Të dielën do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit. KSHZ votoi unanimisht pro rivotimit në Çair, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair. Shkelja ishte raportuar nga Lëvizja Besa, e cila përmes vëzhguesve kishte denoncuar se në kutinë e votimit ndodhej një fletëvotim më tepër nga numri i personave që kishin nënshkruar në listës zgjedhore. Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona. Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kanë votuar 164…
Author: Adijat
Gjatë prezantimit të të propozim – buxhetit për vititn 2018 në një konferencë për shtyp, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev deklaroi se Maqedonia po shqyrton të gjitha mundësitë për hetim ndërkombëtar të Rastit të Kumanovës. “Po i shqyrtojmë mundësitë se si do të ishte e mundur që të bëhet ai hetim në rastin Kumanova. Është e shkruar edhe në programin qeveritar se për të gjitha vendimet gjyqësore të cilat janë në interes të qytetarëve të mos ketë dilema, paqartësi dhe reagime. Besoj se do të gjejmë mënyra me faktorin ndërkombëtarme qëllim që të bëhet hetim ndërkombëtar për rastin “Kumanova”, tha Zaev. Po…
Kryeministri i vendit Zoran Zaev, edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ai nuk ka biseduar me përfaqësuesit apo liderin e PDSH që të njëjtit të jenë pjesë e Qeverisë, njofton medial.mk “Deri në këtë moment nuk jemi në bisedime me PDSH që ajo të hyjë në Qeveri. Përbërja e Qeverisë ngelet ashtu si ka qenë. Por kjo nuk do të thotë, përveç tre partive aktuale, nuk ekzistojnë mundësit që në të njëjtën te futen parti apo individë të tjerë”, është përgjigjur kryeministri Zoran Zaev, njofton medial.mk në konferencën e sotme për shtyp ku e ka elaboruar propozim buxhetin…
Në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë sot janë mbajtur ceremonitë përkujtimore me rastin e 79 vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, raporton Anadolu Agency (AA). Me rastin e 79 vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë Mustafa Kemal Atatürk, u organizua ceremoni përkujtimore nga Komuna Qendër-Zhupë që ndodhet në pjesën perëndimore të Maqedonisë dhe nga Shkolla fillore “Mustafa Kemal Ataturk”. Kryetari i Komunës Qendër-Zhupë, Ariyan Ibrahim në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se me pjesëmarrjen e nxënësve dhe të mësimdhënësve të Shkollës fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, në…
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot realizoi takim me Ivan Korçok, sekretar shtetëror dhe ushtrues i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë. Në takim, siç thuhet në kumtesë, u hapën temat e bashkëpunimit dypalësh që u vlerësua si solid si dhe fushat në të cilat ai mund të thellohet. Zëvendëskryetari Osmani e potencoi nevojën e Republikës së Maqedonisë për promovimin e kapaciteteve për absorbimin e fondeve të BE-së, për çka janë me rëndësi të jashtëzakonshme përvojat e Republikës së Sllovakisë, si lidere e shfrytëzimit të…
Maqedonia në shtator të këtij viti ka pasur 104.120 turistë, me 242.719 bujtje, që në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, paraqet një rritje prej 23,9 për qind ose për 23,1 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror I Statistikës. Në shtator të këtij viti në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar ka pasur 29,1 për qind më shumë turistë të huaj, me 22,8 për qind më shumë bujtje, ndërsa për 10 për qind më shumë turistë vendas, të cilët shënojnë më shumë bujtje për 23,8 për qind. Në periudhën janar-shtator, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të…
Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari organizoi një takim joformal me gazetarët lokalë ku i njoftoi se prej javës së ardhshme do të fillojë të funksionojë me kapacitet të plotë shërbimi për informim dhe se mangësitë eventuale në ditët e para të mandatit të tij do të tejkalohen. “Ju siguroj se së shpejti do të kemi një ekip të konsoliduar të PR-it dhe se në kohë reale do të jeni të informuar me të gjitha ngjarjet që janë me interes për ju si gazetarë për të informuar publikun e gjerë. Ekipi i PR-it do të jetë i hapur për…
Inkluzioni i romëve është detyrë shtesë për shoqërinë e Maqedonisë dhe për këtë qëllim duhet të ketë hapësirë për avancimin e planifikimit buxhetor, deklaroi sot në Tiranë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. Ajo këtë e theksoi në[ fjalimin e konferencës rajonale për plotësimin e mungesave buxhetore në politikat për integrimin e romëve, të cilën e organizoi Ekipi aksional i projektit “Integrimi i romëve 2020”, i Këshillit për bashkëpunim rajonal dhe Ministria shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila filloi sot në Tiranë. “Përballemi me sfida të mëdha dhe përpjekje që prioritetet tona t’i ndërlidhim me praktikën.…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, duke elaboruar sjelljen e propozim Buxhetin për vitin 2018, ka pohuar se në mesin e këtyre harxhimeve për ndërtimin dhe ri-konstruimin e rrugëve janë paraparë mjete financiare edhe për aksin rrugorë Shkup-Bllacë, e cila mbetet prioritet i Qeverisë, përcjellë medial.mk “Qeveria e Republikës së Maqedonisë me shumë vëmendje është duke punuar në aksin rrugorë Shkup-Bllacë, si hapë i parë ka qenë hartimi dhe përfundimi i studimi fisibiliti, pastaj disa nga Ministrat kanë realizuar takime me pronarët e ndërmarrjeve të cilat janë në Vizbeg, sepse gjatë zgjerimit të kësaj rruge do të duhet të…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me sekretarin shtetëror për punë të jashtme dhe evropiane të Republikës së Sllovakisë, Ivan Korçok. Në fillim të takimit, kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi të veçantë për mundësinë për realizimin e takimit me një përfaqësues të vendit me të cilin Republika e Maqedonisë ka marrëdhënie bilaterale të shkëlqyera dhe shumëvjeçare, në më shumë nivele. Në nivelin parlamentar, Parlamenti i Republikës së Sllovakisë e ndau përvojën gjatë formimit të Institutit Parlamentar në Kuvendin e Maqedonisë. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit këmbyen mendime për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, me ç’rast kryetari…
Në shtator të këtij viti janë lëshuar 222 leje për ndërtim, që është për 25,3 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve arrin 3. 575. 789.000 denarë, që është për 29,7 për qind më pak krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të lëshuara për ndërtimit, 141 (63,5 për qind) janë dedikuar për ndërtime të larta, 18 (8,1 për qind) për ndërtime të ulëta inxhinieri civile dhe 63 (28,4 për qind)…
Protestat dyditore të punëtorëve të “Feni industri” për shkak të procedurës së ngritur falimentuese, sot është vendosur në pezullim. Pritet oferta e investuesit bullgar dhe qëndrimi i bankave kreditore, informoi për MIA-n Gjore Palitov, kryetar i Organizatës sindikale. “Jemi në pritje. Për të hënën është caktuar seancë gjyqësore në lidhje me kërkesën për falimentim nga ana e bankave kreditore. Atëherë do të dihet nëse dhe çfarë oferte do të dorëzojë deri te bankat investuesi i interesuar bullgar dhe çfarë do të jetë qëndrimi i kreditorëve”, theksoi Palitov. Madje më vonë, tha, punëtorët do të vendosin çka më tej, nëse do…