshjen e shtatë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018 në Rusi, ndërsa sonte gjithashtu do të zhvillohen edhe ndeshjet midis Shqipërisë dhe Lihtenshtajnit si dhe Spanjës dhe Italisë. Dueli Izrael – Maqedoni i cili është në kuadër të grupit G do të fillojë prej orës 20:45, termin në të cilin do të zhvillohet edhe derbi i xhiros midis Spanjës dhe Italisë, ndërsa paraprakisht në orën 18 do të luajnë Shqipëria dhe Lihtenshtajni e cila ndeshje do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Në dy pozitat e para të…
Në Spitalin e përgjithshëm të Dibrës, dje pasdite është sjellë një fëmijë dhjetëvjeçar nga rajoni i Gollo Bërdos pa shenja jete. “Pas orës 18 në spitalin tonë u soll një fëmijë i cili nuk jepte shenja jete. Nuk ndihmuan përpjekjet për ta rianimuar, dhe për fat të keq duhej ta konstatojmë vdekjen, e cila ka ndodhur si pasojë e mbytjes në ujë. Në trupin e fëmijës nuk kishte shenja dhune”, deklaroi Baki Alili, drejtor i spitalit të përgjithshëm të Dibrës. Sipas policisë lokale shqiptare bëhet fjalë për A.D. (10), me origjinë nga fshati Ostren i Vogël, i cili ka jetuar…
Një burrë nga Gjevgjelia mbrëmë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht dy fëmijët e mitur informojnë nga MPB, përcjell Aktuale.mk. “Babai me shkop I ka rrahur fëmijët dhe më pas I ka mbyllur në bodrum. Policët kanë kryer testin e alkoolit me crast kanë konstatuar prezencën e alkoolit dhe personi është ndalur në polici’, thonë nga MPB. Fëmijët I janë dorëzuar entit për përkujdesje sociale.
Gjithsej 9 persona, katër shtetase të Shqipërisë dhe pesë të Maqedonisë janë arrestuar pas kontrollit një orë pas mesnate në objektin hotelierik ‘Baci’ në Bogovinë, përcjell Aktuale.mk. Të arrestuarat sipas policisë kanë qenë të moshës nga 26 deri në 41 vjet dhe të cilat kanë punuar si këngëtare dhe vallëtare. Në polici është mbajtur edhe pronari I objektit nga Bogovina N.SH (33)
Aksion për pastrimin e skelës përreth Vardarit mbahet sot në organizim të ekipit të Cashback World fondacionit Greenfinity. Vend tubimi është tek skela e Vardarit afër hotelit Park. Aksioni fillon në orën 9.
Në sheshin Maqedonia në Shkup sot do të zbatohet anketa e dytë rrugore në kuadër të projektit “Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për vendosjen e sistemit të integruar dhe financiar për menaxhim me mbeturina në rajonin e Pellagonisë, atë Jugperëndimor të Vardarit dhe të Shkupit”, i financuar nga BE-ja. Si vazhdim i aktivitetit të tillë në dhjetor të vitit të kaluar, anketa e dytë rrugore ka për qëllim ta vë në pah vetëdijen e rritur të qytetarëve lidhur me menaxhimin me mbeturina dhe informimin e tyre lidhur me aktivitetet e projektit. Qytetarët kanë mundësi që përsëri ta shprehin mendimin e…
Sot në mesditë qytetarët e shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore të SHA “Toplifikacija” do ta mbajnë protestën e tyre paqësore, të 127-të te Porta triumfale në qendër të Shkupit. Ata paralajmërojnë padi penale kundër personave dhe institucioneve përgjegjës dhe në periudhën në vijim do të përqëndrohen në punën e Komisionit rregullator për energjetikë dhe mbi licencat për punë që jep ai komision. Për, siç thonë nga grupi i protestës, krimin e organizuar me ngrohjen qendrore e kanë informuar edhe qeverinë e re me qëllim të zgjidhjes më të shpejtë dhe më efikase të problemeve të tyre.
Në kuartalin e dytë sivjet janë evidentuar mbi 7.500 vende pune. Shkalla e përgjithshme e vendeve të lira të punës në tremujorin e dytë të këtij viti është 1,53 për qind, publikoi Enti shtetëror për statistikë. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka edhe në sektorin Objekte për akomodim dhe veprimtari servisore me ushqim (4,5 për qind), ndërsa më e vogël është në Drejtorinë publike dhe mbrojtje; sigurimin e obligueshëm social, ku është 0,04 për qind. Subjektet afariste të cilat kanë prej 10 deri në 49 të punësuar janë me shkallën më të lartë të vendeve…
Numri i të ikurve është shumë i madhë. Llogaritet që jashtë Maqedonisë jetojnë 516 mijë të qytetarë, që përbëjnë rreth 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Derisa të rinjtë po ikin, këtu në këtë shtet ka filluar një fushatë zgjedhore, kur politikanët kanë filluar sërish gënjeshtrat dhe mashtrimet për një jetë më të mirë. Muhamer Pajaziti Eksodi masiv i të rinjve në Maqedoni po vazhdon. Agjenci të shumta në Shkup për cdo ditë po ju rregullojnë vizat e punës të rinjvë, duke filluar nga mjekët deri tek zanatlinjtë e mirë, njofton agjencia e lajmeve INA. Shumica shkojnë…

