Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll, sonte në Haifa kundër Izraelit
do ta zhvillojë ndeshjen e shtatë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018 në Rusi, ndërsa sonte gjithashtu do të zhvillohen edhe ndeshjet midis Shqipërisë dhe Lihtenshtajnit si dhe Spanjës dhe Italisë.
Dueli Izrael – Maqedoni i cili është në kuadër të grupit G do të fillojë prej orës 20:45, termin në të cilin do të zhvillohet edhe derbi i xhiros midis Spanjës dhe Italisë, ndërsa paraprakisht në orën 18 do të luajnë Shqipëria dhe Lihtenshtajni e cila ndeshje do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Në dy pozitat e para të tabelës në këtë grup janë Spanja dhe Italia me nga 16 pikë, para Shqipërisë dhe Izraelit të cilat i kanë nga 9, ndërsa Maqedonia i ka 3, ndërsa Lihtenshtajni i cili është i plasuari i
fundit është pa asnjë pikë të fituar.
Krahas këtyre takimeve sot do të zhvillohen edhe ndeshjet në grupet D dhe I.
Grupi D: Serbia – Moldavia, Gjeorgjia – R. e Irlandës dhe Uellsi – Austria.
Tabela: Serbia 12, R. e Irlandës 12, Uellsi 8, Austria 8, Gjeorgjia 3, Moldavia 2.
Grupi I: Finlanda – Islanda, Ukraina – Turqia dhe Kroacia – Kosova.
Tabela: Kroacia 13, Islanda 13, Turqia 11, Ukraina 11, Finlanda 1, Kosova 1.
Me këto ndeshje do të kompletohet raundi i shtatë në Kualifikimet e mundialit, ndërsa i teti do të fillojë prej nesër.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Kush do ta drejtojë Prokurorinë për Krim të Organizuar? Sot votojnë prokurorët
- Franca po shpërbëhet nga brenda; kriza politike kërcënon “Grande Nation”
- Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
- Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij
- Mëngjes i acartë, por gjatë ditës rriten temperaturat – ja çfarë moti na pret sot në Maqedoni
- Arteta pas eliminimit shokues të Arsenalit: Një ditë shumë e trishtuar
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit


