Në Spitalin e përgjithshëm të Dibrës, dje pasdite është sjellë një fëmijë
dhjetëvjeçar nga rajoni i Gollo Bërdos pa shenja jete.
“Pas orës 18 në spitalin tonë u soll një fëmijë i cili nuk jepte shenja jete. Nuk ndihmuan përpjekjet për ta rianimuar, dhe për fat të keq duhej ta konstatojmë vdekjen, e cila ka ndodhur si pasojë e mbytjes në ujë. Në trupin e fëmijës nuk kishte shenja dhune”, deklaroi Baki Alili, drejtor i spitalit të përgjithshëm të Dibrës.
Sipas policisë lokale shqiptare bëhet fjalë për A.D. (10), me origjinë nga fshati Ostren i Vogël, i cili ka jetuar në Durrës, ndërsa ka ardhur mysafir tek familjarët e tij.
Ngjarja ka ndodhur në orën 17:20, kur për t’u freskuar ka hyrë në ujin e rezervuarit në centralin e vogël në fshat dhe ka filluar të mbytet.
Fëmija menjëherë është nxjerrë nga uji dhe për shkak të afërsisë është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Kush do ta drejtojë Prokurorinë për Krim të Organizuar? Sot votojnë prokurorët
- Franca po shpërbëhet nga brenda; kriza politike kërcënon “Grande Nation”
- Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
- Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij
- Mëngjes i acartë, por gjatë ditës rriten temperaturat – ja çfarë moti na pret sot në Maqedoni
- Arteta pas eliminimit shokues të Arsenalit: Një ditë shumë e trishtuar
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit


