Në sheshin Maqedonia në Shkup sot do të zbatohet anketa e dytë
rrugore në kuadër të projektit “Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për vendosjen e sistemit të integruar dhe financiar për menaxhim me mbeturina në rajonin e Pellagonisë, atë Jugperëndimor të Vardarit dhe të Shkupit”, i financuar nga BE-ja.
Si vazhdim i aktivitetit të tillë në dhjetor të vitit të kaluar, anketa e dytë rrugore ka për qëllim ta vë në pah vetëdijen e rritur të qytetarëve lidhur me menaxhimin me mbeturina dhe informimin e tyre lidhur me aktivitetet e projektit.
Qytetarët kanë mundësi që përsëri ta shprehin mendimin e tyre dhe qëndrimet e tyre lidhur me menaxhimin me mbeturinat në rajonin e tyre.
Qëllimi i projektit është të arrihet sistem i integruar dhe i vetqëndrueshëm financiar për menaxhim me mbeturinat në rajonin e Pellagonisë, atë Jugperëndimor të Vardarit dhe të Shkupit dhe të përmirësohet standardi jetësor i përafërsisht 1.200.000 banorëve të cilët për momentin në vit
prodhojnë 330.000 tonë mbeturina.
Projekti i përfshin 43 komuna prej katër rajoneve.
Gjatë projektit do të përpilohen studime dhe dokumente të shumta, si plane rajonale për menaxhim me mbeturinat, vlerësimi strategjik i mjedisit jetësor, studime të fizibilitetit, analiza të shpenzimeve,
vlerësimi i ndikimit ndaj mjedisit jetësor, projekte bazë dhe ndihmë gjatë përpunimit të dokumenteve për tenderë për marrëveshje për punë dhe furnizime për ndërtimin e instalacioneve të zgjedhura për trajtimin dhe mënjanimin e mbeturinave, mbylljen e deponive të egra jostandarde dhe furnizimin e pajisjeve për grumbullimin dhe ngarkimin e mbeturinave në pajtim me standardet e BE-së.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Franca po shpërbëhet nga brenda; kriza politike kërcënon “Grande Nation”
- Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
- Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij
- Mëngjes i acartë, por gjatë ditës rriten temperaturat – ja çfarë moti na pret sot në Maqedoni
- Arteta pas eliminimit shokues të Arsenalit: Një ditë shumë e trishtuar
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin


